AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Opinion

Faturat fiskale vështirë se e zgjidhin problemin e buxhetit

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11 years më parë
në Artikull kryesor Opinion, Nyje Debati, Opinion
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Ndërsa qeveria po propagandon idenë e detyrimit të shitësve për të lëshuar faturë fiskale, një vështrim i thjeshtë mbi të dhënat e buxhetit sugjeron se problemet e këtij viti nuk kanë kurrfarë lidhjeje me lëshimin apo jo të faturës fiskale nga shitësit me pakicë.

Në gjysmën e parë të këtij viti, 90 për qind e të ardhurave të buxhetit të shtetit qenë të ardhura tatimore. 65 për qind e të gjitha të ardhurave qenë nga tatimet dhe doganat ndërsa 20 për qind qenë të ardhura nga kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, të cilat, ndonëse mblidhen nga tatimet, nuk konsiderohen thjeshtë taksë. Nga të 120 miliardë lekët e mbledhura si tatime, taksa apo akciza, 55 për qind u mblodhën në dogana dhe pjesa tjetër në administratën tatimore. Të dhënat e publikuara nga Ministria e Financave tregojnë se nga 13 miliardë lekët (rreth 93 milionë euro) që mungojnë nga plani i qeverisë për të ardhurat, 9.1 miliardë mungojnë në të ardhurat doganore, ndërsa pjesa tjetër, në të ardhurat tatimore.

Të dhënat e bilancit të qeverisë janë publike dhe të lehta për t’u lexuar. Psh, një nga tabelat e publikuara tregon se jo vetëm që doganat janë përgjegjëse për pjesën dërrmuese të deficitit, por edhe që 62 për qind e të gjitha parave që mungojnë në dogana janë vetëm në një zë, në zërin e akcizës. Te tatimet mungojnë gjithashtu 4,3 miliardë lekë, por këtu deficiti më i madh shënohet në tatimin mbi të ardhurat personale, një tatim që paguhet nga shqiptarët e punësuar por që mbahet nga punëdhënësi për t’ia transferuar tatimeve. Mbi 66 për qind e shqiptarëve kanë paga nën 30 mijë lekë në muaj. Këto shqiptarë janë përjashtuar nga tatimi mbi të ardhurat personale që nga maji i vitit 2013. Rrjedhimisht, aludohet se ai 34 përqindësh me paga mbi 30 mijë lekë në muaj që i nënshtrohet tatimit, ka deklaruar pagë më të ulët në tatime, ose për mashtrim, ose se i është ulur paga në mënyrë të ndjeshme. Nga ky 34 përqindësh shqiptarësh me pagë mbi 30 mijë lekë në muaj, na duhet të heqim atë pjesë që është e punësuar në administratë publike. Pjesa e mbetur dhe që aludohet se ka pësuar ose rënie të ndjeshme të pagave ose bën evazion, është për rrjedhojë, një minorancë e të punësuarve.

Pra, nëse e përmbledhim problemin e qeverisë me të ardhurat buxhetore, ky problem është 73 për qind problem i doganave, 45 për qind mungesë të ardhurash nga akciza, 18 për qind mungesë të ardhurash nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar që arkëtohet në dogana dhe 30 për qind mungesë realizimesh në Tatimin mbi të Ardhurat Personale. Pjesa që mbetet është shkaktuar nga rënia e rentës minerare, dmth nga fakti që efektivisht, nafta shqiptare e nxjerrë nga toka është shitur me çmim dy herë më të lirë se sa vitin e kaluar. Një pjesë e vockël e problemit është kompensuar nga tatimi mbi fitimin, të ardhurat nga i cili kanë qenë më të larta se sa plani.

Duhet theksuar gjithashtu se ndonëse dëmi më i madh është pësuar te akcizat, brenda mallrave të akcizës, problemi në pjesën dërrmuese është shkaktuar nga rënia e importit të ligjshëm të cigareve.

Këto shifra, ngado dhe sido që t’i shohësh, tregojnë se problemi i qeverisë me të ardhurat nuk ka kurrfarë lidhjeje me faturat fiskale që bizneset e shitjes me pakicë duhet të lëshojnë për çdo blerje nga konsumatorët. Kjo sugjeron gjithashtu që detyrimi i bizneseve të vogla që të lëshojnë faturë fiskale, ndonëse gjë pozitive në thelb, ka pak gjasa të zgjidhë problemin. Kjo tregon gjithashtu se përdorimi i policisë për të detyruar bizneset të lëshojnë faturë fiskale, sërish ka pak gjasa që të zgjidhë problemin. Maksimumi që mund të bëjë një operacion i tillë është që të shkaktojë zhurmë.

Problemi i qeverisë me të ardhurat e munguara në dogana normalisht duhet të zgjidhet pikërisht aty, te doganat. Nëse çmimet e deklaruara të importit të mallrave nuk verifikohen dhe nëse mallrat e akcizës qarkullojnë lirshëm në treg pavarësisht teknologjisë së përparuar të pullave fiskale, atëherë ky është një problem që zgjidhet duke administruar siç duhet doganat, duke kryer verifikime, duke ndaluar dhe ndëshkuar kontrabandistët. Detyrimi i biznesit të vogël për të lëshuar faturën fiskale, ndonëse është një veprim për t’u lavdëruar, vështirë se do të rekuperojë të ardhurat doganore që aktualisht mungojnë.

Problemi i qeverisë me të ardhurat e munguara nga TAP duhet të zgjidhet pikërisht te biznesi i madh, ai që arkëton TAP për punonjësit. Ky problem normalisht mund të zgjidhet vetëm duke kryer inspektime të hollësishme në bizneset e mëdha, të cilët kanë poste drejtuese dhe rrjedhimisht, rroga më të larta se 30 mijë lekë, për të parë nëse këto biznese kryejnë pagesa me dy bordero për punonjësit. Do të qe shumë mirë që, krahas inspektimit për të mbledhur taksat, shteti të angazhohej për inspektimin e zbatimit të kodit të punës, respektimit të javës 40 orarëshe të punës, respektimit të dy ditëve pushim në javë, pagesën ekstra për orët shtesë e të tjera si këto. Kjo gjithashtu nuk duket se ka lidhje me lëshimin apo jo të faturës fiskale dhe vështirë se mund të bëhet me polic.

Etiketa: blerjeEuromashtrimMinistria e FinancavenaftaoperacionPunëQeveriaSHshqiptaretaksaTaksatTatimeTokaTreg
Tjetri
Austria apel BE-së të ndihmojë në krizën e migrantëve në Ballkan

Austria apel BE-së të ndihmojë në krizën e migrantëve në Ballkan

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.