AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Riparimet e bashkisë tek Piramida janë të paligjshme (dokumenti)

Besar LikmetangaBesar Likmeta
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
1
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Ndërhyrja e bashkisë së Tiranës për riparimin e Piramidës, e klasifikuar si monument kulture i mbrojtur me ligj, u ndërmor pa aprovimin e Këshillit Kombëtar të Restaurimeve, zbuloi BIRN.

Edhe pse ka mbajtur një linjë të ashpër kundër informalitetit, duke i kërcënuar me gjoba të majme qytetarët që ndërtojnë në mënyrë të paligjshme, bashkia e Tiranës ka dështuar të aplikojë të njëjtin standard për punimet që ka ndërmarrë për riparimin e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës ‘Pjetër Arbnori,’ e njohur ndryshe si Piramida.

Me datën 11 gusht nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, kryebashkiaku i ri i Tiranës, Erion Veliaj, njoftoi se punimet për riparimin provizor të ndërtesës dhe parkut përreth kanë filluar.

“Nisën riparimet provizore tek Piramida e parku përreth – ju lutem na ndihmoni ta mbajmë pastër, raportoni vandalizmin,” i kërkoi Veliaj qytetarëve.

Nisen riparimet provizore tek Piramida e parku perreth – ju lutem na ndihmoni ta mbajme paster, raportoni vandalizmin pic.twitter.com/Avb8YLe4CH

— Erion Veliaj (@erionveliaj) August 11, 2015

Megjithatë, sipas të dhënave të siguruara nga BIRN, vetë ndërhyrja e bashkisë për riparimin e Piramidës ka qenë në kundërshtim të  ligjit Për Trashëgiminë Kulturore dhe e si rrjedhim e krahasueshme me një akt vandalizmi.

Për ndërhyrjen dhe riparimet provizore tek Piramida bashkia e Tiranës e ka njoftuar Institutin e Monumenteve të Kulturës, IMK, me datë 13 gusht, dy ditë pas fillimit të punimeve për riparimin e saj.

Ky i fundit nëpërmjet një shkrese drejtuar drejtorit të planifikimit dhe menaxhimit të shërbimeve me datë 17 gusht, i kërkon bashkisë së Tiranës që të përmbushë kërkesat ligjore për punimet e ndërmarra, pasi objekti gëzon mbrojtje si monument kulture.

Sipas IMK-së Piramida është shpallur monument kulture i kategorisë së dytë me urdhrin nr. 267 të ministrit të kulturës, më datë 16 korrik, 2015 dhe si rrjedhim në bazë të ligjit nr. 9048 për trashëgiminë kulturore çdo ndërhyrje në këtë objekt mund të bëhet vetëm me aprovimin e Këshillit Kombëtar të Restaurimit, KKR.

Sipas nenit 35, të ligjit për trashëgiminë kulturore, “punimet e mirëmbajtjes, të restaurimit dhe te rigjallërimit të monumenteve te kulturës kryhen … pasi të jetë miratuar plani i këtyre punimeve nga Instituti i Monumenteve te Kulturës.”

Shkresa e IMK-së për Bashkinë Tiranë
Shkresa e IMK-së për Bashkinë Tiranë

“Restaurimi i objekteve të trashëgimisë kulturore bëhet nga institucione shtetërore të specializuara dhe nga personat fizikë ose juridikë të licencuar për këtë qëllim,” shkruhet në nenin 17, pika 1 të këtij ligji.

Shkresa e Institutit të Monumenteve të Kulturës i rikujton bashkisë se neni 17, pika 1 e ligjit thotë: “Projektet e restaurimit dhe restaurimi i objekteve të trashëgimisë kulturore bëhet nga institucione shtetërore të specializuara dhe nga subjekte të liçensuar për këtë qëllim”.

Instituti i kërkon specifikisht bashkisë që para se të kryejë ndërhyrjen, të dorëzojë në IMK një relacion teknik, specifikime teknike, materjal grafik, preventiv të punimeve dhe prezantim poëerpoint. Por kjo shkresë ka mbërritur në bashkinë e Tiranës efektivisht një javë pasi kishin filluar punimet e lyerjes.

I kontaktuar nga BIRN, zëdhënësi i bashkisë Tiranë nuk u përgjigj të mërkurën pas një kërkesë për koment mbi ligjshmërinë e punimeve te Piramida.

Ndërhyrja e bashkisë së Tiranës për riparimin e Piramidës pa aprovimin e KKR-së bie ndesh me retorikën e kreut të ri të bashkisë, i cili i ka kërkuar një paketë të re ligjore për të ndëshkuar ato persona dhe subjekte që abuzojnë me hapësirën publike.

“Do ndërmarrim një nismë për një paketë legjislative që i jep bashkisë autoritetin që jo vetëm të sjellë ligj dhe rend aty ku ndodhin shkeljet, vandalizimi, ndotjet, por edhe një sistem penalitetesh për shkelësit,” Veliaj tha gjatë një takimi në lagjen Kombinat të Tiranës me datë 19 gusht.

“Është e pafalshme që njerëzit e ndershëm që paguajnë taksa të paguajnë punën për të prishur ndërtimet pa leje dhe për të liruar hapësirat publike,” shtoi ai.

E ndërtuar në vitin 1987 si mauzoleum për ish diktatorin Enver Hoxha, dy vjet pas vdekjes së tij, Piramida ka ndryshuar disa herë destinacion.

Në vitin 1991, nga mauzoleum ajo u transformua në një qendër ndërkombëtare kulture, por ambientet e saj të brendshme, që përfshinin kupolën më të madhe të ndërtuar ndonjëherë në Shqipëri, nuk gjetën kurrë përdorime të përshtatshme praktike.

Për më shumë se një dekadë, ndërtesa ka shërbyer si shtëpia e televizionit Top Channel dhe dikur e klubit të natës ‘Mumja.’

Në vitin 2006 me vendim te Këshillit të Ministrave Qendra Ndërkombëtare e Kulturës mori emrin “Pjetër Arbnori”.

Po atë vit qeveria e ish kryeministrit Sali Berisha akordoi një shumë prej rreth 130.000 euro për projektin e kthimit të QNK-së në teatër dhe me pas u akorduan edhe 5.6 milionë euro për zbatimin e projektit.

Pasi u shpenzuan rreth 200 milion lekë të reja dhe fasada e ndërtesës u zhvesh nga mermeri i saj i bardhë i , në vitin 2010 projekti i teatrit u braktis pasi parlamenti vendosi që Piramida të shembej dhe të zëvendësohej nga selia e re e Kuvendit të Shqipërisë.

Partia Socialiste, në atë kohë ne opozitë, reagoi ashpër kundër propozimit për shembjen e ndërtesës.

Në një padi të dërguar në prokurori, grupi parlamentar Socialist nënvizonte që shembja e Piramidës do ishte në shkelje e ligjit për trashëgiminë kulturore.

Etiketa: BashkiaBIRNEnver HoxhaErion VeliajEuroKëshillit të MinistraveKultureLigjLigj dhe RendmbrojtjeMonument KulturepadiParaPartiaPartia SocialisteProkuroriPunëQeveriaRestaurimiSali BerishaSHshqipShqipëritaksaTiranëTop ChannelTwitterVendim
Tjetri
Mure kundër emigrantëve nga lashtësia deri në ditët tona (fotogaleri)

Mure kundër emigrantëve nga lashtësia deri në ditët tona (fotogaleri)

Komente 1

  1. Gjergjan says:
    11 years më parë

    tani sikur e keni trepruar pak me keto “hetimet”.. rendsija a qe te behet dicka per kete monument kulture se ta percillit syt kur lihet keshtu si ghetto e polonise.

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.