Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Faqja e pare

Elvis Rroshi paditet në Prokurori për tenderat e qendrës së Kavajës

BIRNNgaBIRN
13:30 | 04/09/2015
Në Faqja e pare, Lajme, Në Fokus
Kohe leximi: 2 minuta
A A
0
Elvis Rroshi paditet në Prokurori për tenderat e qendrës së Kavajës

Ish- kryebashkiaku Elvis Rroshi, gjatë fushatës elektore të zgjedhjeve të 21 qershorit, 2015

Share on FacebookShare on Twitter

c

Kryebashkiaku Elvis Rroshi, gjatë fushatës elektore të zgjedhjeve të 21 qershorit.
Kryebashkiaku Elvis Rroshi, gjatë fushatës elektore të zgjedhjeve të 21 qershorit.

Kryetari i bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi kallëzohet në Prokurori nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, KLSH për shkelje ligjore me prokurimet e fondeve publike. Sipas dy kallëzimeve të ndara të KLSH-së, Rroshi dhe 10 zyrtarë të tjerë të bashkisë së Kavajës akuzohen se kanë shkaktuar një dëm ekonomik prej 33 milionë lekësh me tenderat e rikonstruksionit të qendrës së qytetit dhe ndërtimin e disa rrugëve.

Në një njoftim zyrtar, KLSH thotë se shkeljet janë zbuluar pas një auditi të kryer në bashkinë e Kavajës për periudhën  janar 2013-dhjetor 2014, kohë për të cilën Rroshi dhe vartësit e tij akuzohen se kanë kryer veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “shkeljes së barazisë së pjesmarrjes në tendera apo ankande publike”.

KLSH rendit në listën e shkeljeve 12 tendera, të zhvilluar kryesisht për rikonstruksionin e qendrës së qytetit, të disa rrugëve lidhëse dhe mbjelljen e pemëve dekorative. Në dy raste, KLSH akuzon bashkinë e Kavajës se ka ndjekur standard të dyfishtë në vlerësimin e pjesmarrësve në tenderë, duke skualifikuar operatorin me ofertën më të ulët. Për 3 tenderë të tjerë, KLSH vlerëson se ofertuesi me çmimin më të ulët është skualifikuar padrejtësisht si rezultat i llogaritjes së gabuar të ofertës.

Sipas KLSH, shkelje ligjore janë konstatuar edhe në blerjen e karburantit, mbjelljen e pemëve dekorative apo ndriçimin e shëtitores “Indrit Cara” në Kavajë, ku kompanitë fituese janë shpallur pa plotësuar kriteret ligjore për kualifikim.

Tenderët e kallëzuar nga KLSH janë kryer gjatë mandatit të parë të Elvis Rroshit në krye të bashkisë së Kavajës. Kryebashkiaku kontrovers fitoi një mandat të dytë në zgjedhjet e 21 qershorit 2015, duke paraqitur si sukses të tij transformimin e qytetit përmes punëve publike.

Përveç shkeljeve me prokurimet publike, KLSH konstaton probleme edhe në zbatimin e ligjeve urbanistike në qytetin e Kavajës. Sipas KLSH, ndërhyrjet në infrastrukturë janë kryer pa plotësuar dokumentacionin përkatës teknik dhe ligjor në 20 raste.

Përveç kryetarit të bashkisë, KLSH ka kallëzuar për shkeljet e mësipërme dy drejtorë, dy ish-drejtorë dhe gjashtë zyrtarë të Bashkisë së Kavajës.

Bazuar në shkeljet e konstatuara në këtë auditim, KLSH ka rekomanduar dhënien e masave të ndryshme disiplinore dhe administrative për 56 punonjës të tjerë të kësaj bashkie.

Ky artikull është pjesë e një serie shkrimesh mbi prokurimin publik dhe korrupsionin të publikuara nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative në Shqipëri, BIRN Albania, me mbështetjen e USAID, për të mbështetur gazetarinë investigative në Shqipëri. Opinionet e autorit të shprehura në artikull jo domosdoshmërish reflektojnë ato të USAID apo të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Tjetri
Trafiku i organeve në Kosovë: Si u ekspozuan pretendimet

Trafiku i organeve në Kosovë: Si u ekspozuan pretendimet

Më të lexuarat

Shqetësime mbi transparencën e biznesit në Ballkan të Tony dhe Cherie Blair

Shqetësime mbi transparencën e biznesit në Ballkan të Tony dhe Cherie Blair

11:10 | 30/01/2023
Elvis Rroshi paditet në Prokurori për tenderat e qendrës së Kavajës

Elvis Rroshi paditet në Prokurori për tenderat e qendrës së Kavajës

13:30 | 04/09/2015
“Mungesë veprimi”: Ballkani Perëndimor kërcënohet nga ndryshimet klimatike

“Mungesë veprimi”: Ballkani Perëndimor kërcënohet nga ndryshimet klimatike

17:38 | 31/01/2023
KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Antonela Prendi

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Antonela Prendi

11:57 | 27/01/2023
Suela Beluli kundërshton dyshimet e Komisionit për kontakt të papërshtatshëm

Suela Beluli kundërshton dyshimet e Komisionit për kontakt të papërshtatshëm

16:24 | 30/01/2023
Aventura shqiptare e kryeagjentit të FBI

Aventura shqiptare e kryeagjentit të FBI

15:12 | 27/01/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.