AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Redaktori serb ‘u qëllua pas debatit me gruan e Millosheviçit’

Ivana NikoliçngaIvana Nikoliç
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Në gjyqin për vrasjen e gazetarit serb Slavko Curuvija në vitin 1999, vajza e tij tha se ai kishte pasur një përballje të madhe me gruan e Sllobodan Millosheviçit para se të vritej.

curuvija, memorialJelena Curuvija tha në gjykatë speciale me bazë në Beograd ditën e martë se babai i saj debatoi me gruan e presidentit serb Sllobodan Millosheviç, Mirjana Markoviç disa kohë para se të vritej – një vrasje që familja e tij beson se u nxit nga kundërshtimin e tij ndaj regjimit.

“Pas bisedës së tyre, marrëdhëniet e tyre u përkeqësuan sepse ai tha se ajo që ata (Millosheviçi dhe Markoviçi) po bënin për vendin nuk ishte gjë e mirë dhe shtoi ata do të vareshin në rrugën qendrore në Beograd për këtë gjë,” tha Jelena Curuvija.

Gazetari dhe redaktori Slavko Curuvija u qëllua 17 herë pas shpine më 11 prill 1999 para ndërtesës ku ai jetonte në Beograd.

Pak ditë para se të vritej, ai u akuzua nga Mirjana Markovic për tradhti sepse ajo pohoi se ai mbështeste bombardimin e Jugosllavisë nga NATO-ja. Markoviç u largua nga vendi dhe shkoi në Rusi pasi Millosheviçi u dërgua për të dalë në gjyq për krime lufte në Hagë, ku ai vdiq në vitin 2006.

Prokurori pretendon se Curuvija u vra për të ndihmuar në ruajtjen e regjimit të Millosheviçit dhe “për shkak të fjalimeve të tij publike në vend dhe jashtë tij, në të cilat ai kritikonte autoritetet politike dhe për shkak të ndikimit të mundshëm që ai mund të ketë pasur te publiku”.

Sipas aktakuzës, një ‘person i panjohur’ urdhëroi vrasjen dhe Radomir Markovic, ish-kreu i sigurimit të shtetit në Serbi, urdhëroi vrasjen ndërsa tri ish-agjentë të tjerë sigurimi – Ratko Romic, Milan Radonjic dhe Miroslav Kurak – morën pjesë në organizimin dhe ekzekutimin e vrasjes.

Të tre burrat e kanë deklaruar veten të pafajshëm, ndërsa Kurak është në arrati dhe po gjykohet në mungesë.

Vajza e Curuvijas tha gjithashtu se babai i saj e dinte që e mbikëqyrnin sepse personi i punësuar për të kontrolluar nëse banesa e tij përgjohej gjeti pajisje përgjimi.

Ajo tha se familja filloi të druhej për jetën e Curuvijës kur një artikull në gazetën pro-regjim në Beograd “Politika Ekspres” sipas të cilës ai donte që NATO-ja të sulmonte vendin u lexua me zë të lartë në televizionin shtetëror.

“Kjo ishte një thirrje publike për një linçim,” tha ajo.

Branka Prpa, gruaja e Curuvijës, tha në gjykatë se ai filloi të kishte probleme në tetor të vitit 1998, kur qeveria miratoi Ligjin mbi Informimin Publik, i cili e bëri edhe më të lehtë që regjimi të kontrollonte median dhe të ndiqte penalisht gazetarët.

Në atë kohë, Ministri i Informacionit në qeverinë e Millosheviçit ishte Aleksandër Vuçiç, kryeministri aktual i Serbisë.

“Ka pasur edhe kërcënime të tjera nga regjimi i atëhershëm, përfshirë intervistën e Vuçiç në gazetën “Argument” ku ai tha se “do të marr hak ndaj Slavko Curuvijas për gënjeshtrat që gazeta e Curuvijas “Dnevni Telegraf” boton në lidhje me mua”, tha Prpa. “Për mua, është e qartë se shteti ishte ekzekutuesi i atij krimi,” shtoi ajo.

Sipas aktakuzës, Kurak ishte autori i drejtpërdrejtë, ndërsa Romic bashkëpunëtor i tij – ai e goditi Prpan me qytën e pistoletës gjatë sulmit.

Prpa tha se ajo pa një njeri duke vrarë Curuvijan, por supozohet se kanë qenë dy sulmues duke qenë se “një person nuk mund të më ketë goditur mua dhe të qëllojë atë në të njëjtën kohë”.

Ajo tha gjithashtu se gazetat e Curuvijas kishin një tirazh të madh, e cila është edhe arsye pse “ai u bë një kërcënim për regjimin që donte t’i mbyllte gojën regjimit”.

Markovic, i cili aktualisht po kryen dënimin me 40 vjet burg për vrasjen e ish-presidentit serb Ivan Stambolic dhe krime të tjera, ndërsa Romic dhe Radonjic ditën e martë u liruan nga akuza për tentativë për vrasje të liderit të partisë opozitare Vuk Draskovic në vitin 2000.

Slavko Curuvija fillimisht ishte gazetar për shumë revista të njohura dhe gazeta të përditshme në Serbi dhe ish-Jugosllavi.

Në vitin 1994, pas marrjes nga ana e regjimit të gazetës Borba, ai dhe shumë pjesëtarë të tjerët të stafit vendosën ta linin punën atje.

Në vitin 1996, ai themeloi “Dnevni Telegraf”, gazetën e parë private në Serbi pas më shumë se 50 vjetësh. Në vitin 1998, ai nisi gjithashtu një revistë që dilte çdo dy javë dhe titullohej “Evropljanin”.

Gjyqi vazhdon ditën e mërkurë.

Etiketa: aktakuzëAkuzaBeogradBurggazetagazetarGazetatGjyqGjyqiish-JugosllaviJugosllaviKrimekrime luftekrimiLufteMillosheviçNATOParaProkuroriPunëPunëtorQeveriaRusiSerbiSHSigurimiSlavko CuruvijaSllobodan Millosheviçvrasje
Tjetri
Nacionalistët në Ballkan kanë përfituar nga BE-ja

Nacionalistët në Ballkan kanë përfituar nga BE-ja

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.