AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Rrethi i akuzave për kontratat e CEZ zgjerohet me kompani të tjera

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-kryeministri Berisha, kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit, Meta. Foto:LSA (Arkiv)

Zbret në Kuvend debati për skemat korruptive në mbledhjen e borxheve të CEZ, ndërsa akuzat përfshijnë edhe pesë kompanitë e tjera përveç DIA-s së Kastriot Ismailajt.

Ish-kryeministri Berisha, kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit, Meta. Foto:LSA (Arkiv)
Ish-kryeministri Berisha, kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit, Meta. Foto:LSA (Arkiv)

Kontratat e CEZ Shpërndarje për mbledhjen e borxheve të vjetra dhe dyshimet se përmes tyre është ndikuar vendimarrja e Entit Rregullator të Energjisë kanë përplasur deputetët e opozitës dhe të mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas deklaratave të bëra në foltoren e Kuvendit nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputeti socialist, Erion Braçe, skema e kompanisë së Kastriot Ismailajt, e ekspozuar në tre investigime të mëparshme nga BIRN është ndjekur edhe nga pesë kompani të tjera, të cilat u kontraktuan nga CEZ Shpërndarje për mbledhjen e paketës prej 430 milionë eurosh të borxhit të vjetër.

Ish-kryeministri Berisha, i përmendur si një ndër “aleatët” e Ismailajt në dëshminë e ish-shefit ekzekutiv të CEZ, Jozef Hejsek mohoi akuzat dhe kërkoi hetim për kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta lidhur me këtë çështje.

“Si ministër i Jashtëm, Meta nuk ka pasur asnjë tagër të negocionte me CEZ për asnjë lloj problemi. Ka qenë i ngarkuar ministri i tij Haxhinasto dhe ministria e Financave, por kurrë ndonjë zyrtar i ministrisë së Jashtme,” tha Berisha.

BIRN ka publikuar një raport të zyrës ligjore të OSHEE, Clifford Chance dhe dëshminë e ish-shefit të CEZ, Jozef Hejsek, ku thuhet se Kastriot Ismailaj është rekomanduar si njeri i besuar i Metës tek CEZ Shpërndarje dhe hidhen dyshime se kryetari aktual i Kuvendit mund të ketë përfituar ryshfet.

Ish-kryeministri Berisha deklaroi në Kuvend se avokatja e shtetit shqiptar gjatë qeverisjes së tij ka kallëzuar penalisht Debt International Advisory të Ismailajt dhe pesë kompanitë e tjera që u kontraktuan nga CEZ Shpërndarje për mbledhjen e borxheve.

Ai e quajti megjithatë këtë aferë një korrupsion të vogël, krahasuar me marrëveshjen e firmosur nga qeveria “Rama” me CEZ Shpërndarje.

Berisha u kundërshtua në Kuvend nga deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i cili akuzoi ish-kryeministrin se “kishte ndarë zyrat” me dy prej kompanive që lidhën kontrata me CEZ Shpërndarje për mbledhjen e borxheve të vjetra.

Braçe akuzoi më tej se vendimet e qeverisë “Berisha” kishin favorizuar CEZ Shpërndarjen dhe dëmtuar kompanitë publike, përmes ndryshimeve të çmimit të energjisë nga ERE.

Palët akuzuan njëra-tjetrën për episode të ndryshme të aktivitetit të kompanisë CEZ në Shqipëri dhe ranë dakord që kjo çështje kërkonte një hetim të plotë dhe të gjithanshëm.

Çështja e kompanisë CEZ Shpërndarje u rikthye në vëmendjen e opinionit publik pasi BIRN investigoi mënyrën se si u lidh kontrata me DIA-n e Kastriot Ismailajt, që i kushtoi kompanisë një dëm prej 4.5 milionë eurosh.

Kastriot Ismailaj, i arrestuar prej pak muajsh për mashtrim dhe pastrim parash ka hedhur kompaninë e shpërndarjes së energjisë, OSHEE në gjykatën e arbitrazhit në Vjenë dhe kërkon prej saj 130 milionë euro.

Etiketa: BIRNCEZCEZ ShpërndarjeDebt International AdvisorydeputetEREErion BraçeEuroGjykatëHetimIlir MetaKorrupsionKuvendmashtrimMetaMinistria e FinancaveOSHEEPartisë SocialistePastrim parashQeveriaRamaraportryshfetSali BerishashqipShqipëriVendimet
Tjetri
Kreditimi i ekonomisë në stanjacion (infografik)

Kreditimi i ekonomisë në stanjacion (infografik)

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.