AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Arben Ndoka paditet për fshehjen e 1.5 milionë eurove pasuri

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
1
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputeti i dorëhequr i Partisë Socialiste, Arben Ndoka.

Katër ditë pasi dorëzoi mandatin për një dënim të drejtësisë italiane, Arben Ndoka kallëzohet penalisht në Prokurori për fshehjen e burimeve të pasurisë së tij.

Deputeti i dorëhequr i Partisë Socialiste, Arben Ndoka.
Deputeti i dorëhequr i Partisë Socialiste, Arben Ndoka.

Katër ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit, Arben Ndoka kallëzohet në Prokurori për fshehje të 1.5 milionë eurove pasuri. Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI deklaroi në një njoftim për median se kallëzimi për Ndokën ishte produkt i një kontrolli të plotë të pasurisë së tij.

“Në përfundim të kontrollit të plotë rezultuan fshehje të pasurive, deklarime të rreme të interesave private dhe mungesë burimesh të ligjshme financiare në shumën rreth 1,5 milion euro,” tha ILDKPKI. Ndoka akuzohet për veprat penale të parashikuara në nenet 257/a/2 dhe 287 të Kodit Penal.

Arben Ndoka, deputet i Partisë Socialiste për qarkun e Lezhës dha dorëheqjen 4 ditë më parë, pas akuzave të vazhdueshme të Partisë Demokratike në opozitë se ai kishte mbi supe një dënim të drejtësisë italiane për shfrytëzim prostitucioni.

Në letrën e tij të dorëheqjes, Ndoka pranoi se kishte qenë i dënuar me 7 vjet e 6 muaj burg në Itali, dënim të cilin e quajti “të padrejtë”. Ky akt erdhi pas arrestimit të një tjetër deputeti të PS, Armando Prenga, i cili u përfshi në një përleshje me armë në Laç fundjavën e kaluar.

Dorëheqja e Ndokës u komentua si një hap në procesin e dekriminalizimit të politikës, ndërkohë që hetimi i ILDKPKI që e akuzonte Ndokën për fshehje të pasurisë ishte një fakt ende i panjohur për publikun.

Në njoftimin për shtyp, Inspektoriati i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive thotë se Arben Ndoka kishte refuzuar ftesën për të dhënë shpjegime mbi burimin e 1.5 milionë eurove pasuri. Sipas ILDKPKI, ky është rasti i dytë që deputetë të Kuvendit shpërfillin ligjin dhe institucionet ligjzbatuese.

Arben Ndoka nuk është deputeti i vetëm që është kallëzuar penalisht për fshehje pasurie gjatë këtij viti nga ILDKP. Kallëzime të ngjashme për vlera të mëdha parash të pajustifikuara janë bërë edhe për Tom Doshin e Mark Frrokun, ish-ministrin e Financave, Ridvan Bode dhe ish-deputetin Andis Harasani.

Etiketa: Arben NdokaArmando PrengaBurgdeputetEuroFshehje pasurieILDKPKIItaliKodit PenalKontrolliLezhëligjzbatuesePartisë DemokratikePartisë SocialisteProkuroriPS
Tjetri
Arrestimet për evazion fiskal shkaktojnë frikë mes shqiptarëve

Arrestimet për evazion fiskal shkaktojnë frikë mes shqiptarëve

Komente 1

  1. Qendra Arsimit says:
    11 years më parë

    sipas ILDKPIK-se kerkesa per sqarime eshte derguar ne date 27;08.2015 – ndersa sipas ligjit 9049 per deklarimin e pasurise subjekti ka 15 dite te pergijgjet nga data e njoftimit. Nuk ju shkon mendja se ILDKPIK eshte nxituar ne procedurat e saj kur nje shkrese do minimalisht dy deri ne tre dite te mberrije ne destinacion?

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.