AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Serbia paguan 700,000 euro për kompensimet e komunizmit

Ivana NikoliçngaIvana Nikoliç
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Departamenti i rehabilitimit të gjykatës së lartë në Beograd.

Gjatë tri viteve të fundit, gjykatat serbe kanë paguar më shumë se 700,000 euro në formë kompensimesh ndaj njerëzve të drejtat e të cilëve janë gjykuar se janë shkelur nga autoritetet e epokës komuniste.

Departamenti i rehabilitimit të gjykatës së lartë në Beograd.
Departamenti i rehabilitimit të gjykatës së lartë në Beograd.

Ministria Serbe e Drejtësisë tha për BIRN se një total prej 737,804 euro i është paguar midis 1 janarit 2014 dhe 31 korrikut 2015  njerëzve që u gjykuan nga gjykatat e larta në vend të drejtat e të cilave janë shkelur nga autoritetet e kohës së komunizmit.

“Pjesa më e madhe e këtyre pagesave i referohen kërkesave të paraqitura në vitin 2014, por kjo sasi përfshin gjithashtu ato që janë paraqitur në vitin 2012 dhe 2013,” tha për BIRN Tijana Varagic, një zëdhënëse për Ministrinë e Drejtësisë.

Serbia miratoi një ligj rehabilitimi në vitin 2006, duke lejuar njerëzit ose të afërmit e mbijetuar të atyre që pretendojnë se janë kërcënuar me jetë ose u është shekur liria nga regjimi komunist të apelojnë që emrat e tyre të pastrohen.

Ata që janë të suksesshme më pas mund të aplikojnë që pronat e tyre t’u kthehen pse të marrin kompensime.

Ministria tha se kishte pranuar 1,106 kërkesa të tilla për kompensim nga 1 janari 2014 deri më 31 korrik 2015.

Sipas ligjit të rehabilitimit, i cili skadon vitin e ardhshëm, paditësit mund të paraqesin një kërkesë për rehabilitimin në më shumë se 25 gjykata më të larta në Serbi. Numri i përgjithshëm i kërkesave për rehabilitim të paraqitura deri më tani mbetet i panjohur.

Vetëm në gjykatën e lartë të Beogradit deri më tani janë paraqitur 3,416 kërkesa rehabilitimi d dhe 1,487 prej tyre janë miratuar, tha gjykata për BIRN.

Pas ndryshimeve demokratike në Serbi në vitin 2000, u prezantuan një sërë ligjesh të cilat kishin si qëllim rivendosjen e drejtësisë për ata që ishin të përndjekur ose pronat e të cilëve ishin konfiskuar gjatë periudhës komuniste pas Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë 50 viteve të sundimit komunist, familja mbretërore u dëbua dhe pronat e saj u konfiskuan, ndërsa disa prej mbështetësve të saj u vranë, burgosën dhe shpesh u etiketuan si tradhtarë.

Pasi mbreti Pjetri i Dytë, mbreti i fundit i Jugosllavisë, u rehabilitua në shtator, pasardhësit e ish-familjes mbretërore Karagjorgjeviç tani nuk ka pengesa ligjore për të kërkuar rikthimin e pronës së tyre të konfiskuar, e cila sipas raporteve të medias vlen dhjetëra milion euro dhe në të përfshihen vila, shtëpi, tokë, mobilie dhe vepra arti.

Megjithatë, rehabilitimi më kontroversial ishte ai i liderit çetnik Dragoljub Draza Mihailovic, i ekzekutuar për tradhti të lartë dhe bashkëpunim me nazistët në vitin 1946. Familja e tij gjithashtu planifikon të kërkojë pronat e tij të konfiskuara.

Jo shumë kohë pasi emri i Mihailovicit u pastrua, gjykata e apelit në Beograd urdhëroi fillimin e procesit të rehabilitimit për Milan Nedic, liderin e një qeverie kukull pro naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, i cili u cilësua si kriminel lufte nga komunistët jugosllavë.

Megjithatë, rehabilitimet kanë theksuar përsëri ndarjet e mëdha brenda shoqëriesë serbe në lidhje me familjen mbretërore dhe të kaluarën komuniste të vendit.

Etiketa: BeogradBIRNEmriEuroGjykataGjykata e ApelitGjykatëGjykatëskompensimKompensimetkriminel lufteLigjLiriaLuftenazistnazistePjetriregjimi komunistrehabilitimSerbiSerbiashtator
Tjetri
Ish-refugjatët e Ballkanit kthehen për të ndihmuar migrantët sirianë

Ish-refugjatët e Ballkanit kthehen për të ndihmuar migrantët sirianë

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.