AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Nikoliç lobon në OKB kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO

Sasa DragojlongaSasa Dragojlo
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Tomislav Nikoliç dhe Ban Ki-moon. Foto nga BETA

Presidenti serb Tomislav Nikoliç po përdor udhëtimin e tij në OKB për të bërë fushatë kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Tomislav Nikoliç dhe Ban Ki-moon. Foto nga BETA
Tomislav Nikoliç dhe Ban Ki-moon. Foto nga BETA

Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, presidenti serb Tomislav Nikoliç kritikoi idenë e Kosovës për t’iu bashkuar krahut kulturor të Organizatës Kombeve të Bashkuara, UNESCO, dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bëjë më shumë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore serbe në ish-provincën serbe.

“Nëse kjo kërkesë pranohet, kjo do të krijojë precedent. Ajo mund të legjitimojnë dhunën ndaj identitetit kombëtar, kulturor dhe fetar të çdo kombi në botë,” tha Nikoliç në fjalimin e tij në OKB.

Më 30 shtator, në një takim të veçantë me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon, Nikoliç tha shkatërrimi i trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë do të ishte një krim.

“Do të ishte një krim i madh nëse trashëgimia kulturore serbe në Kosovë dhe Rrafshi i Dukagjinit do të shkatërrohej. Kjo është arsyeja pse Serbia po investon aq shumë në parandalimin e anëtarësimit të të ashtuquajturës Republikë e Kosovës në UNESCO,” tha Nikoliç.

“Ne presim që trashëgimia kulturore serbe, e cila është trashëgimi kulturore e botës në të njëjtën kohë, të mbrohet,” shtoi Nikoliç.

Nikoliç i tha Irena Bokovas, Drejtoreshës së Përgjithshme të UNESCO-s, se kërkesa e Kosovës për t’u bashkuar UNESCO-s duhet të jetë pjesë e negociatave të vazhdueshme të BE-së midis Beogradit dhe Prishtinës.

Beogradi e shikon kërkesën e Prishtinës për t’iu bashkuar organizatës si një lëvizje për të marrë nën kontroll të plotë trashëgiminë kulturore serbe në Kosovë.

Shqipëria i ka paraqitur një kërkesë më 11 shtator Këshillit Ekzekutiv të UNESCO-s për ta vënë Kosovën në axhendën e sesionit të tij në tetor. Kërkesa u mbështet nga 44 shtete të tjera anëtare të UNESCO-s nga një total prej 195 shtetesh.

Serbia e kundërshton njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe shprehet se ajo ka dështuar në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe që prej përfundimit të luftës në vitin 1999.

Serbia e sheh Kosovën si djep i shtetit mesjetar serb. Shumë nga manastiret dhe kishat më të rëndësishme ortodokse serbe ndodhen atje, duke përfshirë kishat manastir të Graçanicës dhe Deçanit dhe kompleksi Patriarkal në Pejë.

Beogradi e akuzon Prishtinën se nuk ka mbrojtur si duhet dhe ka bashkëpunuar në shkatërrimin e disa vendeve.

Në trazirat etnike në të gjithë Kosovën, në mars të vitit 2004, 19 persona u vranë dhe më shumë se 800 ndërtesa u shkatërruan ose dëmtuan, duke përfshirë edhe 29 kisha dhe manastire, sipas një raporti të OSBE-së.

Gjykatat ndërkombëtare në Prishtinë që atëherë kanë dënuar disa njerëz për shkatërrimin e kishave ortodoks serbe, duke dhënë dënime që variojnë nga 21 muaj në 16 vjet burg.

Për t’u bërë anëtare e UNESCO-s, Kosova fillimisht ka nevojë për mbështetjen e këshillit të saj ekzekutiv. Këshilli më pas do të vendosë nëse konferenca e përgjithshme e UNESCO-s do të votojë për kërkesën e Kosovës gjatë sesionit të tij në nëntor. Kosovës i duhen dy të tretat e votave për t’u bërë anëtare e UNESCO-s.

Serbia nuk ka të drejtë vetoje ndaj anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe kjo e fundit do të jetë në gjendje t’i bashkohet UNESCO-s edhe pse nuk është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Etiketa: BEBurgDhunëgraGraçanicëKosovaKosovëKrimOKBortodoksOSBERaportiSerbiashqipShqipëriashtatorUNESCO
Tjetri
Kontrolli i realitetit të Europës

Kontrolli i realitetit të Europës

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.