AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Qeveria kallëzon në Prokurori Mimën dhe Bozdon për shitjen e hidrocentraleve

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Florjon Mima. Foto: Malton Dibra/LSA

Dy ish-zyrtarët akuzohen për shpërdorim detyre me dëm 3.4 milionë euro në procedurat e shitjes së katër hidrocentraleve shtetërore në vitin 2013.

Florjon Mima. Foto: Malton Dibra/LSA
Florjon Mima. Foto: Malton Dibra/LSA

Ish-Ministri i Ekonomisë dhe Energjisë Florjon Mima dhe ish-zëvendësministri Enno Bozdo u kallëzuan të hënën (12 tetor) në Prokurori për veprën penale të Shpërdorimit të Detyrës nga Ministria e Energjisë, e cila tha se të dy titullarët kanë shkelur ligjin gjatë procedurave të shitjes së katër hidrocentraleve në vitin 2013.

“Nga auditimi është evidentuar se ish titullarët e Ministrisë Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Ministri Florjon Mima dhe Zv. Ministri Enno Bozdo kanë konsumuar elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës çka i ka shkaktuar Buxhetit të Shtetit një dëm 3.4 milion euro,” deklaroi Ministria e Energjisë sot.

“Nga përllogaritjet e kryera nga auditimi, përveç parregullsive në procedurë, rezulton se blerësi duhet të paguante vlerën e rregullimit prej rreth 3.4 milion Euro për HEC Ulëz-Shkopet, shumë e cila përbën dëm ekonomik për interesat e shtetit dhe përfitim të pa drejtë për blerësin. Deklarata e përfundimit të shitjes për këtë HEC është nënshkruar nga ish zv. Ministri Enno Bozdo. Për Hec Bistrica 1 dhe 2 nuk rezulton të ketë vlerë rregullimi në çmimin e shitjes,” thuhet në njoftim.

Qeveria e kaluar shiti katër hidrocentralet në dhjetor 2012 te kompania Kurum për 110 milionë euro, një vendim i shumëkritikuar në atë kohë për shkak se rentabiliteti ekonomik i të katër hidrocentraleve është i jashtëzakonshëm dhe çmimi i shitjes u konsiderua shumë i ulët. Të katër hidrocentralet prodhojnë mesatarisht 400 mijë megavat/orë në vit dhe kanë fuqi të instaluar prej 80 MW. Argumentohet se nëse qeveria dëshiron të ndërtojë hidrocentrale të ngjashme, atëherë këto hidrocentrale mund të kushtojnë mbi 4 mijë euro për kWh fuqi të instaluar ndërsa çmimi i shitjes së katër hidrocentraleve qe tri herë më i ulët.

Qeveria aktuale ka dërguar kallëzime në prokurori për disa ish-ministra të qeverisë paraardhëse por deri më sot, asnjë prej këtyre kallëzimeve nuk ka qenë i suksesshëm.

Ish-Minstri i Mbrojtjes Arben Imami u kallëzua në prokurori nga qeveria aktuale në vitin 2013, por në vitin 2014, Ministria u tërhoq nga beteja gjyqësore.

Në prill 2015, Ministria e Arsimit kallëzoi ministrin paraardhës Myqerem Tafaj, i cili pritet të shfaqet në gjyq së shpejti.

Në tetor 2014, ish-ministri i Financave Ridvan Bode dhe zëvendësi i tij Sherefedin Shehu u kallëzuan nga ministria e Financave, por çështja e tyre nuk ka ecur më tutje.

Etiketa: dëm ekonomikDibraEuroGjyqHECHidrocentraletKurumMinistria e ArsimitMinistria e FinancaveProkuroriQeveriaShpërdorim detyreVendim
Tjetri
Ujqërit e naftës, duhanit dhe mashtrimeve

Ujqërit e naftës, duhanit dhe mashtrimeve

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.