AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Grupi muzikor “Laibach ” do të padisë partinë e djathtë kroate

Sven MilekicngaSven Milekic
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Media Watch, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Këngtëtari i “Laibach” Milan Fras. Foto: Flickr

Banda e rrokut “Laibach” ka kërcënuar të padisë një parti kroate të krahut të djathtë se ka përdorur një nga këngët më të njohura të grupit muzikor në një video promocionale.

Këngtëtari i "Laibach" Milan Fras. Foto: Flickr
Këngtëtari i “Laibach” Milan Fras. Foto: Flickr

“Laibach” tha ditën e enjte se ata do të ngrenë një padi për shkelje të të drejtave të autorësisë kundër partisë së krahut të djathtë Kuvendi Demokratik Kroat i Sllavonisë dhe Baranjës, partia HDSSB, pasi përdori pa leje këngën e tyre me titull “Geburt einer Nation” në një video promocionale.

HDSSB-ja, presidenti i të cilës është i dyshuari kroat për krime lufte Branimir Glavas, e përdoruri këngën nga albumi i vitit 1987 i grupit “Laibach” “Opus Dei” në një video për të promovuar një grup të rinjsh të partisë të veshur me uniformë të quajtur “Slavonian Hawk Guard”.

Videoja e “Slavonian Hawk Guard” me këngën në sfond u shfaq gjatë një mitingu të partisë, por u transmetua gjithashtu nga televizioni lokal dhe kështu u bë publike dhe subjekt i akuzave për shkelje të të drejtës së autorësisë.

Garda u shfaq për herë të parë në një video të realizuar nga gazeta kroate “24 Sata”, e cila tregoi një grup të rinjsh të veshur me uniforma të zeza duke mbajtur flamut partiakë, kroatë dhe rajonalë.

Stërvitja e tyre u mbikëqyr nga Glavasi, i cili u lirua nga burgu në janar për shkak të çështjeve proceduriale në gjyqin e tij për krime lufte kundër civilëve serbë në Osijek në Kroacinë lindore në vitin 1991. Aktualisht ai po pret rigjykimin.

Glavasi ka këmbëngulur se “Slavonian Hawk Guard” nuk është “një ushtri partiake”, por një grup sportiv dhe skuadër argëtimi, e cila do të kujdeset gjithashtu për sigurinë në festa  dhe mitingje të partisë.

“Laibach” tha se HDSSB nuk i kërkoi leje apo pagoi për të përdorur këngën e tyre.

Grupi muzikor tha se ata kishin lajmëruar pronarin e të drejtave të këngës në Kroaci, shërbimin shtetëror për mbrojtjen e të drejtave muzikore, ZAMP.

“Ata (ZAMP) janë të parët të cilëve u kërkohet të marrin masa ligjore për përdorimin e paligjshëm të këngës dhe të marrin në konsideratë mundësinë e padive. Një nga krijuesit e videos së HDSSB-së e përdori këngën në mënyrë të paligjshme, duke injoruar ose mos ditur legjislacionin e të drejtave të autorësisë,” tha “Laibach”.

Presidenti i HDSSB-së Dragan Vulic tha për mediat ditën e enjte se ai “nuk kishte marrë pjesë në krijimin e videos”.

Deputeti i HDSSB-së Ivan Drmic tha se partia ia paguan të gjitha tarifat ZAMP-it, por se videoja e “Slavonian Hawk Guard” nuk ishte “prezantuar kurrë publikisht”.

“Nëse ata ndiejnë se i dëmtuam, u kërkojmë ndjesë. Shpresoj të mos merret në konsideratë një padi, duke qenë se nuk ka elemente për të nisur një të tillë,” tha ai.

Megjithatë ZAMP tha se HDSSB kishte paguar “për të luajtur muzikë në një vend publik”, por thekson se këtu nuk përfshihet përdorimi i këngës për një video.

“Për ta përdorur muzikën në një punë të re audio-vizive, autori i veprës audio-vizive duhet të kërkojë lejen e kompozitorit,” tha ZAMP.

“Laibach” u bë i njohur në fillim të viteve 1980 për rezistencën e tyre kulturore ndaj tendencave censuruese dhe totalitare në Jugosllavinë socialiste.

Etiketa: BandaGardagazetaKrimekrime lufteKroaciKuvendiLufteMasapadiPartiaSHushtrivideo
Tjetri
Serbia përgatit rehabilitimin e kryeministrit kuisling të Luftës së Dytë Botërore

Bashkëpunëtorët nazistë të Serbisë theksojnë injorimin e Holokaustit

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.