AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Portali i “përgënjeshtrimit të lajmeve” shqetëson ekspertët në Tiranë

Fatjona MejdiningaFatjona Mejdini
11 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Faqja e pare, Media Watch, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama dhe drejtori i komunikimit, Endri Fuga. Foto:Facebook.

Qeveria shqiptare ka lançuar një website lajmesh për “korrektimin e raporteve false të medias”, por analistët rekomandojnë që në vend të tij, të fokusohet tek transparenca.

Kryeministri Edi Rama dhe drejtori i komunikimit, Endri Fuga. Foto:Facebook.
Kryeministri Edi Rama dhe drejtori i tij i komunikimit, Endri Fuga. Foto:Facebook.

Qeveria shqiptare ka krijuar websiten e vet për të korrektuar ato ç’ka ajo i përshkruan si lajme false apo të pabaza, të publikuara nga portalet online të lajmeve apo të shpërndara nga Partia Demokratike në opozitë.

Lëvizja ka shkaktuar shqetësime mes analistëve të medias, të cilët besojnë se qeveria duhet të përqendrohet tek qeverisja transparente në përgjithësi dhe jo t’u përgjigjet në mënyrë selektive akuzave. Ata janë gjithashtu të shqetësuar se ky portal mund të kthehet në një mjet propagande.

Përveç kësaj, ekspertët besojnë se shtypi dhe televizonet duhet të lejohen të merren me punën e raportimit të lajmeve, duke siguruar llogaridhënien e qeverisë përballë publikut.

Portali në gjuhën shqipe-transparenca.al u lançua zyrtarisht të enjten e kaluar, përmes një video mesazhi të drejtorit të komunikimit të qeverisë, Endri Fuga.

Fuga e përshkroi portalin si një nismë “kundër shpifjes”, e cila do të rrisë transparencën dhe do t’i mundësojë qeverisë përgjigjen ndaj akuzave për korrupsionin në hallkat e veta.

“Kjo inisiativë erdhi për t’i dhënë përgjigje akuzave të vazhdueshme që vijnë nga Partia Demokratike, por gjithashtu ndaj disa portaleve, të cilat janë duke ofruar informacion fals apo të shtrembëruar për publikun,” tha Fuga.

Dy prej artikujve të parë, të emërtuar si “lajm i fundit” japin përgjigjen e qeverisë për akuza korrupsioni, të publikuara nga disa media dhe të denoncuara nga Partia Demokratike.

Një tjetër çështje në siten e ri të qeverisë adreson në emër të kryeministrit Edi Rama shqetësimet e ngritura nga Kisha Ortodokse e Shqipërisë. Artikuj të tjerë sigurojnë sipas qeverisë “fakte” në përgjigje të akuzave kundër një agjencie qeveritare.

Në një koment në Facebook, të postuar fill pas lançimit, Rama tha: “Ky portal vjen si nevojë për të komunikuar me publikun pa dorashkat e retorikës politike dhe pa ndërmjetësinë rëndom deformuese të të tretëve”.

Robert Rakipllari, kryeredaktor i gazetës Panorama i tha BIRN se qeveria ka të drejtë kur thotë se ka një rritje të portaleve të lajmeve shqiptare që nuk publikojnë informacion të besueshëm.

“Problemi vjen ngaqë disa prej këtyre portaleve nuk kanë staf të mjaftueshëm për të prodhuar informacion me cilësi të lartë profesionale. Shpesh, ata vetëm marrin dhe interpretojnë lajmet e prodhuara nga mediat serioze,” tha ai.

Megjithatë, ai beson se është roli i medias dhe jo i qeverisë t’i detyrojë ata që janë në pushtet të japin llogari, duke siguruar transparencën.

“Është e pakuptimtë që qeveria kërkon t’i bëjë transparencën vetvetes,” tha ai.

Pavarësisht nga kjo, Rakipllari mendon se lëvizja është lajm i mirë në një kuptim, pasi tregon që ekzekutivi ka filluar të reagojë rreth akuzave të ngritura nga media. Megjithatë, ai dëshiron të shohë qeverinë t’u japë përgjigje transparente dhe në kohë të gjitha mediave që publikojnë artikuj kritikë.

“Është e rëndësishme që reagimet e qeverisë të kthehen në një standard, dhe jo vetëm për raste selektive. Në të kundërt, portali mund të kthehet vetëm në një instrument propagande”, tha ai.

Lutfi Dervishi, një ekspert i medias dhe analist i tha BIRN se qeveria ka shumë hapa të tjerë për të ndërmarrë për të rritur transparencën.

“Për qeverinë, median, politikën e mbi të gjitha qytetarët do të ishte më e vlefshme nëse qeveria do të ndërtonte një website ku secili mund të shihte se ku përfundojnë paratë publike,” sugjeron ai.

Dervishi beson se nëse ekzekutivi do të bënte transparencë për paratë publike, do të nevojiteshin më pak përgënjeshtrime qeveritare.

Kjo nuk është hera e parë që qeveria shqiptare ka lançuar website për të cilat thotë se do të rrisin transparencën dhe do të luftojnë korrupsionin.  Në shkurt, qeveria hapi portalin stopkorrupsionit.al, duke u mundësuar qytetarëve që të raportojnë në mënyrë anonime raste të dyshuara të mitmarrjes. Disa çështje u denoncuan më vonë në këtë site, por qeveria nuk ka dhënë ende statistika që tregojnë se sa prej këtyre ankesave morën zgjidhje.

Etiketa: AkuzaBIRNEdi RamaEndri FugaFacebookKisha OrtodokseKorrupsioniKryeministri Edi RamalajmeMediaPanoramaPartiaPartia DemokratikePortaletpropagandePunëQeveriaQeveria shqiptareRamaRobert RakipllarishqipshqiptareTransparencavideo
Tjetri
Mijëra refugjatë bllokohen në Kroaci

Mijëra refugjatë bllokohen në Kroaci

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.