AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Protestuesit në Podgoricë i japin ultimatum Gjukanovit

Dusica TomovicngaDusica Tomovic
11 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Faqja e pare, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Demonstruesit kundër qeverisë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë të vendit brenda të shtunës dhe krijimin e një qeverie tranzicioni pas përleshjeve me policinë.

Protestuesit kundër qeverisë në Podgoricë më 18 tetor 2015. Foto: Fronti Demokratik
Protestuesit kundër qeverisë në Podgoricë më 18 tetor 2015. Foto: Fronti Demokratik

Disa mijëra njerëz vijuan të protestojnë në Podgoricë të dielën duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Milo Gjukanoviç. Tensionet qenë të larta ndërsa protestuesit dolën sërish në rrugë pas përleshjeve të dhunshme me policinë ditën e shtunë.

Organizuesit e protestës, një aleancë e partive opozitare që e quan veten Fronti Demokratik, premtuan zgjerim të protestës nëpër “të gjithë Malin e Zi”, në rast se qeveria e Gjukanoviç nuk dorëhiqet brenda të shtunës së ardhëshme.

Udhëheqësit e opozitës i kanë kërkuar protestuesve të qëndrojnë paqësorë, duke thënë se është shumë e nevojshme që ata “të mos bien pre e provokimeve dhe të veprojnë me dinjitet”, ndërsa vëzhguesit kanë frikë se dhuna mund të shpërthejë nga çasti në çast. Të shtunën, policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit të cilët iu përgjigjën me gurë.

“Ne nuk do të dorëzohemi, ky është Mali i Zi i vërtetë,” tha udhëheqësi i opozitës Nebojsa Medojevic para protestuesve që bërtisnin “fitore, fitore”.

Një zyrtar tjetër i opozitës, Andrija Mandic, tha se Gjukanoviçi ka ikur nga vendi me një avion të dielën në darkë, por partia e kryeministrit, Partia Demokratike e Socialistëve, e përgënjeshtroi lajmin.

Partia në pushtet akuzoi Frontin Demokratik se po përpiqet të shkatërrojë “rendin socialist dhe të ndalojë vendin të anëtarësohet në NATO”.

Vlerësimet jozyrtare të policisë thonë se rreth 5 mijë njerëz morën pjesë në manifestimin në sheshin kryesor të Podgoricës por organizatorët pretenduan se qenë 10 mijë njerëz që kërkuan dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohëshme.

Protestues në Podgoricë | Foto: BIRN.
Protestues në Podgoricë | Foto: BIRN.

Udhëheqësit e shumë partive opozitare, organizatave dhe shoqatave studentore që më herët nuk i patën mbështetur protestat e Frontit Demokratik, u bashkuan së fundmi me demonstratat antiqeveritare të dielën për herë të parë.

Dhuna shpërtheu të shtunën në mëngjes dhe në mbrëmje ndërsa policia me pajisje speciale përdori gaz lotsjellës me synimin për të shpërndarë protestuesit që vijojnë të grumbullohen prej tri javësh dhe për të shkatërruar kampin e opozitës para ndërtesës së parlamentit.

Gjatë përleshjeve, së paku tri udhëheqës të opozitës dhe shumë deputetë u plagosën. Policia tha se ka arrestuar 15 njerëz të shtunën si dhe se ka pasur katër policë të plagosur nga gurët e hedhur nga protestuesit të cilët, sipas pretendimeve të policisë “u përpoqën të hyjnë në ndërtesën e parlamentit”.

Gjithsesi, kryetari i Parlamentit Ranko Krivokapic tha se ai nuk kishte dijeni që demonstruesit qenë përpjekur të hyjnë në parlament siç pretendohet nga policia.

Policia ndërkohë arrestoi edhe tri gazetarë bashkë me protestuesit.

Pas takimit me përfaqësuesit e partive parlamentare Krivokapic nxiti deputetët e Frontit Demokratik të kthehen në parlament dhe të “trajtojnë problemet në mënyrë institucionale”.

Tensioni qe i lartë ndërsa protestuesit kundër qeverisë u mblodhën sërish të dielën | Foto: Fronti Demokratik
Tensioni qe i lartë ndërsa protestuesit kundër qeverisë u mblodhën sërish të dielën | Foto: Fronti Demokratik

Ndërkohë, delegacioni i Bashkimit Europian në Malin e Zi i kërkoi autoriteteve të hetojnë përleshjet e së shtunës dhe theksoi se përdorimi i forcës së tepërt nga ana e policisë është e papranueshme bashkë me arrestimin e tri gazetarëve.

“Çdokush duhet të jetë i lirë të shprehë opinionin e vet dhe gazetarët duhet të lejohet të kryejnë detyrën e tyre të papenguar,” tha BE-ja në një deklaratë.

Doris Pack, ish kryetarja e delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Jugolindore, qe ndërkohë më e drejtpërdrejtë duke komentuar në Tëitter se Mali i Zi është një vend ku “një kryeministër autokratik e ka vendosur veten mbi ligjin duke arrestuar protestues paqësorë”.

Ministri i Jashtëm i Rusisë kritikoi nga ana e tij shkatërrimin e kampit të opozitës dhe deklaroi se stabiliteti në Malin e Zi mbetet në interes të Rusisë.

Protestuesit janë akuzuar se synojnë të rrëzojnë qeverinë e Gjukanoviç, e cila, megjithëse konsiderohet gjerësisht si një autokraci, synon ta integrojë Malin e Zi në NATO. Protestuesit kanë përsëritur vazhdimisht se demonstratat e tyre nuk janë kundër NATO-s. Rusia nga ana e saj përsëriti se anëtarësim në NATO nuk do ta bëjë Malin e Zi një vend “të konsoliduar dhe në lulëzim”.

Etiketa: Bashkimit EuropianBEBIRNDelegacioni i Bashkimit EuropiandeputetdhunafitoregazgazetarGjukanoviçMaliMali i ZiMiloNATOParaparlamentPartiaPartia DemokratikePodgoricëPoliciaProtestatprotestuesQeveriaRusiaSHVëzhguesitzgjedhjezgjerim
Tjetri
Tregtarët e paligjshëm të pyjeve gjejnë rrugë të reja për të shmangur policinë

Tregtarët e paligjshëm të pyjeve gjejnë rrugë të reja për të shmangur policinë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.