AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Tregtarët e paligjshëm të pyjeve gjejnë rrugë të reja për të shmangur policinë

Anila DushingaAnila Dushi
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Mjedisi, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Drunjë të prerë në Lapaland : Foto ilustruese nga Wikimedia

Shfrytëzuesit e paligjshëm përdorin rrugët dytësore dhe orët e natës për t’iu shmangur aksionit të policisë, duke vazhduar masakrën 20 vjeçare të prerjeve në zonën e Shkodrës.

Drunjë të prerë në Lapaland : Foto ilustruese nga Wikimedia
Drunjë të prerë në Lapland : Foto ilustruese nga Wikimedia

Aksioni i policisë shqiptare kundër prerjes së pyjeve i ka bërë më të kujdesshëm shfrytëzuesit e paligjshëm, por nuk i ka ndalur ata. Me shtimin e kontrolleve, tregtarët po gjejnë rrugë të reja për transportin e druve të zjarrit dhe shitjen e tyre në zonat ku banojnë klientët tradicionalë.

Në qytetin e Shkodrës, kamionët e ngarkuar me lëndë drusore nuk shfaqen më hapur tek kryqëzimi i Rusit apo ura e Thive. Në prag të stinës së ftohtë, biznesi i druve të zjarrit është zhvendosur pas fasadave të pallateve apo në brendësi të lagjeve periferike.

”Kontrollet janë forcuar dhe nuk ke më leverdi të paguash nën dorë. Por prerja e pyjeve vazhdon, ndërsa transporti bëhet përmes rrugëve dytësore,” thotë Gjon Krola nga Shllaku. Familjarë të tij merren prej vitesh me këtë biznes.

Qarku i Shkodrës ka pasur një ndër sipërfaqet pyjore më të mëdha në vend, por masakra ka qenë e pandalshme për më shumë se 20 vjet. Sipërfaqe të tëra janë shpyllëzuar ndër vite nga shfrytëzuesit për lëndë drusore, kultivuesit e kanabisit apo nga zjarrvënësit e qëllimshëm.

Mali i Cukalit ka qenë i pari që u “shpyllëzua” nga prerjet e drurëve, e 25 vite më pas në të nuk duket gjurmë pylli.Masakra filloi në vitet ’90 dhe nuk u ndal deri nëshkatërrimin e plotë.

Shpyllëzimi i kësaj zone i ka zhvendosur tregtarët e pyjeve drejt Bjeshkëve të Shoshit, i kthyer në një destinacion kryesor për aktivitet të paligjshëm gjatë kohëve të fundit. Banorëtë zonës i thanë BIRN se kamionët me lëndë drusore lëvizin përmes akseve Drisht-Prekal-Dukagjin, Rresek-Domën-Sumë dhe Dedaj-Hot-Vermosh.

Kamionët e ngarkuar me trungje pemësh shfrytëzojnë orët e natës dhe rrugët dytësore për të mbërritur në destinacion. Këto rrugë përdoren kundrejt pagesës ndaj pronarëve të tokës, duke shmangur kontrollet e policisë dhe inspektorëve të pyjores.

Sipas të dhënave të INSTAT, 300 mijë familje shqiptare jetojnë në zonat rurale apo në zonat ku konsumohet ngrohja me dru. Ata janë klientë të vazhdueshëm të shfrytëzuesve ilegalë të pyjeve. Lënda drusore shqiptare përdoret gjithashtu për eksport apo për industrinë përpunuese.

Gjatë dekadave të fundit, shfrytëzimi pa kriter i pyjeve ka ecur në raport të zhdrejtë me mbjelljen e pemëve. Për këtë arsye, qindra hektarë pyje janë shfarosur thuajse në të gjithë vendin.

E vendosur përballë kësaj situate, Ministria e Mjedisit ka ndërmarrë së fundmi nismën për ndryshimin e ligjit për pyjet dhe kullotat, i cili pritet të kalojë së shpejti në Këshillin e Ministrave.

Në një intervistë për Top Channel, ministri Lefter Koka tha se projektligji përmban dy elementë të rëndësishëm; moratoriumin 10 vjeçar për prerjen e pyjeve dhe kalimin e të gjithë fondit pyjor në menaxhimin e bashkive.

Në draftin që po përgatit, Ministria e Mjedisit e sheh zgjidhjen tek kontrolli i pyjeve përmes kamerave, moratoriumi dhe inkurajimi i importit.Sa i përket plotësimit të nevojave të qytetarëve për ngrohje me dru, në projektligj parashikohet që ky detyrim t’u kalojë bashkive.

“Bashkitë do të kenë mundësi që të fuqizohen ekonomikisht dhe të identifikojnë nevojat e çdo familjeje. Ato do të shpërndajnë lëndën drusore, pa qëllime fitimi,” tha ministri Koka në intervistën për Top Channel.

Megjithatë, banorët e Temalit në Shkodër shprehet skeptikë për këtë nismë të qeverisë shqiptare. Martin Grami, banor i kësaj zone i tha BIRN se qeveria duhet të verifikojë lejet e dhëna dhe të gjejë përgjegjësit e shkatërrimit 20-vjeçar, nëse do të ketë sukses në mbrojtjen e pyjeve.

“Po ta ketë seriozisht, shteti duhet të verifikojë lejet e dhëna,të ballafaqojë banorët, kryepleqtëdhe të kërkohet përgjegjësia e asaj që ka ndodhur apo po ndodh ende,” thotë Grami.

Etiketa: BanorëBIRNdetyrimDukagjinFamiljeInspektorINSTATKEKontrolliLefter KokaMaliMinistria e MjedisitMjedisitMoratoriumiProjektligjProjektligjiPYJepyjetQeveriaraportSHShkodërshqiptareTop ChannelURA
Tjetri
Portali i “përgënjeshtrimit të lajmeve” shqetëson ekspertët në Tiranë

Portali i “përgënjeshtrimit të lajmeve” shqetëson ekspertët në Tiranë

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.