AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Qyteti serb dëshiron të rivendosë statujën e Titos

Ivana NikoliçngaIvana Nikoliç
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Tito sundoi Jugosllavinë deri në vdekjen e tij në vitin 1980.

Vendasit në qytetin perëndimor serb të Uzices kanë besim se – më shumë se dy dekada pas heqjes së saj – një statujë e ish-presidentit jugosllav Josip Broz Tito, do të rikthehet në vendin ku ndodhej dikur.

Tito sundoi Jugosllavinë deri në vdekjen e tij në vitin 1980.
Tito sundoi Jugosllavinë deri në vdekjen e tij në vitin 1980.

Nikola Gogic, drejtori i muzeut në qytetin serb të Uzices, tha për BIRN të hënën se stafi i muzeut është optimistë se një statujë pesë metra e lartë të ish-presidentit Josip Tito do të kthehet në sheshin kryesor të qytetit, ku ajo ndodhej dikur.

“Kjo do të jetë një mënyrë që Uzice dhe e gjithë kjo zonë t’i bëjë homazh Titos dhe të gjithë asaj periudhe komuniste kur për Uzicen u bë vërtet shumë, i cili nga një fshat i vogël u shndërrua në një qytet të vogël me fabrika,” tha Gogic.

Statuja e Titos u hoq në vitin 1991 kur Jugosllavia filloi të kalonte në luftë civile dhe kur shumë serbë iu larguan trashëgimisë së Titos.

Ka pasur përpjekje më parë që statuja të vendosej përsëri në shesh. SUBNOR, organizata që përfaqëon ish luftëtarët partizanë të Luftës së Dytë Botërore, i bëri njëë peticion presidentit serb Tomislav Nikoliç që ta rivendosë përsëri në shesh statujën, por kjo përpjekje dështoi.

Nisma më e fundit vjen ndërsa muzeu i Uzices përgatitet të hapë një Muze të “Republikës së Uzices”, një territor jetëshkurtër i çliruar nga partizanët i ngritur gjatë pushtimit gjerman në Luftën e Dytë Botërore.

“Nëse nuk arrijmë ta vendosim statujën në Sheshin Partizani (sheshi kryesor), ao do të vendoset në një vend shumë të dukshëm në muzeun e ri,” tha Gogic.

“Ne po i lutemi autoriteteve vendase të rishqyrtojnë vendimin vitit 1991 për të hequr statujën. Ne kemi mbështetjen e një numri të madh qytetarësh dhe shpresojmë që së shpejti ata t’i përgjigjen kërkesave tona,” tha Gogic.

Gjatë periudhës komuniste, qyteti njihej si “Uzice e Titos” për rolin e tij në luftën e partizanëve jugosllavë kundër forcave okupuese të Boshtit.

Uzice thuhej se ishte qyteti i preferuar i liderit të ndjerë në Jugosllavi, dhe pothuajse çdo rrugë mbante emrin e një luftëtari partizan.

Tito sundoi Jugosllavinë nga riformimi i saj në vitin 1945 në vdekjen e tij në vitin 1980, pasi udhëhoqi partizanët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Për shkak të qëndrimit të tij diplomatik të mos angazhimit, ai u adfmirua nga shumë në Perëndim si një diktator beninje, dhe u lavdërua për ruajtjen bashkëjetesën paqësore mes popujve të Jugosllavisë.

Si një burrë shteti i suksesshëm, vdekja e të cilit tronditi të gjithë ish-Jugosllavinë, ai ishte subjekt i dhjetëra monumenteve në të gjithë Ballkanin.

Një nga memorialët më të mëdhenj dhe të mbajtur më mirë i dedikuar Titos ndodhet në Beograd, ku ndodhet gjithashtu edhe varri i tij. Një statujë e Titos ndodhet gjithashtu në fshatin e tij të lindjes në Kumrovec në Kroaci. Ajo u sulmua në vitin 2004, por u restaurua jo shumë kohë pas.

Disa monumente të Titos ndodhen ende në Bosnjë dhe Hercegovinë, tre prej tyre në Sarajevë, ndërsa në kryeqytetin maqedonas në Shkup, një statujë e vogël ndodhet jashtë një shkolle që mban ende emrin e ish-udhëheqësit jugosllav.

Edhe pse u akuzua për burgosjen dhe vrasjen e kundërshtarëve politikë dhe për zbatimin e një politike të dobët ekonomike që la vendin në një krizë ekonomike, shumë njerëz e kujtojnë sundimin e tij 35-vjeçar si një kohë paqeje dhe besojnë se vdekja e tij shënoi fillimin e shpërbërjes së Jugosllavisë.

Jugosllavia ishte i vetmi vend socialist që i shpëtoi me sukses dominimit të Bashkimit Sovjetik, ndarjes me Stalinin në vitin 1948 për të ndjekur një politikë të jashtme neutrale gjatë Luftës së Ftohtë. Vendi u shpërbë pak më shumë se dhjetë vjet pas vdekjes së Titos në vitin 1980.

Dekada më pas, shumë njerëz në Serbi dhe në të gjithë rajonin organizojnë festimke të sundimit të tij, sidomos gjatë ditëlindjes së tij çdo 25 maj.

Etiketa: BeogradbesimBIRNdiktatorJugosllaviKroaciMuzeunismaPartizanipeticionSerbiSHShkupTito
Tjetri
Kush e shkaktoi krizën e refugjatëve?

Refugjatët dhe përgjegjësia në Europën Qendrore

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.