AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Lufta për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO vazhdon në Twitter

Petrit ÇollakungaPetrit Çollaku
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Këshilli ekzekutiv i UNESCO-s do të shqyrtojë kërkesën
e Kosovës për anëtarësim.

Përpara takimit të UNESCO-s ditën e mërkurë, i cili do të diskutojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim, një debat i nxehtë midis shqiptarëve dhe serbëve ka vazhduar në internet.

Këshilli ekzekutiv i UNESCO-s do të shqyrtojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim.
Këshilli ekzekutiv i UNESCO-s do të shqyrtojë kërkesën
e Kosovës për anëtarësim.

Petrit Selimi, Zv/ministër i Jashtëm i Kosovës, ka udhëtuar nëpër botë, duke u përpjekur të rrisë mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, përpara takimit vendimtar mërkurës, i cili do të vendosë nëse kërkesa e Prishtinës do të kalohet për votim përfundimtar në konferencën që do të mbahet në nëntor .

Në shtëpi, Selimi ka vazhduar të lobojë për kauzën në mediat sociale, siç është Twitter, duke krijuar hashtagun #KosovoinUNESCO.

Megjithatë, kosovarët nuk janë të vetmit që po reagojnë nëpër rrjete sociale. Serbët e kundërshtuan kërkesën e anëtarësimit në UNESCO dhe janë përgjigjur me hashtagun e tyre #NoKosovoUNESCO.

Një përdorues i kësaj të fundit është presidenti serb, Tomislav Nikoliç, i cili ka postuar në Twitter se Kosova nuk e meriton të jetë anëtare i krahut kulturor të OKB-së për shkak se shqiptarët shkatërruan shumë kishat ortodokse serbe në Kosovë në vitin 2004.

“Ata që kërkojnë anëtarësimin në UNESCO sot janë ata që e ekspozojnë atë ndaj rrezikut. Edhe sot nuk dëgjojmë fjalë që i dënojnë krime të tilla, apo zbulojnë gatishmërinë për të gjetur dhe ndëshkuar autorët e krimit,” postoi Nikoliç në Twitter.

Sava Janjic, arkimandrit në manastirin serb Visoki Deçani në Kosovë, i cili gjithashtu kundërshton anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, shkruan se Kosova drejtohet nga kriminelë.

“@Petrit të gjithë e dinë që Kosova është në kthetrat e klaneve të krimit të organizuar, por frika nga neo-nazistët dhe islamistët i lejon ata të qëndrojnë në pushtet,” tha Sava.

“Wow. I tronditur nga gjuha vdekjeprurëse e At Savës. ‘Neo-nazistët, islamikët ose klanet e krimit të organizuar qeverisin Kosovën,” postoi përsëri në Twitter Selimi.

Kjo nuk është hera e parë që Selimi dhe Janjic shkëmbejnë kunja politike në Twitter.

Në vitin 2014, Janjic tha se Kisha Serbe duhet t’i kërkojë gjykatës së re speciale për krime lufte të hetojë shkatërrimin e kishave nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, UÇK-ja, në vitet 1999-2000.

Selimi postoi përsëri në Twitter: “Në vitin 2000 nuk ka pasur UÇK. Por ju mund t’i bëni një kërkesë qeverisë serbe të përgjigjet duke hetuar shkatërrimin e 325 xhamive.”

“Siç thashë, krerët e policisë dhe ushtrisë serbe janë të akuzuar dhe dënuar. Për UÇK-në me apo pa uniforma ka pasur mungesë ndëshkueshmërie,” tha Janjic.

“Nuk ka as edhe një kishë të vetme, e përsëris, asnjë kishë që është prekur nga UÇK-ja gjatë luftës në Kosovë,” u përgjigj Selimi.

Ndërkohë, Serbia dhe Kosova kanë nisur peticione në internet dhe kanë hapur faqe interneti në mbështetje të fushatave të tyre pro dhe kundër anëtarësimit.

Peticioni i Serbisë ka marrë rreth 34,000 firma, ndërsa ai mbështetje të Kosovës ka rreth 3,500. Ministria e Jashtme e Kosovës ka hapur gjithashtu një faqe në internetwww.kosovoinunesco.com

Të mërkurën, Këshilli Ekzekutiv do të vendosë nëse konferenca e përgjithshme e UNESCO-s do të votojë për kërkesën e Kosovës gjatë seancës së tij në nëntor.

Kosova ka nevojë për 2/3 e votave të 195 vendeve anëtare që të bëhet anëtare e UNESCO-s.

Gjatë trazirave etnike në të gjithë Kosovën në mars të vitit 2004, 19 persona u vranë dhe më shumë se 800 ndërtesa u shkatërruan apo dëmtuan duke përfshirë edhe 29 kisha ose manastire, sipas një raporti të OSBE-së.

Gjykatat ndërkombëtare në Prishtinë që atëherë kanë dënuar disa njerëz për shkatërrimin e kishave ortodokse serbe dhe kanë dhënë dënime që variojnë nga 21 muaj në 16 vjet.

Shumë nga manastiret dhe kishat më të rëndësishme ortodokse serbe ndodhen në Kosovë, duke përfshirë kishat manastir të Gracanicës dhe Deçanit dhe kompleksi patriarkal në Pejë, të cilat janë tashmë në listën e vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Beogradi e akuzon Prishtinën se nuk kujdeset si duhet për ato dhe se ka bashkëpunuar në shkatërrimin e disa vendeve.

Serbia e kundërshton gjithashtu kërkesën e Kosovës për anëtarësim në UNESCO sepse e shikon atë si një lëvizje nga ana e Kosovës për të çuar më tej fushatën e saj për të fituar njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së saj.

Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008 dhe Serbia është zotuar të mos e njohë kurrë shtetësinë e ish-provincës së saj. Shumica e shteteve të BE-së e kanë njohur Kosovën, por pesë ende jo – Greqia, Qipro, Spanja, Rumania dhe Sllovakia.

Por Serbia nuk ka të drejtë vetoje ndaj ofertës së Prishtinës për t’u anëtarësuar në UNESCO dhe Kosova është në gjendje t’i bashkohet UNESCO-s edhe pse kjo nuk është një shtet anëtar i OKB-së.

Etiketa: BEGjykatëGjykatësGreqiaKosovaKosovëKrimekrime lufteLuftaLuftembështetjeMediat socialenazistneo-nazistOKBOSBEPeticioniQiproRaportirrjete socialeRumaniaSerbiaSllovakiaSpanjaTwitterUNESCOUshtriavotim
Tjetri
Refugjatët zihen ngushtë në kufirin Kroaci-Serbi

Refugjatët zihen ngushtë në kufirin Kroaci-Serbi

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.