AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Mungesa e politikës së Amerikës në Siri

Christopher R. HillngaChristopher R. Hill
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: (Carlos Barria, Pool Photo via AP, File)

Kur Rusia vendosi të ndërhyjë në Siri ajo e mori një vendim, ndërsa vendimi i SHBA-së që të mos përfshihet mund të duket shumë pasiv, ka gjëra të tjera që Amerika mund të bëjë për të zgjidhur krizën siriane, argumenton Christopher R. Hill.

Foto: (Carlos Barria, Pool Photo via AP, File)
Foto: (Carlos Barria, Pool Photo via AP, File)

Hyrja e guximshme e Rusisë në luftën civile të Sirisë mund të përfundojë keq për lidershipin e saj. Por në Lindjen e Mesme kushdo mund të humbasë këto ditë. Ashtu siç Rusia mund të humbë se ndërhyri, Shtetet e Bashkuara mund të humbin ngaqë qëndruan larg – ose, më specifikisht, për dështimin në hartimin dhe ndjekjen e një politike bashkëkohore dhe të orientuar ndaj një synimi në vend.

Mirë ose keq, politika ruse në Siri reflekton jo vetëm një synim, por gjithashtu një strategji të vërtetë për ta arritur atë – një strategji që presidenti rus Vladimir Putin së fundmi e çoi përpara duke takuar për bisedime në Moskë presidentin sirian Bashar al-Assad. Tani që Rusia ka gjunjëzuar të paktën disa nga armiqtë e Assad, Kremlini ka vendosur se është koha  të diskutojë marrëveshje të tjera politike ose më saktë, është koha që t’i thotë Assadit se çfarë do të ndodhë më pas.

Fatkeqësisht, politika e presidentit amerikan Barack Obama nuk ka të njëjtën koherencë. Shumica e kritikës se zgjedhjet e politikës së jashtme nga administrata e tij reflektojnë dobësi ose pavendosmëri – për shembull vendimi për të qëndruar jashtë Sirisë – janë të pasakta. Akuza të tilla nuk reflektojnë realitetin në vend të tendencës – që është intensifikuar së fundmi gjatë fushatës presidenciale – për ta përdorur Obamën si një dash kurbani për problemet e botës.

Kritikët duhet të rikujtojnë se, jo më pak se një dekadë më parë, komuniteti ndërkombëtar po i bënte thirrje SHBA-së që të bënte më shumë kujdes në vendosjen se kur duhej dhe kur nuk duhej të vepronte me vendosmëri. Dhe kjo është saktësisht se ajo që ka bërë Obama në Siri: ai ka vlerësuar mundësitë dhe ka dalë në përfundimin se interesat e SHBA-së nuk përmbushen duke ndërhyrë në terren në Siri, siç është rasti i sulmeve ajrore të drejtuara nga SHBA kundër Shtetit Islamik.

Por ka një ndryshim midis zgjedhjes për të mos ndërhyrë dhe mungesës së strategjisë koherente. Obama duhet të fajësohet për dështimin e tij për të artikuluar arsyet që zgjodhi të mos ndërhyjë dhe të përcaktonte hapat alternative që SHBA mund të marrë për të ndihmuar krizën në përkeqësim.

Një arsye madhore për dështimin e tij është mungesa e konsensunit jo vetëm në qeveri –pyet pesë senatorë se çfarë duhet të bëhet për Sirinë dhe ata të japin të paktën gjashtë përgjigje – por gjithahsut brenda administratës. Së fundmi, këto lloj çështjesh duhet të trajtohen nga vetë Obama- një president  i cili  në zona të tjera ka treguar një aftësi të mrekullueshme për të njohur kompleksitetet e një problemi dhe për të çarë një rrugë përpara.

Vështirësitë e administratës në Siri dolën më parë, me supozimin se Assad do të rrëzohej brenda disa javësh nga shpërthimi i konfliktit. Ishte një llogari e bërë keq, e krahasueshme me atë që paraardhësi i tij, George W. Bush, që nisi pushtimin në Irak me supozimin e gabuar jo vetëm që Saddam Hussein kishte armë të shkatërrimit në masë, por gjithashtu edhe hamendësimin se Iraku post-Saddam do të bëhej shpejt një demokraci e qëndrueshme.

Sapo u bë e qartë se Assad nuk do të largohej pa luftuar, administrata Obama i kufizoi përpjekjet e saj për të siguruar largimin e tij me turpërim publik – një taktikë e dyshimtë kur vjen puna për diktatorët. Dhe ndalimi i gabuar taktik  mbi pjesëmarrjen e Assad në çdo sulm ajror të SHBA kundër Shtetit Islamik – pa përmendur thirrjet që fraksionet opozitare të mbajnë zgjedhje të përkohshme – është slogan, jo politikëbërje.

Kriza siriane është jashtëzakonisht komplekse – aq komplekse saqë përpjekja për ta kuptuar  e tejkalon durimin e publikut amerikan. Por nëse ka pasur ndonjë president amerikan me kapacitetin për të shpejguar kompleksitetet e saj është Obama. Kur të bëhet kjo, Obama duhet të vendosë një rrugë të qartë përpara dhe më pas ta ndjekë.

Si fillim, Obama mund të zotohet se do të punojë me të gjitha vendet – aleatë ose jo – që kanë një interes për të zgjidhur krizën në Siri. Pavarësisht ndryshimeve, interesi i përbashkët i këtyre vendeve në sjelljen e paqes dhe stabilitetit në Siri do të ishte i mjaftueshëm për të ndërtuar një politikë koherente.

Për më tepër, ndërsa pikëpamja e SHBA-së se Assad nuk duhet të qëndrojë më në pushtet mund të jetë morale, politika zyrtare e Amerikës drejt Sirisë duhet t’ia lërë këtë vendim popullit sirian. Në vend që të përpiqet të imponojë  një lidership të ri sirian, SHBA duhet të mbajë një takim me përfaqësues të zgjedhur për t’i ndihmuar ata të hartojnë një kushtetutë dhe të bëjnë rregullime të tjera politike.

Së fundmi, Obama duhet të premtojë të vazhdojë të punojë me entitete të një mendje për të degraduar dhe shkatërruar Shtetin Islamik. Mbi të gjitha, për sa kohë luftëtarët e Shtetit Islamik po destabilizojnë Lindjen e Mesme, Siria nuk mund të jetë kurrë e sigurt.

Rusia ka bërë zgjedhjen e saj për të ndërhyrë ushtarakisht në luftën civile siriane, ndërsa Obama ka vendosur se SHBA nuk do të konkurrojë me Kremlinin duke çuar trupat e saj. por SHBA nuk ka nevojë për forca në terren që të bëjë një ndryshim në Siri. Çfarë i duhet është një politikë koherente që parashtron objektiva konkretë dhe të menduar mirë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. America’s Syria Non-Policy

Etiketa: AdministrataAkuzaAmerikaBarack ObamabisedimeDASHdemokracidiktatorGeorge W. BushIrakKremliniKrizamarrëveshjeMASpaktpresidentProject SyndicatePunaPutinRusiaSHSHBAShtetet e BashkuaraSiriSiriasirianSulmsulm ajrorVendimVendimiVladimir PutinzgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Politikisht i rëndësishëm, ekonomikisht i pavlefshëm

Politikisht i rëndësishëm, ekonomikisht i pavlefshëm

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.