AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Refugjatët fillojnë të hyjnë në Kroaci nga Bosnja

Sven MilekicRodolfo ToengaSven MilekicdheRodolfo Toe
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Refugjatët në Kroaci. Foto: BETAPHOTO/SASA DJORDJEVIC/SDJ

Ndërsa pjesa më e madhe e refugjatëve ende hyjnë në Kroaci nga Serbia, grupe të vogla kanë filluar të kalojnë përmes Bosnjës dhe Hercegovinës, duke krijuar kështu një rrugë të re për refugjatët që shkojnë drejt perëndimit.

Refugjatët në Kroaci. Foto: BETAPHOTO/SASA DJORDJEVIC/SDJ
Refugjatët në Kroaci. Foto: BETAPHOTO/SASA DJORDJEVIC/SDJ

Disa refugjatë nga Lindja e Mesme kanë filluar të hyjnë në Kroaci nga Bosnja dhe Hercegovina fqinje, duke hapur një rrugë të re të mundshme drejt Gjermanisë dhe Evropës veriperëndimore.

Që kur Hungaria mbylli kufirin serb dhe shmangi valën e refugjatëve në Kroaci më 16 shtator, të gjithë refugjatët që hyjnë në Kroaci janë sistemuar në kampin në Opatovac pranë kufirit serb. Që atje, refugjatët transportohen fillimisht në kufirin me Hungarinë dhe më pas në atë me Slloveninë.

Megjithatë, policia kroate ndaloi tre emigrantë kurdë nga Turqia ditën e dielë në Vrhovine në rajonin kontinental të Likës, të cilët kishin kaluar nga qyteti veriperëndimor boshnjak i Bihacit.

Ata raportohet se kanë fluturuar në Sarajevë, Bosnje, nga Turqia dhe i thanë policisë se rreth 15 të tjerë ishin aktualisht në Bihac dhe do të hynin në Kroaci ditën e nesërme.

Raportet nuk janë konfirmuar nga autoritetet vendase. “Nuk kemi ndonjë fakt për refugjatë që kalojnë në këtë pjesë të vendit,” tha zëdhënësi i kantonit Una Sana në Bosnjë për BIRN ditën e martë.

Autoritetet boshnjake kanë qenë në gatishmëri të plotë për mua me radhë, duke pritur që brenda vendit të hapej një rrugë e re refugjatësh. Megjithatë, pjesa më e madhe e refugjatëve deri tani e kanë shmangur kalimin përmes Bosnjës.

Që kur zyrtarët kroatë thanë në fillim të fluksit se Kroacia nuk do të tolerojë refugjatë që hyjnë nga Bosnja, tre emigrantët kurdët u transferuan në qendrën për emigrantët e paligjshëm dhe do të kthehen përsëri mbrapsht në Bosnjë.

Procesi do të ishte “transportimi në qendrën për emigrantët e paligjshëm, procedurimi dhe dëbimi i tyre,” tha të martën Ranko Ostojiç, ministri i brendshëm kroat.

Autoritetet kroate ndërkohë do të mbyllin qendrën në Opatovac në ditët e ardhshme, duke qenë se ditën e martë do të hapet një kamp i ri refugjatësh në Slavonski Brod, në Kroacinë lindore. Ky kamp do të shërbejë si qendër tranziti dhe regjistrimi gjatë dimrit me tendat e saj me ngrohje.

Transporti i parë i refugjatëve me tren nga Presheva në Serbinë lindore drejt kampit në Slavonski Brod filloi të martën.

Midis mesnatës së ditës së hënë dhe orën 09:00 të ditës së martë, 2,006 refugjatë hynë në Kroaci. Në total, 314,423 refugjatë hynë në Kroaci nga 16 shtatori.

Duke iu drejtuar anëtarëve të Bashkimit të saj Kristian Demokrat, CDU, në qytetin perëndimor të Darmstadtit ditën e hënë, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se mbyllja e kufirit gjerman me Austrinë për refugjatët, do të ishte një veprim i pamatur dhe do të  çonte në një reagim të ashpër në Ballkanin Perëndimor.

“Nuk dua që atje të jenë përsëri të nevojshme konflikte ushtarake,” tha Merkel, duke shpjeguar se mosmarrëveshjet në një rajon ende të plagosur nga konfliktet e armatosura të viteve 1990 mund të përshkallëzohet lehtësisht, gjë të cilën “nuk e dëshiron askush”.

Etiketa: Angela MerkelBIRNBosnjaBosnja dhe HercegovinaBosnjekampKroaciKroaciaLindjaLindja e MesmeMerkelPoliciarajonSasa DjordjevicSerbiaSHshtatorTurqia
Tjetri
Vuçiç, kryeministri që nuk mund të resht së cituari

Vuçiç, kryeministri që nuk mund të resht së cituari

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.