AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Islamofobia Kosovare Ndaj Votës në UNESCO

Ervin QafmollangaErvin Qafmolla
11 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Nyje Debati
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Pas analizave aspak logjike të një pjese të medias kosovare që ia mveshën lehtësisht dështimit në UNESCO votave kundër të disa “vendeve arabe” apo “islamike” fshihet një dozë e rëndë islamofobie që bie ndesh pikërisht me vlerat e UNESCO, thotë Ervin Qafmolla, redaktor i BIRN në Prishtinë.

kisha-xhami_196328

Dështimi i Kosovës për t’u anëtarësuar në UNESCO – organizmi për trashëgiminë kulturore i Kombeve të Bashkuara – është ende objekt i një analize, e cila thjesht nuk po ndodh.

A ishte faji i strategjisë së dobët të qeverisë së Kosovës? – sikundër sugjeroi nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek. Nëse po, çfarë mund të ofronte Kosova e vogël, e varfër dhe pa ndikim diplomatik në këmbim të votës për pranim?

Apo dështoi klubi perëndimor i miqve të Kosovës, të cilët në mos e nxitën Kosovën të aplikonte, të paktën u pajtuan me diçka të tillë dhe ndihmuan në proces? Cila pjesë ka përgjegjësinë më të madhe, dhe cilat janë dështimet specifike?

Ndërsa këto pyetje ende nuk kanë marrë përgjigje dhe nuk dihet nëse do të marrin ndonjëherë, çka spikati që në orët e para pas dështimit dhe vazhdon edhe sot, është një fushatë e pakoordinuar e disa medieve dhe opinion-bërësve në Kosovë për të fajësuar, përtallur apo edhe për të shprehur mllef dhe gjuhë urrejtjeje ndaj vendeve arabe që votuan kundër.

Konteksti i kësaj kryqëzate nuk lidhej edhe aq me etninë arabike të vendeve që nuk e mbështetën Kosovën sesa me goditje të tërthortë ndaj faktit që këto vende janë me shumicë ose zyrtarisht myslimane.

Në mënyrë tejet komode, turma e linçuesve publikë ia lanë vendeve myslimane faturën e një humbjeje ende të paanalizuar. Dhe nëse kjo është muzika që po luhet, atëherë le t’i shkohet valles deri në fund.

Vendet arabe që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO janë: Palestina, Libani dhe Maroku. Gjithsej janë 3, po aq sa numri i votave që do i duheshin Kosovës për t’u anëtarësuar. (Indonezina, Kazakistani dhe Kirgistani nuk janë vende arabe).

Bahreni, Arabia Saudite, Omani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Katari dhe Libia votuan në favor të anëtarësimit – në total 7.

Keqkuptimi fillestar ishte se shumica e vendeve arabe votuan kundër, kur në fakt kishin votuar në favor të Kosovës. Por po të ishte kështu?

Është me interes në këtë pikë të analizohet vota kundër e vendeve të krishtera, mbështetëset historike të Kosovës drejt pavarësimit, shtetformimit dhe demokratizimit – sa për të përdorur një stereotip fetar.

Që në fillim duhet theksuar se praktikisht e gjithë Amerika Latine katolike votoi kundër Kosovës: Salvadori, Ekuadori, Republika Dominikane, Argjentina, Bolivia, Brazili, Meksika, Uruguai, Venezuela. Në total katolikët kundërshtues amerikano-latinë bëhen 9.

Nisur nga logjika e arabofobëve, kosovarët kanë të drejtë të zemërohen me këtë skaj katolik të dynjasë po aq apo më shumë sa me skajin tjetër mysliman. Sa kuptim bën kjo? Vetë fakti që u desh të numërohen ca myslimanë në njërën anë e ca të krishterë në tjetrën, është një metodologji idiote që në thelb.

UNESCO nuk ka asnjë lidhje me këtë qasje, sidomos nëse marrim parasysh se Arabia Saudite, vend që përflitet jo pa të drejtë si eksportuese neto e terrorizmit fetar në botë, votoi për anëtarësimin e Kosovës. Përkatësia fetare-rajonale dhe të tjera gomarllëqe të kësaj optike në konteskt të UNESCO-s, kanë më shumë lidhje me tavolinat e gjellëtores së fshatit ku hahet pasul i freskët sesa me tryezat e redaksive dhe të fjalës së lirë.

Nëse vërtet duhet pyetur se përse vendet arabe votuan kundër në shumicë (edhe sikur kjo të ishte e vërtetë), për këtë nevojitet një analizë e mirëfilltë, ku besimi fetar është vetëm një prej faktorëve, dhe ndoshta jo më i rëndësishmi. E njëjta qasje vlen për Amerikën Latine dhe çdo vend që votoi për apo kundër.

Vetë UNESCO përfshin në mbrojtjen dhe mbështetjen e saj qytete dhe ndërtesa që i përkasin besimeve e kulteve të larmishme – të krishtera, myslimane, hinduiste, budiste, pagane e kështu me radhë. UNESCO nuk trajton besimin fetar por trashëgiminë e kulturës, ku mund të bëjë pjesë edhe feja. E thënë më trashë: UNESCO nuk merret me fenë.

Ajo që dihet me siguri dhe pa ndonjë analizë të thellë, është që një dështim që mund të shërbente si çast reflektimi dhe diskutimi teknik-profesional, u përdor për të vjellë publikisht komplekset personale apo komunitare, si dhe për t’i fryrë më shumë zjarrit të përçarjes brenda një populli, por dhe ndaj popujve të tjerë.

Dhe kjo është ekzaktësisht e kundërta e vlerave dhe moralit të vetë ekzistencës së Kombeve të Bashkuara. Dhe jo, as injoranca e as histeria nuk përbëjnë argument.

Burimi: Kallxo.com

Etiketa: AmerikaAmerika LatineArabia SauditeBIRNBraziliEmiratet e Bashkuara ArabekatolikëKazakistaniKirgistaniKosovaKosovëlibiaMarokuMeksikamyslimanendikimpaktPalestinaParaSHUNESCOVota
Tjetri
Drejtësia pas reformës, si ndryshon sistemi dhe Kushtetuta

Drejtësia pas reformës, si ndryshon sistemi dhe Kushtetuta

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.