AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Europa ende ka nevojë për migrantët

Giles MerrittngaGiles Merritt
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Migrantët udhëzohen nga një oficere policie norvegjeze në pikën e kalimit të kufirit. 16 nëntor 2015. Foto: Beta/(Cornelius Poppe, NTB scanpix via AP)

Pavarësisht dyshimit të europianëve për migrantët, sidomos pas sulmeve terroriste në Paris, forca e punës në plakje në vendet e BE-së do të rigjallërohet nga punësimi i migrantëve dhe kjo nuk do të prekë vendet e punës për shtetasit aktualë.

Migrantët udhëzohen nga një oficere policie norvegjeze në pikën e kalimit të kufirit. 16 nëntor 2015. Foto: Beta/(Cornelius Poppe, NTB scanpix via AP)
Migrantët udhëzohen nga një oficere policie norvegjeze në pikën e kalimit të kufirit. 16 nëntor 2015. Foto: Beta/(Cornelius Poppe, NTB scanpix via AP)

Sulmet terroriste të javës së shkuar në Paris kanë gjasa të ngatërrojnë edhe më keq ndasitë e thella të Europës mbi përgjigjen ndaj refugjatëve dhe krizës së migrantëve, veçanërisht pas lajmit se një nga përgjegjësit mbërriti në Europë përmes këtij fluksi në vazhdim. Por thirrjet për rikthim të kontrolleve në kufi dhe i “Europës së Fortifikuar” rrezikojnë t’i kthejnë demagogët e Europës në krye dhe ta bëjnë më të vështirë se kurrë të binden njerëzit për nevojën e integrimit të më shumë të rinjve në forcën e punës së Bashkimit Europian.

Klima e frikës që sulmet kanë krijuar kërcënon të errësojë statistika kyçe: nëse BE-ja nuk ia hap derën imigracionit në zgjerim, norma aktuale e katër personave në moshë pune për çdo pensionist do të bjerë në 2:1 në mesin e shekullit, nëse jo më parë. Sistemet e pensionit dhe sigurisë shoqërore janë tashmë në gjendje të vështirë.

Askush nuk e mohon se vala e refugjatëve të këtij viti po shkatërron disa vende të BE dhe se solidariteti mes tyre po bie. Por e vërteta është se ekonomia europiane ka keqazi nevojë për  të rinjtë që të shtohen nga Lindja e Mesme dhe Afrika.

Duke gjykuar mbi vështirësitë kulturore të hasura kur imigracioni ishte vetëm një rrjedhë, integrimi i 1.5 milionë migrantëve të vlerësuar për këtë vit dhe refugjatëve do të jetë një sfidë e madhe. Fytyra dhe karakteri i Europës do të ndryshojnë, duke çliruar tensione politike të reja dhe të rrezikshme.

Pavarësisht frikës së re dhe të vjetër, ka një arsye madhore për mikpritjen e të rinjve që vijnë, teksa miliona të tjerë pritet të mbërrijnë në vitet e ardhshme. Kjo kuptohet veçanërisht mirë në Gjermani, pavarësisht reagimit të ashpër ndaj politikës së dyerve të hapura të kancelares Angela Merkel; në trendet aktuale , popullata prej 82 milionë e vendit do të bjerë në 65 milionë deri në vitin 2060. Siç e ka thënë Marcel Fratzscher, që drejton Institutin Gjerman të Kërkimit Ekonomik (DIW), “në term afatgjatë refugjatët janë një mundësi e pabesueshme për Gjermaninë”, me përfitimet që e kalojnë koston “brenda 5-10 viteve të ardhshme”.

Kjo nuk është një histori e re. Pesë vite më parë, grupi i “burrave të mençur” drejtuar nga ish-kryeministri spanjoll Felipe Gonzalez raportoi se 100 milionë migrantë do të duhen deri në mesin e shekullit për të mbajtur forcën aktuale të punës në këto nivele. Studime të tjera tregojnë se nëse imigracioni kthehet në nivelet para krizës, forca e sotme e punës prej 240 milionë do të zbresë në 207 milionë. Dhe nëse imigracioni do të pakësohet gjithnjë e më shumë, plakja do ta ulë forcën punëtore deri në 169 milionë.

Largimi i 70 milionë vendeve të punës, dhe njëkohësisht taksapaguesve, nga ekonomia europiane do të ishte shkatërrimtare. Ekonomistë të rëndësishëm si Klaus Regling i Gjermanisë, që drejton Mekanizimin Europian për Stabilitet, fondin e shpëtimit të eurozonës, përllogariti një dekadë më parë se forca punëtore në tkurrje e BE-së do të imponojë kufizime në rritjen ekonomike. Ai parashikon se mungesa e punës po krijon një tavan që kufizoi rritjen vjetore të PBB në 1.8 për qind deri në vitin 2030 dhe 1.3 për qind nga 2030 deri në 2050.

Relativisht pak europianë duket se kundërshtojë detyrimin moral për të pranuar azilkërkues refugjatë që largohen prej luftës në Siri apo shtypjes politike gjetkë. Me ndryshimin apo jo të ndjesisë me sulmet e Parisit, migrantët ekonomikë shihen më negativisht. Të ardhurit, thuhet, do të jenë një barrë për sistemet shoqërore të vendeve të BE-së, ose sepse janë përfitues ose sepse nuk mund të gjejnë punësim të përshtatshëm. Dhe nëse gjejnë punë, kjo për shkak se do të punësojnë padrejtësisht me europianët e rinj të papunë.

Këto kundërshtime nuk i qëndrojnë këqyrjes së kujdesshme. Një analizë e Komisionit Europian në statistika kombëtare ka zbuluar se kontributi ekonomik i migrantëve është më i madh se kosto e tyre mbi qeveritë e BE-së. Ka aktualisht 34 milionë jo-shtetas që jetojnë në BE, me 69 për qind të klasifikuar si “ekonomikisht aktivë” (në disa shtete shifra është 80 për qind).

Thuajse katër e pesta e këtyre personave janë në moshë pune, ku 15 për qind janë ende në shkolla dhe vetëm 7 për qind më të moshuar se 64. OECD thekson se ata migrantë që e kanë më të vështirë të gjejnë një punë janë më të kualifikuarit, një lidhje që reflekton problemin e njohjes së kredencialeve.

Po sikur rreziku i problemit të papunësisë së rinisë europiane – “brezit të humbur” krijuar nga vitet e krizës ekonomike dhe kursimit të përkeqësohet? Është një argument i mundshëm në kuptimin e formësimit të opinionit publik, por ka pak përmbajtje. Pikëpamja e Punësimit të OECD për vitin 2015 vajton rritjen në papunësinë afatgjatë, ku më shumë se një e treta e 25 milionë të papunëve të Europës janë pa punë më shumë se një vit, por tregon problemin e papunësisë së të rinjve në Greqi, Itali dhe Spanjë – vende ku shumë migrantë arrijnë por nga të cilat duan të largohen.

Mungesa e punës, nga ana tjetër, është në rritje. Në një analizë të 41,700 menaxherëve që punësonin në 2015 nga agjencia Manpoëer e punësimit, rreth një e treta e të intervistuarve në Poloni dhe Francë ankoheshin për vështirësitë e rekrutimit, ndërsa e njëjta gjë ndodhte me gjysmën në Gjermani dhe Greqi. Mungesat e aftësive duket se janë më tepër në inxhinieri dhe teknologji të informacionit, zona ku forca punëtore migrante paraqet pak rrezik.

Por politikëbërësit nuk kanë shkop magjik që ta tundin mbi krizën e refugjatëve. Presioni mbi agjencitë qeveritare dhe autoritetet lokale në Europën veriore po rezulton i paqëndrueshëm dhe lëvizja e lirë e njerëzve në kontinent është në rrezik. Ndaj është në interesin e europianëve të njohin anën pozitive të krizës.

Prezantimi i gjakut të ri në ekonominë e BE-së ka përfitime afatshkurtra dhe afatgjata. Shpenzimi urgjent i nevojshëm për të zgjidhur krizën – rreth 10 miliard euro) këtë vit vetëm në Gjermani, do të ndihmojë të zhvillojë ndërtimin e shtëpive, shkollave dhe spitaleve të rinj dhe do të nxisë krijimin e vendeve të punës dhe konsumin.

Këto pasoja nuk do të jetë të drejtpërdrejta, sigurisht, pasi disa qeveri të eurozonës mund të duhet ta braktisin kursimin dhe të marrin më shumë borxh. Por kur koha të vijë që të hidhet shikimi pas në krizën e migrantëve, pavarësisht pasigurive dhe presioneve, do të jemi duke parë gjithashtu stanjacionin ekonomik të një Europe në plakje.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Europe Still Needs the Migrants

Etiketa: AfrikaAngela MerkelazilkërkuesBashkimit EuropianBEEkonomiaEuroEuropaGjermaniGreqiIntegrimiItalikostoKrijonKufikufizimeLindjaLindja e MesmeLokaleMerkelOECDParapasojaPBBPoloniProject SyndicatePunëPunësimirrezikshkollaSiristabilitetteknologjitensionezgjerim
Tjetri
Eduart Halimi: Reforma në drejtësi nuk po udhëhiqet  nga ekspertiza ndërkombëtare

Eduart Halimi: Reforma në drejtësi nuk po udhëhiqet nga ekspertiza ndërkombëtare

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.