AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Gerd Hoxha: Reforma në Drejtësi është bazuar në modele të gabuara

Ben AndoningaBen Andoni
11 years më parë
në Faqja e pare, Intervista, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
2
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Çekiçi i gjyqtarit | Foto ilustrim nga Wikimedia

Kreu i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë Gerd Hoxha shprehet në një intervistë për BIRN se për Reformën për Drejtësi po merren si model vende pa një demokraci të konsoliduar.

Gjykata-Cekici
Çekiçi i gjyqtarit | Foto nga : Wikimedia

Institucionet për monitorimin e gjyqtarëve ekzistojnë. Ato janë ILDKPI, Inspektoriati i Ministrisë së Drejtësisë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë etj… Me to është e mundur të kontrollohen gjyqtarët, thotë kreu i Unionit të Gjyqtarëve. Por, këto institucione veçanërisht ILDKPI dhe Inspektoriati, i cili duhet të jetë vetëm një dhe nën varësinë e KLD-së dhe jo të Ministrisë së Drejtësisë, duhen trainuar dhe mbështetur; duhen shtuar kapacitetet njerëzore dhe infrastruktura e tyre, në mënyrë që të përballojnë volumin e madh të punës që kanë për të kryer, sipas z.Hoxha. Ai është më i hapur për median dhe e kërkon bashkëpunimin e saj, kurse nga ana tjetër shprehet edhe për modelet e gabuara që janë marrë për këtë Reformë. “Me keqardhje ne kemi konstatuar se: Strategjia ofron modele të disa shteteve që kanë probleme të theksuara në demokracinë e tyre të brendshme (Serbi, Ukrainë). Unë besoj se: Shqipëria sot është më mirë se para 25 apo 15 vjetësh. Demokracia jonë është më e konsoliduar dhe nuk ka ngjashmëri me këto vende. Për më tepër, ne sot kemi gjysmën e trupës së gjyqtarëve të dalë nga shkolla e magjistraturës, të cilët kanë një nivel të lartë profesional e etik, gjë e cila nuk është evidente tek këto shtete”, shton ai.

Në ditët tona ka një anatemim të madh, kur vjen puna për gjyqtarët. A është e vështirë që të kontrollohen në konceptin tuaj dhe a janë të mjaftueshme strukturat që mund të verifikojnë drejtpërdrejtë dhe tërthorazi korrupsionin e tyre?

Hoxha: Ju falënderoj për pyetjen dhe mundësinë që po më jepni për t’u shprehur edhe ne gjyqtarët lidhur me Reformën në Drejtësi. Sa i përket pyetjes Tuaj dëshiroj të theksoj se: aktualisht me institucionet që ekzistojnë (ILDKPI, Inspektoriati i MD dhe KLD, KLD, etj…) është e mundur të kontrollohen gjyqtarët. Por, këto institucione veçanërisht ILDKPI dhe Inspektoriati ( i cili duhet të jetë vetëm një dhe nën varësinë e KLD dhe jo të MD) duhen trainuar dhe mbështetur; duhen shtuar kapacitetet njerëzore dhe infrastruktura e tyre, në mënyrë që të përballojnë volumin e madh të punës që kanë për të kryer. Për pasojë, mendoj se, nuk është i nevojshëm krijimi i superstrukturave kushtetuese për të kontrolluar gjyqtarët. Paratë që janë planifikuar për të rekrutuar personat që do punojnë në këto superstruktura (që më thënë të vërtetën janë shumë) është më mirë t’iu shpërndahen institucioneve ekzistuese. Aq më tepër që këto superstruktura do të mbledhin informacion nga strukturat ekzistuese”.

Ka shumë struktura që merren me drejtësinë dhe krijimi i superstrukturave kushtetuese, që propozohen, do t’u vendosen këtyre ekzistuese. Pse bëhet kaq e vështirë puna për transparencën, kur vjen puna për gjyqtarët?

Hoxha: Unë mendoj që pjesa më e madhe e gjyqtarëve në Shqipëri dëshirojnë të ketë një Reformë, përfshi këtu edhe rritjen e transparencës së punës së tyre. Madje UGJSH ka ndërmarrë nisma për të bashkëpunuar me median (sidomos gazetarët investigativë) për të sjellë më afër publikut punën e gjyqtarëve, sesi zhvillohen proceset, rregullat dhe kohën e domosdoshme që kërkon zhvillimi i një procesi të rregullt ligjor. Mendojmë se kjo do të jetë një iniciativë e mirë për të ulur perceptimin negativ që publiku ka ndaj nesh”.

Cili është koncepti i organizimit tuaj sa i përket rekrutimit të gjyqtarëve, sanksionimit me ligj të sistemit të gradave me tre shkallë, i cili do të parandalojë rikthimet e padrejta në sistem dhe do të ulte presionin ndaj gjyqtarëve në promovimin e tyre?

Hoxha: Sikundër e kemi shprehur edhe në rekomandimet tona drejtuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë më dt.16.09.2015, ne jemi të vendosur që gradualisht të kalohet në sistemin e rekrutimit të gjyqtarëve vetëm nga Shkolla e Magjistraturës dhe ngritjen e gjyqtarëve në detyrë vetëm mbi bazën e eksperiencës së tyre profesionale si gjyqtarë. Por, me keqardhje shohim se, në Strategjinë e miratuar në korrik 2015 nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka një devijim nga ky sistem që ne kërkojmë.

A janë disi arbitrare propozimet për t’u mbështetur në modele të huaja?

Hoxha: Modelet janë gjithmonë të vlefshme për t’iu referuar. Por, ne duhet të jemi të kujdesshëm në përzgjedhjen e modeleve që duam t’iu ngjasojmë. Me keqardhje ne kemi konstatuar se, Strategjia ofron modele të disa shteteve që kanë probleme të theksuara në demokracinë e tyre të brendshme (Serbi, Ukrainë). Unë besoj se Shqipëria sot është më mirë se para 25 apo 15 vjetësh. Demokracia jonë është më e konsoliduar dhe nuk ka ngjashmëri me këto vende. Për më tepër, ne sot kemi gjysmën e trupës së gjyqtarëve të dalë nga shkolla e magjistraturës, të cilët kanë një nivel të lartë profesional e etik, gjë e cila nuk është evidente tek këto shtete. Ka plot shembuj të tjerë që mund t’iu referohemi, shembuj që kanë rezultuar produktivë ndër vite. Një problem tjetër që ne vazhdojmë të kemi është marrja e modeleve dhe implementimi i tyre on block, pa marrë parasysh kushtet dhe rrethanat në të cilat gjendet vendi ynë.

Kjo intervistë është pjesë e një cikli intervistash nga BIRN Albania me ekspertë dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar të përfshirë në procesin e reformës në drejtësi. Ky cikël artikujsh që synon të nxisë informimin dhe debatin publik mbi reformën, mbështetet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.

 

Etiketa: BIRNBIRN AlbaniademokracidemokraciagazetarGerd HoxhagjyqtarinfrastrukturakushtetueseKuvendiLigjnismaParaPunaPunëReformaSerbiSHshkollashqipShqipëriShqipëria
Tjetri
Tirana dhe Shkupi arrijnë marrëveshje në “luftën e perimeve”

Tirana dhe Shkupi arrijnë marrëveshje në “luftën e perimeve”

Komente 2

  1. Bledi says:
    11 years më parë

    Reforma ne drejtesi duhet te behet sa me shpejt e nuk eshte bazuar ne modele te gabuara po ky eshte nje interpretim personal. te ishte e gabuar me siguri qe sdo kishte nje konsesus te tille nga te gjithe nderkombetaret.

  2. DREJTSI says:
    10 years më parë

    Gerti Hoxha pjese e kupoles qe ndertuan dhe konsoliduan moralin e korrupsionit, pra kupola qe e beri korrupsionin e morakshem eshte dhe Gerti Hoxha, dhe pse ankohet dhe mendon qe ai dhe shume kolege te tij jane te drejt sepse kane dalur nga magjistratura , Gerti prap e di shume mire qe ai dhe kupola qe kane ndertuar jane te korruptuar dhe pse sic eshte rendomt ne politiken e shqipeve ku perpiqen ti japin aktit emertimin ndryshe. Gerti e di shume mire qe korrupsioni nuk lind sepse ka gjygjtare pa magjisttature apo me kursin gjashmujor te plepat qe prodhoj sistemi berishian 92 97 si gjn gjoni, hajdari etc sigurisht ato jane te korruptuar po aq sa jane dhe gjygjtaret me magjistratur, çeshtja nuk qendron tek shkollimi por tek ndergjegja , racio dhe morali. Ne shqiperi kshu siç vershon korrupsioni qe prej 25 vjetve dhe po te mbarojn 3 universitete gjygjtaret shqipe le te bejn dhe mastera ne angli e gjermani etj , prap do jene te korruptuar po aq as Gjinat dhe Hajdarat sepse kan ligesi brenda dhe te gjithe forcat i perdorin per te miren personale(te shtojn pasurit) nuk kane menduar kurre per te miren e perbashket dhe shtetin e se drejtes. Kshu qe Gerti Hoxha mos te na marri per injorant me keto arsyetime medjokre qe jep ,boll e moret ne qaf kete popull ne emer te korrupsionit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.