AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kosova dhe Serbia dështuan në zbatimin e marrëveshjes së normalizimit

Paulina NushingaPaulina Nushi
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto nga raporti i BIG DEAL.

Vetëm katër nga 17 marrëveshjet e arritura gjatë bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE mes Prishtinës dhe Beogradit që synonin normalizimin e marrëdhënieve kanë arritur të zbatohen deri më tani, thotë një raport i ri.

Foto nga raporti i BIG DEAL.
Foto nga raporti i BIG DEAL.

Vetëm katër nga 17 marrëveshjet mes Beogradit e Prishtinës të arritura në Bruksel që nga viti 2011, janë implementuar plotësisht, tregon raporti i fundit BIG DEAL, iniciativë për mbikëqyrje qytetare të bisedimeve. Dështimi i zbatimit të marrëveshjeve të negociuara deri më tani po shkakton vështirësi gjithnjë e më të madhe për shqiptarët dhe serbët që jetojnë në Kosovë, thotë raporti i publikuar të martën.

Raporti i titulluar “Të përçarë” është përgatitur nga BIRN Kosova, Internews Kosova dhe Qendra e Avokimit për Kulturë Demokratike nga Mitrovica e veriut. Raporti ka zbuluar se periudha e gjashtë muajve të fundit ka qenë kohë e ndarjes së shoqërisë së Kosovës sa i përket dialogut, si dhe kohë e rritjes së ndjenjave negative te të dy kryeqytetet.

BIG DEAL fton Prishtinën, Beogradin dhe Bashkimin Europian ta bëjë prioritet procesin e ashtuquajtur ‘normalizim’, meqë shumica e marrëveshjeve mes dy anëve nuk janë implementuar deri më tani.

“Është fatkeqësi që, sikurse gjashtë muaj më herët kur prezantuam raportin e parë, vetëm katër nga 16 marrëveshje të arritura janë implementuar plotësisht“, tha Faik Ispahiu, Drejtor Ekzekutiv i Internews Kosova.

“Katër vjet e gjysmë pas nisjes së dialogut, Kosova dhe Serbia refuzojnë të njohin diplomat e njëra-tjetrës. Draft-ligji mbi kadastrin është bllokuar prej dy vjetësh, pa progres, dhe kosovarët akoma nuk kanë kod telefonik operativ përkundër faktit se jo një, po dy marrëveshje janë nënshkruar pikërisht për këtë temë“, shtoi Ispahiu.

Megjithatë, raporti vëren se ka pasur pak progres drejt uljes së kostos për lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë.

Dushan Radakoviç nga qendra ACDC tha se marrëveshja mbi drejtësinë ka ngelur mbrapa në implementim dhe kjo ka pasur kosto vërtetë të madhe për qytetarët.

“Na duhet gjykata në mënyrë që veriu i Kosovës të mos jetë më vakum i sundimit ligjor. Gjyqësori është themel i çdo shoqërie. Kur të implementohet njëherë kjo marrëveshje plotësisht, do ta bëjë më të lehtë implementimin e të tjerave”, u shpreh Radakoviç.

Raporti vjen si rezultat i më shumë se 100 intervistave me negociatorë, politikanë vendorë, gjyqtarë e qytetarë të thjeshtë, brenda një viti e gjysmë hulumtimi intensiv në çdo anë të Kosovës dhe të Serbisë. Duke ofruar një pasqyrë të thellë të gjendjes aktuale të implementimit, raporti BIG DEAL synon që procesin e normalizimit të marrëdhënieve ta bëjë më transparent.

“Mos-llogaridhënia gjatë procesit, kur politikanët përdorin edhe mundësinë më të vogël për të akuzuar anën tjetër për mos-implementim të marrëveshjeve, largon shumë perspektivën e normalizimit “, tha Tanja Maksiç, koordinatore e programit në BIRN Serbia.

Raporti i tretë BIG DEAL analizon dinamikën e implementimit, që është penguar seriozisht nga ngërçi politik në Kosovë, nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Serbisë dhe krizat që i zhvendosën vëmendjen Bashkimit Europian.

“Ajo çka është shqetësuese rreth shpejtësisë së zbatimit të marrëveshjeve nuk është fakti se marrëveshja e 19 prillit 2013 e cila duhej të zbatohej deri në fund të atij viti nuk është implementuar as tani në fund të vitit 2015, por dy gjëra tjera“, tha Bodo Weber nga Këshilli i Politikave të Demokratizimit.

“Së pari, siç ka treguar episodi i UNESCO-s, BE dhe SHBA-të duket se nuk kanë ende një master-plan që përcakton ku duhet të përfundojë dialogu dhe sidomos se si duket rruga deri aty. Së dyti, duke margjinalizuar çështjet e demokracisë në mënyrë që të zgjidhen zënkat rreth statusit, BE dhe SHBA kanë kontribuuar në dëmtimin e demokracisë si në Kosovë ashtu edhe në Serbi. Ky trend rrezikon ta zhbëjë progresin e kufizuar të arritur në dialog“, tha Weber.

“Progresi i parë në gjashtë muajt e fundit ka qenë arritja e marrëveshjeve në gusht, duke zhbllokuar rrugën për implementimin e marrëveshjes për telekomin dhe energjinë“, tha Valerie Hopkins, hulumtuesja kryesore e raportit.

“Ka pasur edhe marrëveshje mbi të ardhmen e urës së Mitrovicës dhe mbi elementet kryesore të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, por progresi lidhur me këtë të fundit vazhdon të jetë i bllokuar deri në mesin e janarit kur Gjykata Kushtetuese pritet ta japë vendimin se a është marrëveshja në harmoni me Kushtetutën e Kosovës”, u shpreh Hopkins.

Marrë nga Kallxo.com

Etiketa: Bashkimit EuropianBEBIRNBrukseldialogdiplomatGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseGjyqgjyqtarKosovaKosovëkostokushtetueseMarrëveshjamarrëveshjemasterMitrovicaMitrovicënormalizimprogresraportRaportiSerbiSerbiaSHSHBAUNESCOVendimetVeriu i Kosovës
Tjetri
Tre përçarjet e Europës

Tre përçarjet e Europës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.