AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Hetimi amerikano-shqiptar dënoi grupin e trafikimit të qindra shqiptarëve drejt SHBA

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një traget i Ishullit Staten po kalon pranë Statujës së Lirisë në Gjirin e Nju Jorkut më 5 shkurt 2015. (AP Photo/Richard Drew)

Ambasada amerikane në Tiranë ka mirëpritur vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për dënimin me 59 vjet burg të një organizate të trafikut të qënieve njerëzore, që kontrabandoi mbi 600 shqiptarë drejt SHBA.

Një traget i Ishullit Staten po kalon pranë Statujës së Lirisë në Gjirin e Nju Jorkut më 5 shkurt 2015. (AP Photo/Richard Drew)
Një traget i Ishullit Staten po kalon pranë Statujës së Lirisë në Gjirin e Nju Jorkut më 5 shkurt 2015. (AP Photo/Richard Drew)

Vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për dënimin me 59 vjet burg të një grupi të trafikut të qënieve njerëzore është mirëpritur nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.  Grupi kriminal prej 5 personash trafikoi qindra njerëz nga Veriu i Shqipërisë përmes Meksikës, drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një njoftim të publikuar në faqen e saj në Facebook, ambasada amerikane deklaroi se organizata kriminale është përgjegjëse për trafikimin e paligjshëm në SHBA të më shumë se 600 shtetasve shqiptarë.

“Ajo shfrytëzoi shpresat dhe ëndrrat e emigrantëve të mundshëm, duke i vënë ata në rrezik ndërsa siguroi mbi 15 milionë dollarë si të ardhura kriminale,” thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA.

Të enjten, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 59 vjet burg pesë anëtarët e kësaj organizate, të cilët akuzoheshin për veprat penale të “ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “grupit të strukturuar kriminal”. Sipas vendimit, Nertil Previzi nga Maqedonia u dënua me 11.6 vjet burg, Fatos Fasko me 14 vjet burg, Enver Karaj me 13 vjet burg, Fatmir Bakalli me 11.6 vjet burg dhe Nikoll Kolaj me 9 vjet burg.

Në një investigim të mëparshëm, BIRN zbuloi se qindra shqiptarë nga Malësia e Madhe dhe Shkodra kishin ndjekur një itinerar të gjatë përmes vendeve të Amerikës Latine për të mbërritur si klandestinë ilegalë në Shtetet e Bashkuara. Investigimi shpjegonte se trafikantët e qënieve njerëzore merrnin 25 mijë dollarë për njeri, në momentin e mbërritjes në Amerikë.

Një numër i madh të rinjsh nga komunat e Kastratit dhe Kelmendit në Malësi të Madhe u trafikuan në Shtetet e Bashkuara nga grupi i mësipërm përgjatë viteve 2013-2014. Grupi i trafikantëve u siguroi atyre pasaporta bullgare të falsifikuara dhe i shoqëroi ata në vende të ndryshme të Europës deri në Spanjë, prej nga niste fluturimi drejt vendeve të Amerikës Latine.

Gjatë hetimit të saj, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka arritur të vërtetojë se shqiptarët arrinin në Meksiko ose në Kankun, ku falë lidhjeve meksikane të Fatos Haskos dërgoheshin në kufi me Amerikën për të kaluar ilegalisht.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara thotë se vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda është rezultat i një hetimi të përbashkët mes Byrosë për Sigurinë Diplomatike të Departamentit të Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me policinë dhe prokurorinë shqiptare.

“Kontrabandimi i emigrantëve është një krim i rëndë dhe Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara të ndjekin penalisht kontrabandistët sipas të gjitha hapësirave të ligjit amerikan dhe atij shqiptar,” tha ambasada amerikane në Tiranë.

Etiketa: BIRNBurgFacebookGjykataGjykatëGjykatësInvestigimKrimKufiMalësia e MadheMaqedoniaOrganizata kriminalepasaportaProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndarrezikSHBAshqipshqiptareShtetet e BashkuaraShteteve të Bashkuara të AmerikësVendimi
Tjetri
Raporti: Institucionet publike jo transparente dhe të mbyllura

Raporti: Institucionet publike jo transparente dhe të mbyllura

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.