AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

7,000 boshnjakë ende të pastrehë pas luftërave të viteve 1990

Rodolfo ToengaRodolfo Toe
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qendra kolektive ne Hrasnica. Foto: BIRN.

Njëzet vjet pas përfundimit të luftës, më shumë se 7,000 njerëz të zhvendosur nga konflikti ende jetojnë në strehime të përkohshme në “qendra kolektive” anembanë Bosnjës dhe Hercegovinës.

Qendra kolektive ne Hrasnica. Foto: BIRN.
Qendra kolektive ne Hrasnica. Foto: BIRN.

Në një ndërtesë konvikti të kohës së Jugosllavisë për sportistët dhe atletët në Hrasnica, disa kilometra në perëndim të Sarajevës, 14 familje të ngelura të pastreha nga koha e luftës po presin ende strehim të përhershëm.

Asnjë nga 32 njerëzit që jetojnë atje nuk presin që gjendja e tyre të përmirësohet së shpejti.

“Është një turp që qenie njerëzore duhet të jetojnë në kushte të tilla të varfra në shekullin e 21-të,” tha Sead Ajanoviç, 42 vjeç, i cili ka jetuar me familjen e tij për më shumë se 20 vjet në “qendra kolektive” të ndryshme në të gjithë vendin.

Ajanoviç është me origjinë nga qyteti i Cajnicës pranë Gorazhdes, në lindje të vendit, e cila pësoi spastrim brutal etnik gjatë luftës. Ai u desh të largohej nga qyteti i tij i lindjes bashkë me familjen e tij.

“Kam gruan me vete dhe së bashku u desh të rrinim katër fëmijë brenda kësaj qendre,” tha ai.

Ajanoviç ende zotëron disa toka në Cajnicë, por pasi kanë kaluar kaq shumë vite, ai nuk ka më dëshirë të kthehet në shtëpi.

“Kam një punë të vogël dhe mund të mbijetoj, disi. Në Cajnicë është e pamundur të gjej një mënyrë për të fituar jetesën,” tha ai.

Jeta brenda qendrës kolektive nuk është aspak e lehtë. Shumica e familjeve kanë vetëm një ose dy dhoma për të fjetur dhe për të gatuar vaktet e tyre. Të kesh banjë personale konsiderohet privilegj.

“Disa familje janë pak më me fat dhe kanë banjat e tyre private brenda dhomave të tyre, por ne kemi banja dhe dushe të përbashkëta,” shpjegoi Miralem Salcin, veterani 51-vjeçar i luftës.

Salcin gjithashtu ka jetuar për vite me radhë në qendrën në Hrasnica, bashkë me gruan e tij, Elvedinën, dhe vajzën e tyre Azrën, e cila është 11 vjeçe.

Familja është nga Sarajeva, por ata e humbën shtëpinë e tyre gjatë luftës. Ata nuk paguajnë fatura apo qira në qendër. Megjithatë, ky është kompensim shumë i vogël për humbjet tjera të tyre, shpjegojnë ata.

“Ne nuk kemi punë dhe nuk marrim asnjë lloj pensioni apo përkrahjeje sociale. Pjesa më e madhe prej nesh mbijetojnë vetëm me punë të vogla të përditshme,” tha Miralem.

Elvedina Salcin, 35 vjeçe, së fundmi është operuar nga kanceri dhe po mjekohet. “Fatmirësisht, sigurimi im shëndetësor mbulonte kirurgjinë, por ende duhet të paguaj që të marr ilaçet. Është e vështirë. Unë jam vazhdimisht e sëmurë,” tha ajo.

Autoritetet boshnjake kanë premtuar në mënyrë të vazhdueshme se do të ndërtojnë shtëpitë alternative për familjet në Hrasnica, por asnjë nga banorët nuk pret ndonjë përmirësim së shpejti.

“Ne kemi marrë një mbështetje nga disa OJQ, por shteti dhe autoritetet e entitetit të Federatës na kanë braktisur plotësisht. Të vetmit që kujdesen për ne janë njerëzit që punojnë në Ministrinë për Refugjatët në kantonin e Sarajevës,” tha Miralem.

Qendra kolektive në Hrasnica nuk është i vetmi në Bosnje.

Njëzet vjet pas përfundimit të luftës, 7,247 refugjatë ende jetojnë në 121 qendra të tilla në të gjithë vendin, sipas Unionit për Kthim të Qëndrueshëm dhe Integrimin e Bosnjës dhe Hercegovinës.

“Fatkeqësisht, ky problem nuk është zgjidhur pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve boshnjake dhe donatorëve ndërkombëtarë,” tha për BIRN Merhunisa Zukiç, kryetarja e Unionit.

“Ka disa strategji dhe plane për të ndërtuar shtëpi të reja për këta njerëz, por, për fat të keq, puna po vazhdon shumë ngadalë,” tha Zukiç.

“Problemi më i madh është se rreth 700 njerëz që jetojnë në këto qendra kolektive nën 17 vjeç, që do të thotë se fëmijët që kanë lindur në këto ndërtesa gjatë viteve 1990, nuk janë larguar kurrë që këtu dhe tani po bëhen edhe vetë me fëmijë,” shtoi ajo.

Etiketa: BanorëBIRNBosnjeFamiljeKESHkompensimmbështetjePunaSarajevëSHSigurimiToka
Tjetri
Zaptimi: Aktivistët serbë rigjallërojnë kinematë e rrënuara

Zaptimi: Aktivistët serbë rigjallërojnë kinematë e rrënuara

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.