AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Krishtlindja sjell dilema për çiftet me besim të përzier në Serbi

Drew AdamekngaDrew Adamek
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Beogradi, Serbia. Foto ilustruese Flickr/Alexanyan.

Zakonet e ndryshme të Krishtlindjes katolike dhe tëtë krishterëve protestantë dhe ortodoksë mund të shndërrohen në një eksperiencë speciale për të martuarit e feve të ndryshme.

Beogradi, Serbia. Foto ilustruese Flickr/Alexanyan.
Beogradi, Serbia. Foto ilustruese Flickr/Alexanyan.

Jaime Arias është një katolik nga El Salvador dhe gruaja e tij Dragana Jovanovic-Arias është një ortodokse nga Beogradi.

Këtë vit, ata po festojnë së bashku Krishtlindjen e parë të djalit të tyre të porsalindur dhe po punojnë shumë që të balancojnë traditat dhe ritualet e feve të ndryshme.

Ata duhet të vendosin në disa gjëra, duke filluar me faktin nëse Krishtlindja është më 25 apo 7 janar.

A do të japin dhurata për Krishtlindje, siç është tradita e katolikëve, apo do t’i lënë ato për Vitin e Ri, sipas mënyrës serbe? Do të jetë Ivani katolik apo ortodoks, apo të dyja?

“Ne kemi dy kultura në shtëpinë tonë dhe duam të ruajmë traditat e të dyja kulturave”, tha Jaime.

“Kemi rënë dakord mbi vlerat fetare, por është shumë e rëndësishme që të respektojmë ato tradita pa hequr dorë nga asgjë”.

Jaime, 35 vjeç, dhe Dragana, 30 vjeçe, po zbulojmë se ndërsa ka sfida për të balancuar besimet fetare në një martesë, një martesë ndërfetare mund të jetë një eksperiencë e pasur nëse të dy janë të gatshëm të bëjnë kompromis dhe të ndajnë.

“Çështja kyçe zakonisht ka në qendër si do të festohet Krishtlindja pa tjetërsuar partnerin,” tha Jon M Sëeeney, bashkautor i librit “Dashuri e përzier: familja dhe identiteti fetar në shekullin e 21”, përmes një interviste në email.

“Mund të jetë gjë e mirë nëse një familje e bën siç duhet. Fëmijët janë në gjendje të rriten duke vlerësuar dhe marrë pjesë në dy ose më shumë tradita familjare njëherazi,” shtoi ai.

Për familjet e krishtera si Jaime dhe Dragana pushimet nuk janë të ndara nga besimet por nga datat dhe ritualet.

Ende, këto ndryshime mund të shkaktojnë grindje dhe mund të lëndojnë ndjenjat nëse një partner ndihet i shpërfillur.

“Ishte një pyetje e rëndësishme për ne dhe diskutuam gjatë si donim ta festonim,” tha Jaime. “Ne nuk kemi pasur kurrë një problem me këtë, sepse kemi rënë dakord më parë”.

“I këshilloj njerëzit të respektojnë besimet e të tjerëve,” tha Robin Fox nga Kisha Anglikane e Shën Mërisë në Beograd.

Një tjetër çift i përzier, Andre Marotto, 40 vjeç dhe gruaja e tij Katarina, 41 vjeçe, thotë se ata kanë përdorur të shkuarat e tyre të ndryshme për t’i dhënë një thellësi besimit të tyre dhe kuptimit për njëri tjetrin.

“Kur lidhesh me tradita të tjera, kthehesh pas te thelbi i asaj që na bashkon si të krishterë dhe kjo na çon te baza e besimit,” tha Marotto, një protestant brazilian. “Patjetër që na zgjeron horizontet dhe mënyrën si e perceptojmë besimin tonë”.

Por rrethanat martesore ndonjëherë mund ta bëjnë kompromisin të vështirë.

Ivana Djordjević, 24 vjeçe, u rrit në një shtëpi fetare të përzier që festonte si Krishtlindjen katolike dhe atë ortodokse.

Që kur u martua, Ivana ka festuar vetëm krishtlindjet ortodokse sepse burri i saj dhe familja e tij janë ortodoksë serbë. Megjithatë, ajo shpreson që kjo të ndryshojë së shpejti.

“Ne ende jetojmë me vjehrrin dhe vjehrrën. Por kur unë, bashkëshorti dhe vajzat të shkojmë në shtëpinë tonë, do të festojmë edhe Krishtlindjen katolike. Ajo është ende pjesë e imja,” thotë Ivana.

Ndonjëherë gjetja e një rruge për të vlerësuar diferencat fetare mund të jetë aq e thjeshtë sa provimi i ushqimit të ri.

“Vitin e shkuar gatova një gjel deti më 25 dhjetor dhe ishte hera e parë që shumica e familjes së gruas sime e provoi,” tha Jaime.

“Ata i pëlqyen të gjitha salcat dhe pjatat e tjera që nuk i kishin parë më parë dhe ishte një mënyrë shumë e bukur për të ndarë me ta traditat e mia”.
Ky reportazh u publikua në gazetën e përjavshme Belgrade Insight. Klikoni këtu për një kopje.

Etiketa: BashkëshortiBeogradbesimbrazilianFamiljeIdentiteti fetarkatolikëkrishterëkrishtlindjeKulturaortodoksSerbiSerbiaSHShpresON
Tjetri
Vangjel Dule i zhgënjyer nga Edi Rama

Vangjel Dule i zhgënjyer nga Edi Rama

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.