AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Vendi

Ministria e ekonomisë pretendon arritjen e një marrëveshjeje që do të ulë kostot e fluturimeve

Fatjona MejdiningaFatjona Mejdini
10 years më parë
në Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Aeroporti Nënë Tereza. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.

Zyrtarët pretendojnë se kanë arritur një marrëveshje me aksionerët e aeroportit të Tiranës për t’i dhënë fund monopolit të fluturimeve ndërkombëtare, megjithëse disa ekspertë janë skeptikë.

Aeroporti Nënë Tereza. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.
Aeroporti Nënë Tereza. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.

Zyrtarët shqiptarë thonë se kanë arritur një marrëveshje me aksionerët në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, TIA, për t’i dhënë fund të drejtës ekskluzive të fluturimeve ndërkombëtare dhe për të ndërtuar aeroporte të reja që do të kenë fluturime më të lira.

Qeveria e qendrës së majtë drejtuar nga Edi Rama u zotua në fushatën zgjedhore të vitit 2013 të rikonsiderojë koncesionin me aksionerët e TIA dhe të liberalizojë tregun për të hapur rrugën e fluturimeve të lira. Nën një marrëveshje koncensionare të nënshkruar në tetor 2004, TIA ka të drejtën të menaxhojë aeroportin Nënë Tereza të Tiranës për 20 vjet me një monopol të të gjitha fluturimeve ndërkombëtare nga dhe për në Shqipëri.

Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, tha në një takim të martën me operatorët turistikë se ata kishin rënë dakord me aksionerët e koncensionit të TIA që t’i jepnin fund monopolit mbi fluturimet ndërkombëtare dhe të hapnin rrugën për ndërtimin e aeroporteve të reja në Shqipërinë jugore që do të bëjnë fluturime më të lira.

“Ne kemi rënë dakord me aksionerët e TIA të liberalizojmë fluturimet ndërkombëtare dhe kemi oferta konkrete për të ndërtuar aeroporte që do të bëjnë fluturime të lira nga Vlora dhe Saranda,” tha Ahmetaj.

Ai shtoi se marrëveshja me TIA do të kalohet së shpejti nga qeveria dhe parlamenti, duke hapur rrugën për fluturime me taksa të ulëta që do t’i bëjnë biletat më të lira.

Disa ekspertë ekonomikë vunë re një mungesë transparence në marrëveshjen që ministri pretendon se ka arritur me koncensionarët e TIA, drejtuar nga kompania AviAlliance e Gjermanisë.

Zef Preçi, drejtor i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, tha për BIRN se qeveria ka detyrë t’i tregojë shqiptarëve rreth negociatave dhe kushteve të sakta.

“Nëse ministri pretendon se ka gjetur një marrëveshje për t’i dhënë fund ekskluzivitetit të TIA në fluturime ne duhet të dimë kushtet,” tha ai.

“Nuk ka kuptim që një kompani e huaj të heqë dorë nga të ardhurat e veta kaq lehtësisht. Shtetasit kanë të drejtë t’i dinë detajet e asaj që po ndodh,” shtoi Preçi.

Megjithatë Preçi thotë se marrëveshja e koncensionit me TIA konsiderohet si një nga më të mirat, meqënëse i ka dhënë aeroportit të Tiranës një pamje të re, shtetasit shqiptarë e paguan shtrenjtë atë përmes biletave të shtrenjta të fluturimit.

Ai tha se pavarësisht premtimeve, kjo qeveri nuk ka bërë asgjë për të liruar tregjet shqiptare nga monopolet, dhe nuk ka arritur sukses në krijimin e konkurrencës së lirë dhe të drejtë.

Etiketa: AhmetajArben AhmetajBIRNEdi RamaIvana DervishiliraMarrëveshjamarrëveshjeMonopolQeveriaRamashqipShqipërishqiptaretaksaTIATiranëVloraZef Preçi
Tjetri
Krishtlindja sjell dilema për çiftet me besim të përzier në Serbi

Krishtlindja sjell dilema për çiftet me besim të përzier në Serbi

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.