AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Kosovarët nderojnë diplomatin amerikan në përvjetorin e masakrës

Antigona ShaipingaAntigona Shaipi
10 years më parë
në Faqja e pare, Rajoni, Reportazhe
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
William Walker hedh i pari beton për ngrijten e statujës së re. | Foto: BIRN

Ndërsa qindra njerëz shënuan 17 vjetorin e masakrës së shqiptarëve të Kosovës në Reçak, filloi gjithashtu puna për ngritjen e një statuje të William Walker, diplomati amerikan që raportoi i pari mizorinë.

William Walker hedh i pari beton për ngrijten e statujës së re. | Foto: BIRN
William Walker hedh i pari beton për ngrijten e statujës së re. | Foto: BIRN

Qindra njerëz vizituan kompleksin memorial në fshatin Reçak ditën e premte për të shënuar përvjetorin e vrasjeve të më shumë se 40 shqiptarëve të Kosovës më 15 janar 1999.

Një nga pjesëmarrësit, Shaip Mustafa, një 85-vjeçar nga Reçaku, kujton se si pa trupat e viktimave 17 vjet më parë në një kodër pranë fshatit.

“Lufta ishte e fëlliqur. Serbët nuk kursenin asnjë. Kam parë luftëra edhe më parë, por ushtarët luftonin kundër ushtarëve,” tha Mustafa për BIRN.

Forcat serbe të sigurimit rrethuan Reçakun dhe filluan ta sulmonin atë mëngjesin e 15 janarit 1999, më pas hynë në fshat dhe bastisën shtëpitë.

Disa burra u përpoqën të fshiheshin, por ata u zbuluan, u rrahën, u morën dhe më pas u vranë. Beogradi fillimisht këmbënguli se viktimat ishin guerilas të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Diplomati amerikan William Walker, i cili në atë kohë ishte shef i Misionit Vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, mori pjesë në përkujtimore.

Walker e raportoi i pari ngjarjen dhe tha se ajo ishte “një krim kundër njerëzimit” dhe se viktimat ishin civilë.

Ai mori pjesë në një ceremoni inauguruese të premten për të hedhur themelet për një statujë që do të ngrihet në nder të fshatit.

“Ishte një surprizë. Nuk më thanë që do të ndodhte kjo,” tha ai.

Walker mbajti gjithashtu një fjalim në përkujtimoren e organizuar nga komuna e Shtimës.

“Edhe pse po përkujtojmë një ditë të trishtueshme, një ngjarje të trishtueshme, duke ardhur këtu dhe duke takuar banorët e Reçakut, fëmijët e Reçakut dhe njerëz si ju, di që do të largohem optimist për të ardhmen e Kosovës,” tha Walker.

Sulmi në Reçak ishte pjesë e aktakuzës së Gjykatës së Hagës kundër Sllobodan Millosheviçit, por vendimi nuk u dha kurrë sepse ai vdiq në vitin 2006.

Operacioni u udhëhoq nga komandanti i policisë speciale serbe Goran Radosavleviç, i njohur ndryshe si Guri.

Radosavleviç, i cili tani është në pension dhe shërben në bordin ekzekutiv të Partisë Progresive të Serbisë, ka mohuar të jenë vrarë civilë, duke këmbëngulur se të gjithë ata që vdiqën ishin terroristë.

Drita Dugolli, e cila ishte dëshmitarja e parë nga Reçaku që dëshmoi kundër Millosheviçit në gjyqin e tij, erdhi në përkujtimore të premten bashkë me familjen e saj për t’i bërë homazhe disa prej të afërmve që ata humbën në vitin 1999.

Ajo tha se vazhdonte të vuante nga trauma e asaj që ajo dëshmoi atë ditë. “Nuk jam qetësuar ende nga ana psikologjike. Por më pështjellohet akoma më shumë kur shikoj politikanë që luftojnë për karrige,” tha Dugolli për BIRN.

Në përkujtimoren e ditës së premte, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga tha se njerëzit që luftuan për vendin po nderoheshin.

“Njerëzit e Kosovës nuk i kanë harruar ato ditë dhe ata janë të angazhuar ta bëjnë Kosovën ashtu si ata donin që të bëhej,” tha Jahjaga.

Ajo iu referua gjithashtu trazirave të fundit politike në vend dhe i bëri thirrje të gjitha palëve të përdorin dialogun për të kapërcyer problemet e tyre.

“Paqja ndërtohet me mund dhe ajo nuk mund të humbet. Gjuha jonë është gjuha e dialogut dhe jo e dhunës,” tha Jahjaga.

Kryetari i parlamentit, Kadri Veseli, shprehu gjithashtu shqetësim për zhvillimet e fundit, të cilat kanë parë protesta të dhunshme në rrugë dhe gaz lotsjellës vazhdimisht në seancat parlamentare në lidhje me debatin për marrëveshjet e ndërmjetësuara nga BE-ja me Serbinë dhe Malin e Zi.

“Ne e fituam lirinë, e shpallëm pavarësinë dhe e ndërtuam një shtet, pora po kujdesemi sot mjaftueshëm për problemet e tij?” pyeti Veseli.

Etiketa: aktakuzëAKUBanorëBEBIRNDhunëgazGjykatëGjykatësJahjagakadri veseliKosovëKrimLuftaMillosheviçoperacioniOSBEProtestaPunaReçakuSHSllobodan MillosheviçTerroristtraumaVendimiWilliam Walker
Tjetri
Aktivistët nga Shqipëria e akuzojnë policinë e kosovës për dhunë

Aktivistët nga Shqipëria e akuzojnë policinë e kosovës për dhunë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.