AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Stimujt e duhur për një të ardhme pa karbon

Thomas FrickengaThomas Fricke
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
The Eiffel Tower is seen illuminated during nightfall, in Paris, Tuesday, Jan. 12, 2016. (AP Photo/Thibault Camus)

Ndërsa marrëveshja e Parisit vuri synime shumë ambicioze për njerëzimin, zbatimi i tyre do të kërkojë politika më largpamëse sesa thjesht rritja e çmimit të energjisë që krijon ndotje më të madhe të mjedisit.

Marrëveshja klimatike që liderët e botës arritën në Paris muajin e shkuar është vlerësuar gjerësisht për krijimin e një objektivi ambicioz për limitimin e rritjes së temperaturës globale nën 2 gradë celsius mbi nivelet pre-industriale. Por marrëveshja është vetëm një hap, megjithëse i rëndësishëm. Politikëbërësit tani duhet të kuptojnë se si ta arrijnë këtë synim – jo i lehtë, veçanërisht për shkak se ndryshe nga besimi i përgjithshëm rritja e kostove për energji bashkëkohore nuk mund të llogaritet si motor i ndryshimit të nevojshëm drejt një të ardhme me nivele të ulëta karboni.

Në pamje të parë, logjika e stimujve ekonomikë negativë duket e qëndrueshme. Nëse, le të themi ngarja e një makine që  e konsumon karburantin në mënyrë jo efektive bëhet më e shtrenjtë, njerëzit supozohet se do kenë më pak gjasa ta përdorin atë. Por ndikimi i ndryshimit të çmimit të karburantit është i pjesshëm dhe i vonuar. Ndërsa shoferët mund të blejnë një makinë që e përdor karburantin me më shumë eficencë në kuptim afatgjatë, ata kanë më shumë gjasa, në kuptimin afatshkurtër të pakësojnë lloje të tjera të konsumit për të mbajtur nën kontroll rritjen e kostos. Kur duhet zgjidhur një problem kaq urgjent sa ndryshimi klimatik, duket se aplikohet shprehja e famshme Kejneziane – “në të ardhmen e largët, të gjithë do të vdesim”.

Për më tepër, edhe nëse klientët përgjigjen me eficencë, çmimet e karburantit fosil diktohen kryesisht nga tregjet e financiarizuara, që priren të jenë shumë armiqësore. Ulja e ndjeshme e çmimeve të naftës gjatë 18 muajve të fundit është një shembull ilustrues. Jo vetëm që çmimet e naftës në vetvete kanë dështuar të ulin pakësimin e konsumit, ato gjithashtu kanë penguar stimujt për të zhvilluar burime alternative energjie. Investimi në energjinë diellore le të themi se mund të jetë dukur me vlerë kur nafta kushtonte 100 dollarë për fuçi, por dukej më pak joshës kur çmimi ra poshtë 50 dollarëve për fuçi.

Politikëbërësit mund të rrisin taksat për të balancuar rënie të tilla. Por ndonjëherë rritje si këto mund të duhet të jenë të stërmëdha dhe miratimi i politikave të parregullta që pasqyrojnë luhatshmërinë e tregut nuk është kurrë një ide e mirë.

Çmimi i karbonit mund të përjetojë një fat të ngjashëm. Në Bashkimin Europian, çmimet e karbonit kanë qenë të ulëta për disa vite resht dhe tani pjesëmarrësit në treg duket se po ndjekin shumicën duke besuar se do të mbeten të tilla. Por nuk ka garanci që tregtimi i atyre që nuk çlirojnë gaz nuk do të funksionojë si tregjet e tjera financiare, duke prodhuar luhatje të mprehta financiare në çmimet e CO2. Nëse prishmëritë ndryshojnë papritur, tufa mund të kthehet dhe të vrapojë në drejtimin e kundërt, duke shkaktuar një rritje të çmimeve të CO2.

Një tjetër problem me qasjen e bazuar te çmimi për të lehtësuar ndryshimet klimatike është se ajo dështon në llogaritjen e potencialit të tregjeve për të krijuar stimuj të gabuar. Kur kosto e energjisë konvencionale rritet, furnitorët e rinj shohin një mundësi; kështu, përpara qershorit 2014 kur çmimet e naftës ishin të larta, investitorët derdhën burime në zhvillimin e naftës dhe gazit të shistit argjilor në SHBA. Furnizimi shtesë, megjithatë krijon rënie të çmimeve, duke pakësuar stimujt për të investuar në burime alternative të energjisë ose që kanë eficencë energjetike. Ky është një reagim normal i tregut, por nuk e çon papara luftën ndaj ndryshimit klimatik, që kërkon rritje të qëndrueshme të kostove.

Shkaku përfundimtar përse vetëm stimujt negativë janë të papërshtatshëm për të zvogëluar ndryshimin klimatik mund të jetë edhe më irracionali: pas disa vitesh rritje taksash, publiku është vazhdimisht kundër çdo politike që mund të rrisë çmimet e energjisë, pavarësisht nëse çmimet aktuale janë të larta apo të ulëta. Njerëzit janë aq të bindur që kostot e energjisë po “shpërthejnë”, pavarësisht kolapsit të fundit të çmimit të naftës, saqë një projekt i ri për rritjen sado të vogël të çmimeve është shumë i vështirë për t’u iniciuar.

Rezultati është i qartë: kur politikëbërësit t’i futen punës për projektimin e strategjive të ekzekutimit të marrëveshjes së Parisit, ata nuk duhet të mbështeten shumë mbi rritjen e kostove të energjisë për të çuar përpara objektivat e tyre. Një strategji që prezumon që tregu do t’i ndëshkojë ata që nuk investojnë në një të ardhme me pak karbon është jorealiste.

Një qasje më e mirë është e mundur: të shpërblehen direkt ata që investojnë në të ardhmen me karbon të ulët, qoftë duke rritur eficencën e energjisë apo duke zhvilluar burime të energjisë së pastër. Për shembull, qeveritë mund të zbatojnë skema të përshpejtuara të amortizimit për investimet në bizneset me pak karbon; të ofrojë subvencione për investimin në ndërtesat që janë efikase në energji dhe të krijojë politika që favorizojnë inovacionin industrial që synon pakësimin e çlirimit të gazit dhe rritjen e konkurrencës. E gjitha kjo do t’i bëjë karburantet fosile më pak tërheqëse si për investitorët dhe për konsumatorët.

Ndërsa një qasje e bazuar në stimujt të tillë pozitivë mund të kushtonte më shumë sesa ngritja e taksave në kuptim afatshkurtër, përfitimet afatgjata nuk mund të nënvlerësohen. Në një kohë kur ka rezistencë të fortë ndaj kostove më të larta të energjisë, ky mund të jetë mekanizmi më efektiv – sigurisht dhe më i zgjuar politik – për të çuar përpara synimet e vendosura në Paris.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Right Incentives for a Low-Carbon Future

Etiketa: CO2gazKarburantetkostoKrijonMarrëveshjaMjedisitnaftandotjeNdryshimet klimatikeProject SyndicatePunëRritja e KostoveSHBAShofersubvencioneTaksatTregTregu
Tjetri
“Lazarati I”, grupi i Gate Mahmutajt dënohet me 83 vjet burg

“Lazarati I”, grupi i Gate Mahmutajt dënohet me 83 vjet burg

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.