AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kroatët vënë në lojë ministrin e ri duke u regjistruar si “tradhtarë”

Sven MilekicngaSven Milekic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mijo Crnoja. Foto: BETAPHOTO/HINA/Lana SLIVAR DOMINIC/DS.

Me mijëra kroatë kanë vënë emrat e tyre në regjistrin online të “tradhtarëve të kombit”, duke tallur kështu ministrin e ri të veteranëve të luftës Mijo Crnoja, i cili tha se po planifikonte një katalog të armiqve të shtetit.

Mijo Crnoja. Foto: BETAPHOTO/HINA/Lana SLIVAR DOMINIC/DS.
Mijo Crnoja. Foto: BETAPHOTO/HINA/Lana SLIVAR DOMINIC/DS.

Mbi 5,000 njerëz kanë hyrë në internet gjatë ditëve të fundit për t’u regjistruar si tradhtarë ndaj Kroacisë në shenjë goditje satirike për regjistrin zyrtar që është propozuar së fundmi nga ministri i ri i veteranëve të luftës Mijo Crnoja.

Regjistri i tradhtarëve, i krijuar nga arti kolektiv kroat SKROZ (“Krejtësisht”), doli në internet të shtunën, duke i lejuar njerëzit të shtonin emrat e tyre, vendet e banimit dhe arsyet pse ata e konsiderojnë veten tradhtarë.

SKROZ tha se ishte një reagim ndaj premtimit të Crnojas për të botuar një regjistër të tradhtarëve që tradhtuan interesat kombëtare kroate dhe një tjetër regjistër të njerëzve që sulmuan Kroacinë gjatë luftës së viteve 1990.

“Nëse dikush ka shkelur ligjet e Republikës së Kroacisë dhe ka tradhtuar interesat kombëtare, nuk ka asnjë arsye pse të mos përfshihet në regjistër,” tha Crnoja të shtunën.

SKROZ megjithatë tha se kishte ndërhyrë për të kursyer paratë që ministria e Crnojas do të duhet të shpenzonte me tenderat publikë për të krijuar regjistrin.

“Të vetëdijshëm për situatën e vështirë ekonomike në të cilën ndodhet vendi, ne kemi vendosur ta ndihmojmë ministrin dhe kështu edhe buxhetin, dhe e krijuam vetë regjistrin vullnetarisht,” tha ai.

Ndër ata që u regjistruan në faqen e internetit të SKROZ, Stipe Vitaljiç nga qyteti bregdetar i Splitit tha se ai e konsideron veten një tradhtar sepse “nuk jam i sigurt nëse mund ta bëj si duhet shenjën e kryqit”.

Ivica Cosiç nga Kutina në Kroacinë Qendrore tha se ai ishte tradhtar “sepse ishte liberal”, ndërsa Damir Tortiç nga Zagrebi tha se ai ishte regjistruar sepse “e dua Kroacinë, por nuk jam hajdut”.

Ndërkohë, Fronti i Punëtorëve i krahut të majtë po organizon për të hënën e ardhshme një protestë të “tradhtarëve” në sheshin e Shën Markut në Zagreb, ku ndodhen ndërtesa qeveritare dhe ajo parlamentare.

Në një deklaratë ku lajmërojnë për protestën, organizatorët listuan disa arsye pse ata e konsiderojnë veten tradhtarë.

“E pranoj që jam tradhtar, sepse nuk mendoj se “mbrojtësit” profesionistë (termi i përdorur në Kroaci për veteranët e luftës së viteve 1990) duhet të përcaktojnë atë që mendojnë dhe thonë,” ishte një nga arsyet e tyre – duke iu referuar Crnojas, i cili është veteran lufte.

Tomislav Karamarko, kryetari i partisë kryesore qeveritare, Bashkimi Demokratik Kroat, HDZ, të shtunën tha se ai e mbështeste idenë e regjistrit dhe e përkrahte Crnojan.

“Mbrojtësit duhen kuptuar, duke marrë parasysh ndjeshmërinë e tyre dhe kohën që ata kaluan duke luftuar në Luftën Atdhetare (emri zyrtar i përdorur për luftën e Kroacisë),” tha ai.

Por Nikola Grmoja, zëdhënës për partinë e vogël qeveritare, Ura e Listave të Pavarura, MOST, tha të hënën se partia e tij “nuk e mbështet një retorikë të tillë apo regjistrin e tradhtarëve”.

“Nuk e di se mbështetur në çfarë baze do të krijohet regjistri dhe bazuar në çfarë kriteresh, sepse kjo ngjan me një gjueti shtrigash që nuk i hyn në punë askujt,” tha Grmoja.

Ai shtoi se i përkrahë njerëzit që janë regjistruar në regjistrin e SKROZ të tradhtarëve.

 

Etiketa: EmrigjuetiKroaciLuftePartiaPunëPunëtorPunëtorëSHURAZagreb
Tjetri
Serbia vuan nga largimi i “trurit” në Perëndim

Serbia vuan nga largimi i “trurit” në Perëndim

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.