AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Naser Oriç del para gjyqit

Erna MackicngaErna Mackic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Naser Oriç me avokaten e tij duke mbërritur në gjykatë. Foto: BIRN.

Ish-komandanti i Srebrenicës Naser Oriç doli para gjykatës në Sarajevë për krime lufte, i akuzuar si përgjegjës për vrasjen e tre serbëve në vitin 1992 – një çështje që ka zemëruar shumë boshnjakët e vendit.

Naser Oriç me avokaten e tij duke mbërritur në gjykatë. Foto: BIRN.
Naser Oriç me avokaten e tij duke mbërritur në gjykatë. Foto: BIRN.

Gjyqi i Oriç u hap në gjykatën shtetërore boshnjake në kryeqytet të martën me leximin e aktakuzës, e cila e padit atë dhe ish-ushtarin Ushtrisë Boshnjake Sabahudin Muhiç për vrasjen e tre robërve serbë në fshatrat Zalazje, Lolici dhe Kunjerac në vitin 1992.

“Viktimat ishin të burgosur lufte. Ata dorëzuan armët e tyre dhe ishin nën kontrollin e forcave të Mbrojtjes Territoriale në Srebrenicë. Oriç dhe Muhiç e dinin që po shkelnin konventat e Gjenevës, sepse të burgosurit ishin nën mëshirën e tyre,” tha prokurori Miroslav Janjiç.

Sipas akuzave, Oriç vrau një prej të burgosurve të luftës duke e qëlluar atë me thikë në qafë, pasi e goditi në këmbë. Ai goditi gjithashtu edhe një të burgosur tjetër, i cili më pas u vra nga Muhiç, ndërsa i burgosuri i tretë u vra gjithashtu nga ushtari, pretendon prokuroria.

Gjyqi filloi pavarësisht kundërshtimeve nga ana e mbrojtjes së Oriçit, e cila u shpreh se ai ishte gjykuar dhe liruar nga akuzat për të njëjtat krime nga gjykata e mbështetur nga OKB-ja në Hagë.

Por gjykata e OKB-së ka thënë se aktakuza e ngritur në Bosnjë dhe Hercegovinë është shymë ndryshe nga akuzat nga të cilat ai u lirua nga Gjykata e Hagës.

Ajo tha se Gjykata e Hagës e liroi Oriçin nga përgjegjësia komanduese për vrasjen e një personi në rajonin e policisë në Srebrenicë dhe gjashtë persona të tjerë në ambientet e ndërtesës së komunës.

Mbrojtja e Oriç pohoi se hetimi boshnjak zgjati vetëm një muaj, gjë e cila ishte e çuditshme për krime shumë më të vogla, e jo më për një rast krimesh lufte.

“Prokuroria listoi pesë dëshmitarë në vendimin e tyre për të hapur hetimin. Asnjë prej tyre nuk e përmendi Oriçin apo e lidhi atë me krimin. Kështu që si mundet prokuroria të ketë vendosur të hapë hetimin?” pyeti avokatja e Oriç, Lejla Coviç.

Coviç tha se ishte gjithashtu dyshuese që dëshmia e një dëshmitari kyç të mbrojtur me emrin e koduar 01 u bë publike vetëm nëntë ditë pas hapjes së hetimit.

“Duket sikur prokuroria ishte psikike, sikur ata e dinin se çfarë do të ndodhte,” tha ajo, duke shtuar se 01 e kishte ndryshuar dëshminë e tij disa herë, kështu që mbrojtja do të jetë në gjendje të vërtetojë që ai nuk është dëshmitar i besueshëm.

Prokuroria kërkoi që masat të cilat nuk e lejojnë Oriçin të udhëtojë jashtë entitetit të Federatës së Bosnjës të mbeten në fuqi, por mbrojtja e kundërshtoi këtë gjë.

“Gjyqi ka filluar, kështu që ju i keni nën kontroll lëvizjet e Oriçit. Ai po i ndjek seancat dëgjimore. Kështu që masa të tilla nuk janë të nevojshme,” tha Coviç.

Oriç iu drejtua gjithashtu gjykatës dhe tha se ai nuk ka kërcënuar ndonjë dëshmitar dhe nuk shikon ndonjë arsye për kufizime të mëtejshme të lëvizjes së tij.

Prokurori Janjiç u shpreh se këto ishin masat më të lehta dhe se ato duhet të mbeten në fuqi.

Oriç kërkohet edhe në Serbi për krime lufte. Në qershor të vitit të kaluar ai u arrestua në kufirin francezo-zviceran me kërkesë të prokurorisë së Serbisë, e cila ta akuzonte atë për krime në Srebrenicë. Por ai u ekstradua në fund në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe jo në Serbi.

Padia e ish-komandantit të Srebrenicës në Bosnjë dhe Hercegovinë u kritikua ashpër si nga viktimat serbe të luftës – të cilat u shprehën se akuzat ishin shumë modeste – dhe nga viktimat boshnjake të krimeve serbe.

Para fillimit të seancës dëgjimore të martën, një grup të mbijetuarish të gjenocidit të Srebrenicës u mblodhën përpara ndërtesës së gjykatës për të mbështetur Oriçin, ndërsa një grup tjetër me rreth 20 viktima lufte serbe të Bosnjës erdhën për të parë fillimin e gjyqit.

Munira Subasiç, presidente e shoqatës “Nënat e Srebrenicës dhe Enklavat e Zepës” tha për mediat se Oriç ishte një hero për shkak të rolit të tij në luftën kundër forcave serbe në vitet e para masakrave në Srebrenicë në vitin 1995.

“Ne nuk do t’i lejojmë këto akuza, të cilat janë të bazuara në dëshmitarë të rremë”, tha Subasiç.

Por Vinko Lale, sekretari i Unionit të Ish të Burgosurve të Kampit të Rajonit Birac, tha se ai shpreson se akuzat ndaj Oriçit do të zgjerohen edhe më shumë.

“Ai ka kryer krime të tjera kundër serbëve në rajonet e Srebrenicës dhe Bratunacit dhe shpresoj që bashkëpunëtorët e Oriçit do të kapen,” tha ai.

Dëshmitarët e parë në gjyq janë programuar të dëshmojnë më 16 shkurt.

Etiketa: aktakuzëAkuzaArmëBIRNdëshmitarëGjenevëGjykataGjykatëGjykatësGjyqGjyqiKrimekrime luftekufizimeLufteMasaMbrojtjaOKBParapresidenteProkuroriProkuroriaPunëPunëtorPunëtorëSerbiShpresONviktimaviktima lufte
Tjetri
Liderët politikë premtojnë t’i japin fund korrupsionit në zgjedhje

Liderët politikë premtojnë t’i japin fund korrupsionit në zgjedhje

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.