AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Aktivistët kroatë shënjestrojnë ministrin “reaksionar” të kulturës

Sven MilekicngaSven Milekic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Zlatko Hasanbegoviç. Foto: BETAPHOTO/HINA/Damir SENCAR/DS.

Ministri kroat i sapoemëruar i kulturës, Zlatko Hasanbegoviç, është “sulmuar” për politikat e tij të krahut të djathtë, kritikat e tij ndaj antifashistëve dhe mungesën e tij të eksperiencës në sektorin e kulturës.

Zlatko Hasanbegoviç. Foto: BETAPHOTO/HINA/Damir SENCAR/DS.
Zlatko Hasanbegoviç. Foto: BETAPHOTO/HINA/Damir SENCAR/DS.

Sapo Zlatko Hasanbegoviç u emërua ministër i ri i kulturës javën e kaluar, disa OJQ nisën protesta kundër emërimit të tij, duke u shprehur se pikëpamjet e tij politike dhe CV-ja e tij e bënin atë të papërshtatshëm për atë punë.

OJQ “Domino” me bazë në Zagreb të dielën shfaqi me projektor një prej komenteve të diskutueshme të Hasanbegoviçit në murin e ndërtesës së ministrisë së kulturës: “Antifashizmi është një frazë boshe.”

Ata ishin të zemëruar nga një intervistë që Hasanbegoviç dha në Radio Televizionin Kroat HRT në maj të vitit 2005, kur ai tha se antifashizmi nuk ishte një faktor vendimtar në krijimin e shtetit kroat.

“Antifashizmi nuk është themeli i këtij shteti, por një frazë boshe që nuk ka bazë në tekstin kushtetues. Nuk përmendet askund në kushtetutë si një fjalë e vetme,” tha ai.

Hasanbegoviç është historian dhe studiues në Institutin e Shkencave Shoqërore “Ivo Pilar”, i cili është fokusuar kryesisht në historinë e komunitetit mysliman në Kroaci dhe në ish-Jugosllavi në shekujt e 19-të dhe 20-të.

Për një periudhë kohe në vitet 1990 dhe 2000, ai ishte kreu i krahut rinor të Partisë Kroate të të Drejtave, e cila lavdëron haptazi Shtetin e Pavarur të Kroacisë, një shtet pro-nazist gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore, dhe përkujton çdo vit themelimin e tij.

"Antifashizmi është një frazë boshe.": Citimi i Hasanbegoviçit i projektuar në ministri. Foto: Queer Zagreb Season.
“Antifashizmi është një frazë boshe.”: Citimi i Hasanbegoviçit i projektuar në ministri. Foto: Queer Zagreb Season.

Ai tani është një anëtar i Bashkimit Demokratik Kroat, HDZ, partia më e fortë në qeverinë e re.

Sipas CV-së së tij, Hasanbegoviç nuk ka punuar kurrë në sektorin e kulturës – një fakt që ka shkaktuar gjithashtu pakënaqësi.

Një grup aktivistësh publikuan një “nekrologji” për ministrinë dhe organizuan një funeral simbolik para selisë së saj në Zagreb të hënën.

“Me dhimbje të madhe, raportojmë se pas një sëmundje të shkurtë dhe të vështirë, ministria e kulturës papritur ndërroi jetë,” thuhej në nekrologji.

Shoqata Kroate e Shkrimtarëve dhe Qendra Kroate P.E.N., dega vendase e shoqatës ndërkombëtare P.E.N.të shkrimtarëve, ditën e martë nisi një peticion për largimin e Hasanbegoviçit, duke cituar mungesën e tij të eksperiencës për atë post dhe “qëndrimin e papranueshëm reaksionar ideologjik”.

“Ne besojmë se kultura duhet të mbrohet kundër të gjitha atyre ideologjive që në një farë mënyre krijojnë një regjim me koncepte të kufizuara, revizioniste dhe nacionaliste të politikës kulturore dhe prodhimit,” thuhej në peticion, i cili u nënshkrua nga 179 anëtarët e dy organizatave.

Por Hasanbegoviç tha se pikëpamjet e tij po keqinterpretoheshin.

“Trishtohem që deklaratat e mia janë përdorur në mënyrë selektive dhe se janë përdorur për linçim mediatik,” tha ai për mediat në parlament ditën e premte.

Ai u shpreh se lëvizja jugosllave antifashiste udhëhiqej nga komunistë, të cilët krijuan diktaturë në vend.

“Stalini, lideri jugosllav Josip Broz Tito dhe Pol Poti ishin të gjithë antifashistë,” tha ai.

Kryeministri Tihomir Oreskoviç të hënën tha se mendonte se Hasanbegoviçi ishte “i kualifikuar për postin e ministrit të kulturës”, duke shtuar se ai është “një njeri i drejtë dhe antifashist.

Hasanbegoviçi aktualisht është aktiv në një OJQ të quajtur “Skuadra e Nderuar Bleiburg”, e cila fokusohet në përkujtimin e dorëzimit të forcave të armatosura të NDH-së dhe civilëve te partizanët jugosllavë në bashkinë austriake të Bleiburgut, në kufi me Slloveninë në maj të vitit 1945.

Pas dorëzimit të tyre, partizanët ekzekutuan disa mijëra viktima, edhe pse numri i saktë i vdekjeve mbetet ende i kontestuar. Gjatë kohës së Jugosllavisë, përkujtimorja e përvitshme e Bleiburgut u shndërrua në fokus festimi të NDH-së.

Ndërsa mbante një fjalim në Bleiburg në maj të vitit 2012, Hasanbegoviç tha se vendimi nga qeveria kroate e qendrës së majtë në atë kohë për të tërhequr fondet për ceremoninë e përvitshme ishte një ofendim për të gjitha viktimat “e tragjedisë më të madhe që kanë përjetuar ndonjëherë kroatët”.

Ai u shpreh se asnjë anëtar i njësive të NDH-së që u vra “nuk u gjykua në ndonjë gjykatë të paanshme civile që do të kishte përcaktuar fajin e tyre”.

Etiketa: aktivistAktivistëdominoish-JugosllaviJugosllaviKroaciKufiKulturaMinistria e KulturësnazistParaparlamentPartiapeticionProtestaQeveriaSHTitoVendimiviktimaZagreb
Tjetri
Normalja e re e luhatur e Kinës

Normalja e re e luhatur e Kinës

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.