AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Rumania jep dënimin e parë për krimet e komunizmit pas Çausheskut

Marian ChiriacngaMarian Chiriac
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Alexandru Visinesku, një ish-drejtues burgu.

Rumania dënoi një drejtues burgu të kohës komuniste me 20 vjet burg, duke e bërë kështu të ndëshkuarin e parë për krimet e kryera mbi 50 vjet më parë, një hap i rëndësishëm për rehabilitimin e ish të burgosurve politikë të dikurshëm.

Alexandru Visinesku, një ish-komandat burgu.
Alexandru Visinesku, një ish-drejtues burgu.

Kastacioni i gjykatës së lartë të Rumanisë të mërkurën i qëndroi një dënimi 20-vjeçar për Alexandru Visinesku, një ish-drejtues burgu i akuzuar për vrasje të të paktën 12 të burgosurve politikë gjatë regjimit komunist.

Ky ishte gjyqi i parë i një kreu të epokës komuniste në Rumani që kur diktatori Nikolai Çaushesku u gjykua dhe u ekzekutua në vitin 1989.

Midis vitit 1956 dhe 1963, Visinesku drejtoi burgun famëkeq Ramnicu Sarat ku u burgosën liderët para-komunistë dhe elita intelektuale.

Visinesku, i cili tani është 90 vjeç, ishte i përfshirë në rrahje të të burgosurve, në privimin e tyre nga trajtimi mjekësor dhe ekspozimin e tyre ndaj të ftohtit. Shumë të burgosur politikë, përfshirë një ish-diplomat dhe një kryetar partie, vdiqën si rezultat i kësaj.

Më shumë se 50 vjet kanë kaluar që nga vdekjet e të dënuarve, por sipas ligjit rumun nuk ka asnjë afat kohor për ndjekjen penale të krimeve të rënda.

Visinesku nuk ishte i pranishëm në gjykatë për të dëgjuar vendimin. Në të kaluarën ai i ka mohuar akuzat dhe këmbënguli se ka ndjekur urdhrat. Ai gjithashtu pohoi se disa të burgosur vdiqën nga pleqëria.

Pas dekadave të mohimit, Rumania më në fund ka filluar përpjekjet për të ndëshkuar krimet e epokës komuniste. Në vitin 2014, Instituti Rumun për Hetimin e Krimeve të Komunizmit, IIÇMER, ka publikuar një listë të 35 njerëzve të dyshuar për përfshirje në ndalimin dhe torturimin e disidentëve gjatë kohës komuniste.

“Vendimi i gjykatës për Visineskun vjen paksa vonë por ka rëndësi të madhe. Është i rëndësishëm së pari për rehabilimin e viktimave dhe nga ana tjetër, hap rrugën për më shumë ndëshkime mbi krimet e kryera në periudhën komuniste,” tha presidenti i IIÇMER, Dinu Zamfirescu të mërkurën.

Dy ish-shefa të burgjeve në periudhën komuniste, Ioan Ficior dhe Florian Cormos, gjithashtu akuzohen për shkaktim të vdekjeve dhe torturim të të burgosurve politikë. Ata i kanë mohuar akuzat.

Në vitet e fundit, kanë dalë në dritë detaje tmerruese mbi torturat që rojet i shkaktonin të burgosurve politikë.

Raportet tregojnë se rreth 120,000 nga 617,000 të burgosur politikë vdiqën në atë kohë. Shumica ishin politikanë, priftërinj, shkrimtarë dhe diplomatë, por disa ishin edhe fshatarë.

Komisioni hetues është përqendruar në krimet politike të kryera nga fillimi i viteve 1950 deri në 1964, kur u shpall një amnisti e përgjithshme.

Etiketa: BurgdiplomatFlorianGjykatëGjykatësGjyqihetuesKrimet e komunizmitkryetarMjekmjekëpaktParaRumaniRumaniaVendimivrasje
Tjetri
Një varr, dy amanete dhe zemërim për zhvarrosjen e Ibrahim Kodrës

Një varr, dy amanete dhe zemërim për zhvarrosjen e Ibrahim Kodrës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.