AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Ish të përndjekurit, dy të tretat e kompensimit ende të pashlyera

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish të përndjekurit gjatë protestës para Kuvendit më 26 nëntor 2015. Foto kortezi: Xhabyni

Ministria e Financave bëri të ditur se në vitet 2009-2015, 13 miliardë lekë u janë shpërndarë ish të përndjekurve politikë të regjimit komunist, ndërkohë që detyrimet totale të buxhetit ndaj tyre arrijnë në 47 miliardë lekë.

Ish të përndjekurit gjatë protestës para Kuvendit më 26 nëntor 2015. Foto kortezi: Xhabyni
Ish të përndjekurit gjatë protestës para Kuvendit më 26 nëntor 2015. Foto kortezi: Xhabyni

Gjatë vitit 2015, qeveria shpenzoi 2 miliardë lekë (14 milionë euro) për të kompensuar vuajtjet e ish të burgosurve politikë të regjimit komunist, ose rreth 4 për qind të detyrimit total prej 47 miliardë lekësh që qeveria shqiptare mori përsipër në bazë të një ligji të vitit 2007.

Ministria e Financave publikoi sot të dhëna të detajuara mbi kompensimet e dhëna në periudhën 2009-2015 si dhe rezultatet e deritanishme të krijuara nga ndryshimi i ligjit në vitin 2014, ndryshim që i ndau përfituesit e ligjit në kategori “parësore” dhe “dytësore”. (Kliko këtu për të parë njoftimin e plotë të Ministrisë së Financave.)

Sipas njoftimit, gjatë vitit 2015 përfituan rreth 6,800 ish të përndjekur të ndarë në të dy kategoritë si dhe në “këstet” e ndryshme. Rreth 22 mijë ish-të burgosur politikë dhe trashëgimtarët e tyre aplikuan gjatë vitit 2008 për të përfituar kompensimin e premtuar nga qeveria e asaj kohe.

Ministria e Financave, e cila përpunoi aplikimet dhe kreu llogaritjet mbi fondet që nevojiteshin për këtë kompensim, doli në konkluzionin se nevojiteshin rreth 47 miliardë lekë (335 milionë euro) për të mbyllur procesin e kompensimit.

Që nga koha kur u miratua ligji, qeveria e kaluar duket se tentoi të përfitojë politikisht nga procesi duke alokuar fonde të pakta në përgjithësi në periudhat para zgjedhjeve. Kriteret e përfitimit të vendosura në ligj qenë të tilla që fondi i nevojshëm për kompensim qe relativisht i lartë për t’u përballuar nga buxheti i shtetit. Por praktika iu kthye në bumerang kur një grup ish të përndjekurish politikë organizuan një grevë urie në Tiranë duke kërkuar kompensim më të shpejtë.

Qeveria nuk pranoi të ndryshojë kriteret e kompensimit, siç u kërkua nga disa ish të burgosur, të cilët sugjeruan një skemë më të qëndrueshme pensionesh relativisht të larta për ish-të burgosurit e moshuar, të cilët ka gjasa që do t’i mbyllin sytë pa i parë paratë e kompensimit.

Partia Socialiste në fushatën e saj elektorale të vitit 2009, premtoi kompensim të shpejtë brenda katër vjetëve të mandatit të saj, gjë që nënkuptonte nevojën për të vënë në dispozicion të kompensimit rreth 80 milionë euro në vit, shifër që qeveria nuk e dha. Në vend të kësaj, qeveria aktuale ofroi të njëjtën shumë vjetore prej më pak se 2 miliardë lekësh për kompensimin, por e ndryshoi skemën duke i dhënë prioritet grave ish të burgosura mbi 70 vjeç dhe burrave ish-të burgosur mbi 75 vjeç, ndërsa pjesa tjetër e ish – të burgosurve do të duhet të presë.

Me kuotën aktuale të fondeve të vëna në dispozicion nga buxheti i shtetit, do të nevojiten edhe 17 vjet të tjera për të mbyllur procesin e kompensimit, kohë gjatë së cilës, një pjesë e madhe e ish të dënuarve ka gjasa do të jenë ndarë nga jeta.

Etiketa: buxhetiBuxheti i ShtetitEuroFondekompensimKompensimetLigjMinistria e FinancaveParaPartiaPartia SocialisteQeveriaQeveria shqiptareSHshqiptare
Tjetri
Sekretari amerikan i Shtetit, vizitë 3-orëshe të dielën në Tiranë

Sekretari amerikan i Shtetit, vizitë 3-orëshe të dielën në Tiranë

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.