AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Sekretari amerikan i Shtetit, vizitë 3-orëshe të dielën në Tiranë

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Sekretari amerikan i shtetit John Kerry | Foto nga : AP

John Kerry do të shtrëngojë duart me presidentin Nishani dhe do të zhvillojë takime me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha, ndërsa mesazhet e tij priten me interes nga klasa politike shqiptare.

Sekretari amerikan i shtetit John Kerry | Foto nga : AP
Sekretari amerikan i shtetit John Kerry | Foto nga : AP

Shqipëria po bëhet gati të presë sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry-një vizitë që përkon me 25 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai do të mbërrijë të dielën në orën 9:00 të mëngjesit në aeroportin “Nënë Tereza”, i shoqëruar nga ndihmës-sekretarja për Çështjet Europiane dhe Euro-Aziatike, Viktoria Nuland. Përgjatë 3 orëve të qëndrimit në Tiranë, Kerry do të shtrëngojë duart me presidentin Nishani dhe do të zhvillojë takime me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.

Vizita e Sekretarit Kerry në Tiranë u lajmërua më 4 shkurt nga një zëdhënës i Departamentit të Shtetit. “Ai do të takohet me liderët shqiptarë për të diskutuar integrimin e mëtejshëm Euro-Atlantik të Shqipërisë dhe bashkëpunimin e fortë bilateral me Shtetet e Bashkuara,” tha zëdhënësi John Kirby.

Përmes një njoftimi për shtyp, Presidenca tha se John Kerry do të pritet në aeroportin “Nënë Tereza” nga presidenti Bujar Nishani. Më pas, ai do të udhëtojë drejt kryeministrisë, ku do të zhvillojë bisedime me kryeministrin Edi Rama.

Pas takimit me Edi Ramën, Kerry do të takojë edhe kryetarin e opozitës, Lulzim Basha si dhe një grup liderësh të rinj. Ai do të largohet në mesditë drejt Kalifornisë, ku do të bashkohet me presidentin Obama në Samitin U.S-ASEAN më 15 dhe 16 shkurt.

Vizita e shkurtër e Sekretarit amerikan të Shtetit në Tiranë pritet me interes të lartë për mesazhet që do t’i përcjellë klasës politike shqiptare. Ajo përkon me debatin për reformën në drejtësi, ku ambasada amerikane në Shqipëri ka luajtur një rol të dorës së parë në mbështetje të saj.

Një tjetër çështje në tavolinën e diskutimeve pritet të jetë ajo e anëtarëve të opozitës iraniane, të cilët gjenden nën mbrojtjen amerikane në kampin “Liria” në Irak. Qeveria e drejtuar nga Berisha mori përsipër strehimin e 200 muxhahedinëve disa vjet më parë, ndërsa mediat raportojnë se qeveria e Ramës ka rënë dakord të garantojë strehimin edhe për 1 mijë iranianë të tjerë.

Etiketa: BashabisedimeBujar NishaniEdi RamEdi RamaEuroIrakJohn KerryLiriaLulzim BashambështetjeMuxhahedinëPresidencaQeveriaRamaSekretari Amerikan i ShtetitsekretarjaSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareShtetet e BashkuaraShteteve të Bashkuara të Amerikësvizita
Tjetri
Papa dhe të drejtat e pronësisë

Papa dhe të drejtat e pronësisë

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.