AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Tregtarët ambulantë kundër bashkisë; sfidë e përditshme në Tiranë

Lindita ÇelangaLindita Çela
10 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
1
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Policia bashkiake u përball me një të moshuar që shet cigare në qendër të Tiranës më 22 janar 2016. Foto kortezi: Xhabyni

Qindra tregtarë ambulantë sigurojnë me vështirësi paratë e mbijetesës nga shitja e produkteve bujqësore në Tiranë, nën frikën e aksioneve të vazhdueshme të policisë bashkiake.

Policia bashkiake u përball me një të moshuar që shet cigare në qendër të Tiranës më 22 janar 2016. Foto kortezi: Xhabyni
Policia bashkiake u përball me një të moshuar që shet cigare në qendër të Tiranës më 22 janar 2016. Foto kortezi: Xhabyni

Çdo mëngjes, Nurija udhëton për 15 kilometra nga ura e Beshirit drejt qendrës së Tiranës për të shitur prodhimet e tokës së saj; ca kilogramë presh, limonë, lakër dhe brokoli. 60-vjeçarja i ekspozon ato mbi dy arka të vjetra në një nga tunelet e pallateve në rrugën “Abdyl Frashëri”, ndërsa e kalon ditën mes klientëve të paktë dhe frikës se mos shfaqet policia.

Cepi i fshehtë i pallatit  është për gruan e moshuar i vetmi vend që i lejon të ushqejë familjen dhe të kujdeset për bashkëshortin e paralizuar, por nevojat e saj bien ndesh me një plan masash të Bashkisë së Tiranës për “pastrimin” e rrugëve nga tregtarët ambulantë.

Më 14 gusht 2015, Bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj mori vendimin për lirimin e hapësira publike të zaptuara në mënyrë të paligjshme, ndërsa policia bashkiake organizoi disa aksione radhazi kundër tregtarëve ambulantë. Jeta e Nurijes dhe e qindra shitësve të tjerë të ngjashëm në rrugët e Tiranës u vështirësua nga ky vendim.

Në pamundësi për të braktisur shitjen e produkteve bujqësore, “ambulantët” janë zhvendosur nga rrugët kryesore drejt hapësirave mes pallateve apo lagjeve të brendshme, ku është më e vështirë të diktohen nga policia.

Njësoj si Nurija, edhe Bakushja nga Peza shet prej 15 vitesh vezë fshati dhe ullinj në afërsi të sheshit Wilson në Tiranë. Në fund të ditës, ajo shpreson të fitojë 1 mijë lekë nga produktet e saj.

“Rrimë gjithë frikë, pasi policia jo vetëm që na merr mallin, por na vendos edhe gjobë,” i tha ajo BIRN.

Policia bashkiake u përball me një të moshuar që shet cigare në qendër të Tiranës më 22 janar 2016. Foto kortezi: Xhabyni
Policia bashkiake u përball me një të moshuar që shet cigare në qendër të Tiranës më 22 janar 2016. Foto kortezi: Xhabyni

Gruaja në meso-moshë do të kishte dashur të shiste në një treg të licensuar që nuk ekziston. Mundësia e saj e vetme për të mos u përballur me policinë është t’u drejtohet tregtarëve, por në fund të ditës ajo do të kishte më pak para për familjen e saj.

Nga gushti i vitit 2015, policia bashkiake e Tiranës ka vendosur 3443 gjoba mbi tregtarët ambulantë për zënie hapësirash publike, ndotjen e ambientit dhe ushtrim të aktivitetit pa leje.

E vendosur për të luftuar informalitetin, Bashkia e Tiranës tha në një njoftim për shtyp se ka plane për ndërtimin  e tregjeve të reja publike dhe private për këtë kategori shitësish.

“Aktualisht, jemi duke ndërmarrë një plan veprimi për identifikimin dhe zonimin e zonave prioritare ku do të instalohen tregje publike dhe private, sipas të gjitha standardeve, në përputhje me paketën higjenike. Bashkia është gjithashtu në procesin e licensimit të gjithë tregëtarëve ambulantë,” thuhet në njoftim.

Një fëmije që shet çamçakizë i ra kutia në tokë ndërsa punonjësit e Policisë Bashkiake tentuan t'ia konfiskonin 'mallin' në Tiranë më 22 janar 2016. Foto kortezi: Xhabyni
Një fëmije që shet çamçakizë i ra kutia në tokë ndërsa punonjësit e Policisë Bashkiake tentuan t’ia konfiskonin ‘mallin’ në Tiranë më 22 janar 2016. Foto kortezi: Xhabyni

Për të realizuar këtë plan, Bashkia ka nisur punimet në bulevardin Petro Nini Luarasi dhe pranë shkollës “Katër dëshmorët” në njësinë nr.8. Në tregun e parë pritet të sistemohen 54 tregtarë ambulantë ndërsa në të dytin kapaciteti është më i madh.

Përveç qendrës së Tiranës, ky proces ka përfshirë edhe zonat periferike të Tiranës. Tregtarët e zonës së quajtur Varri i Bamit në Njësinë Administrative nr.3 kanë marrë njoftim se do të zhvendosen në një hapësirë tjetër.

Bashkia e Tiranës pretendon se ka edhe një projekt për tregje të lëvizshme, me qëllim promovimin e produkteve lokale. “Tregjet e lëvizshme do të funksionojnë sipas një grafiku dhe orari në ditë të caktuara,”-tha bashkia përmes një njoftimi.

Por derisa këto plane të bëhen realitet, shitësit ambulantë do të vazhdojnë të sfidojnë policinë bashkiake, që tenton me çdo kusht t’i heqë nga rruga.

Isufi, një shitës bimësh medicinale nga zona e Freskut në Tiranë i tha BIRN se për të siguruar produktet punon e gjithë familja, ndaj të rrezikojë është e vetmja zgjedhje që ai ka.

“Ime shoqe i paketon gjatë gjithë dimrit, ndërsa unë dal në rrugë për t’i shitur. Kur vjen policia, shtirem sikur nuk është malli im,” përfundon ai.

Etiketa: AdministrativeBashkiaBIRNcigareErion VeliajLokalepaktParaPoliciapolicia bashkiakeSHShpresONTiranëTregURAVendimzgjedhje
Tjetri
“ Star Wars ” i shton shkëlqimin perlës kroate të Adriatikut

“ Star Wars ” i shton shkëlqimin perlës kroate të Adriatikut

Komente 1

  1. landi says:
    10 years më parë

    Ti biem te varferve ne emer te luftes informalitet, nderkohe qe peshqit e medhenje plackisin Shqiperine ne cdo cep.

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.