AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Tërhiqet Nishani, dekreton dy ministrat e rinj

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti Bujar Nishani, gjatë një aktiviteti | Foto nga : LSA/Gent Shkullaku

Pas vonesave disaditore dhe në limitet e afateve kushtetuese, Presidenti Bujar Nishani firmosi sot dekretimin e ministrave Ahmetaj dhe Ekonomi duke i dhënë fund përplasjes me maxhorancën.

Presidenti Bujar Nishani, gjatë një aktiviteti | Foto nga : LSA/Gent Shkullaku
Presidenti Bujar Nishani, gjatë një aktiviteti | Foto nga : LSA/Gent Shkullaku

Presidenti Bujar Nishani firmosi sot (22 shkurt) dekretet për emërimin në detyrë të ministrave të rinj të qeverisë “Rama”, Arben Ahmetaj në postin e Ministrit të Financave dhe Milva Ekonomit në postin e Ministres së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, gjashtë ditë pasi kërkesa e kryeministrit mbërriti në presidencë dhe një ditë para mbarimit të afatit kushtetues.

Tani, Kuvendi ka edhe tre ditë kohë për të diskutuar dekretet e shkarkimit dhe dhjetë ditë kohë për të diskutuar dekretet e emërimit.

Nishani, i zgjedhur me votat e Partisë Demokratike dhe LSI si president me shumicë të thjeshtë në vitin 2012, fillimisht dekretoi shkarkimin e dy ministrave paraardhës Cani dhe Ahmetaj dhe më pas refuzoi të dekretojë emërimet, duke pretenduar që Kuvendi i Shqipërisë duhej të miratonte fillimisht dekretet e shkarkimit para se ai të dekretonte emërimet. Veprimet e Nishanit bien ndesh me praktikën e deritanishme, ku zakonisht presidentët kanë miratuar njëkohësisht dekretet e shkarkimeve me ato të emërimeve të cilat janë diskutuar njëkohësisht në Kuvend më pas.

Sipas Kushtetutës, presidenti ka vetën rol honorifik në emërimet dhe shkarkimet e ministrave, e përforcuar kjo me një interpretim të nenit 98 të Kushtetutës nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2002, ku sanksionohet se presidenti nuk ka të drejtë të diskutojë cilësitë e emrave të propozuar të ministrave.

Mbetet e paqartë se pse Nishani vendosi të veprojë ndryshe këtë herë, duke ngritur mundësinë e një krize kushtetuese. Në rast se Nishani nuk do të zbatonte detyrimin kushtetues të dekretimit të ministrave, qeveria pati kërcënuar aktivizimin për herë të parë në historinë e vendit të mekanizmit për shpalljen e një veprimi apo mosveprimi nga ana e presidentit si shkelje e Kushtetutës, pas të cilës, Kuvendit i lind e drejta të fillojë procedura shkarkimi ndaj tij.

Mandati i presidentit aktual përfundon vitin e ardhshëm, kohë në të cilën, Kuvendi do të duhet të fillojë procedurat për zgjedhjen e një presidenti të ri.

Ministri i Financave Shkëlqim Cani u shkarkua nga detyra më 16 shkurt pasi drejtoi Ministrinë e Financave që nga shtatori i vitit 2013. Kryeministria nuk dha motive për shkarkimin e tij, por marrëdhëniet mes tyre qenë përkeqësuar gjatë muajve të fundit si pasojë e rezistencës së bërë nga Ministria e Financave në lidhje me një koncesion të pakërkuar për ndërtimin e një sistemi elektronik për gjurmimin e faturave të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Etiketa: AhmetajArben AhmetajBujar NishaniekonomiGjykataGjykata KushtetueseKoncesionkrizeKryeministriakushtetueseKuvendKuvendiLSIMinistria e FinancaveParaPartisë DemokratikepresidentQeveriaRamashkarkimishqip
Tjetri
Hebrenjtë serbë do të rimarrin pronat e tyre

Hebrenjtë serbë do të rimarrin pronat e tyre

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.