AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Greva e minatorëve zbulon vështirësitë e sektorit minerar të Rumanisë

Marian ChiriacngaMarian Chiriac
10 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Minatorë në Rumaninë perëndimore kanë frikë se do të humbasin vendet e tyre të punës. | Foto: GlasulHd.ro

Një protestë nga minatorët në Rumaninë perëndimore për shkak të humbjes së vendeve të punës nxjerr në pah dështimin e vendit për të ristrukturuar industrinë e prapambetur minerare të vendit.

Minatorë në Rumaninë perëndimore kanë frikë se do të humbasin vendet e tyre të punës. | Foto: GlasulHd.ro
Minatorë në Rumaninë perëndimore kanë frikë se do të humbasin vendet e tyre të punës. | Foto: GlasulHd.ro

Rreth 50 minatorë hynë në ditën e tretë të protestës së zhvilluar nën tokë kundër planeve të qeverisë për të ristrukturuar kompaninë shtetërore të energjisë  Complexul Energetic Hunedoara, CEH, e cila u shpall në gjendjen e paaftësisë paguese në janar.

Qindra minatorë në minierat Vullkan dhe Lonea filluan protestën të hënën, nga frika se do të humbasin vendet e tyre të punës.

Disa kanë vijuar të qëndrojnë nën tokë, të tjerë kanë hyrë në grevë urie ndërsa të tjerë kanë zbritur në galeri por nuk kanë punuar.

“Ne po presim për masa të qarta nga qeveria për të na ndihmuar. Të gjithë minatorët po protestojnë kundër planeve për të ristrukturuar kompaninë përmes shkurtimit të vendeve të punës dhe ne do të vijojmë të protestojmë deri sa të marrim konfirmim se CEH nuk do të shpallet e falimentuar,” deklaroi Ioan Ciubotaru, një drejtues sindikalist.

Sindikatat ankohen gjithashtu për kushtet e këqija të punës, mungesën e kushteve të sigurisë si dhe kërkojnë që në këtë sektor të investohen më shumë para për të përmirësuar situatën.

Për të përmbledhur problemin, menaxheri i përgjithshëm i CEH Viorel Stancu dha dorëheqjen të martën, vetëm një javë pasi qe emëruar në këtë post.

Ministri i Energjisë së Rumanisë Victor Grigorescu tha se ai i mirëkuptonte njerëzit në situatë të vështirë, por se kompania kishte gjithsesi nevojë për t’u ristrukturuar.

“Ne na duhet të presim për një plan të qartë nga administratori gjyqësor. Deri atëherë, minatorët do të duhet të rikthehen në punë,” tha Grigorescu të mërkurën.

Ekspertët thonë se nuk ka opsion tjetër veç uljes së kostove dhe reduktimit të vendeve të punës. “Rumania nuk mund të përballojë më miliona euro në vit që duhet të paguhen për të ruajtur një industri që nuk është modernizuar dhe nuk është eficente,” komentoi analisti ekonomik Ilie Serbanescu.

Complexul Energetic Hunedoara, e cila përfshin termocentrale dhe miniera qymyrui me gropa të hapura, regjistroi humbje prej 404 milionë lei (90 milionë euro) vitin e kaluar.

Kompania prodhon pesë për qind të energjisë elektrike të vendit dhe punëson 6,300 njerëz, shumica e të cilëve janë në minierat e qymyrit.

Minierat qenë dikur një industri në lulëzim në Rumani, duke punësuar gati gjysmë milioni njerëz, përfshirë vendet e punës mbi tokë.

Industria u godit rëndë nga një program i nisur në vitin 1997 me asistencë të Bankës Botërore, i cili synonte të mbyllte minierat me humbje. Që nga ajo kohë, rreth 550 miniera janë mbyllur, nga të cilat, 100 qenë miniera qymyri.

Ristrukturimi i sektorit minerar ka rezultuar i vështirë për shkak të mungesës së investimeve të huaja dhe mungesës së dëshirës së zyrtarëve për të ndërmarrë masa drastike që mund të sjellin mbylljen e më shumë minierave me humbje.

Mbipunësimi, kushtet e këqija të punës dhe metodat inefikase i kushtojnë Rumanisë rreth 400 milionë euro në vit në formën e subvencionimeve dhe pagesave të ndihmës për minatorët dhe familjet e tyre.

Etiketa: 1997EuroGaleriGjyqkonfirmimMasaMinatorMinieraParaPunëQeveriaRumaniRumania
Tjetri
Në Itali dyshohet për trafik droge, në Tiranë ndërtues i komplekseve luksoze

Në Itali dyshohet për trafik droge, në Tiranë ndërtues i komplekseve luksoze

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.