AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Dasma ime ballkanase prej të rriture (2)

Dusica StilicngaDusica Stilic
10 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Rruga për në dasmën ideale – dhe njëkohësisht të pjekur – përfshin shumë ndalesa, që fillojnë te “ndarja e datës”.

Dusica, blog“Dëgjo”, ia nisa unë me kujdes: “Çfarë do që të bësh për dasmën tonë?” Ndalova, mbajta kontakt të gjatë me sy dhe prita për përgjigje. “Çfarë të duash ti!” tha ai duke buzëqeshur.

“Por çfarë nëse unë dua një dasmë të madhe?” vazhdova unë, duke u përpjekur të shtypja entuziazmin.

“Epo, atëherë do të kemi një dasmë të madhe,” u përgjigj ai me qetësi.

“Dua vërtet një dasmë të madhe,” – sytë e mi u zgjeruan dhe shkëlqyen teksa thosha këtë. Ai buzëqeshi dhe ja mu kështu, biseda jonë e parë serioze për dasmën u krye. E dija që do ta kisha atë që doja!

Kontrollova nëpër internet, duke kërkuar për copa të shpërndara këshillash për të përgatitur atë që e konsiderova eventin më të madh të jetës sime prej të rriture. Duke punuar si planifikuese dhe organizuese eventesh (si pjesë e shumë punëve që kam bërë) për 20 vite e më shumë, e neglizhova me vetëdije faktin se dija tashmë gjithçka që duhej ditur për çdo event. Veprova sikur të mos dija gjë dhe kontrollova në internet dhe vendosa ta bëj “sipas rregullave”.

“Vendos datën!”, thoshte çdo uebsajt dasmash, ndaj e dija se ishte koha për bisedën tonë serioze për dasmën. Por, nuk ishte mjaftueshëm thjesht të uleshe e të diskutoje; isha unë, nusja e ardhshme, ajo që duhej të përgatitej për bisedë (duhej të dija se çfarë dëshiroja).

Çfarë date doja? Kisha një datë të dëshiruar në fund të fundit? Si ta zgjedh datën? Çfarë parametrash ka? Çmenduria fillon këtu – filloj të flas me veten dhe nuk e kam problem nëse kam ndokënd afër kur e bëj.

“Së pari, nuse e dashur,” i thashë vetes mëngjesin tjetër, duke qëndruar përpara pasqyrës, “Duhet të biesh ca në peshë! Nuk mund të kesh këtë pamje!”.

Fillova të mendoj, sa peshë duhej të humbas dhe çfarë diete më duhet? Mund ta bëj pa problem për gjashtë muaj, edhe nëse bëj pak me hile, gjashtë muaj është mirë. Të lutëm!

Ja ku ishte periudha e përafërt, por kisha nevojë për diçka më precize – doja datën dhe si ta gjeja?

Fillova të listoj ditëlindjen, ditët e pushimit dhe festat fetare dhe pashë Bajramin! Po!

Festa ime më e preferuar nga të gjitha (ka ballkave etj, e keni parasysh…) Gjithashtu, Bajrami është në ditën e parë të muajit  Sheval dhe thonë se është një nga muajt më të mirë për t’u martuar. Ende, do të ketë nga ata që do të thonë se nuk është fat i mirë të martohesh me dy bajrameve, ndaj çfarë të bëja?

Hapa një dokument në Excel. Bashkëshorti im i ardhshëm (tingëllon pak çuditshëm kur e them këtë), i shtrirë përpara televizorit, pyeti “ende po punon?”

“Po, duhet të mbaroj diçka të vogël dhe do të vij krah teje menjëherë”, gënjeva unë. Krijova shpejt një kalendar për një periudhë tre mujore dhe shënova ditët që janë të rëndësishme. Pastaj fillova t’i vë kryqin datave.

Mendova pak më thellë, jo vetëm për datat e rëndësishme dhe nuk ishte faji im, ju betohem; ishte prej motorëve të kërkimit në internet! Kur lundon vërdallë, faqet që viziton në Google të japin sugjerime që janë të ngjashme ose të rëndësishme për kërkimin tënd, dhe papritur ishte një reklamë për një faqe numerologjie!

“Zbuloni ditën më të mirë për t’u martuar”, thuhej në të. E klikova dhe fillova llogaritë: ditëlindja ime, ditëlindja e tij, kuptimi i datës, datat e përshtatshme, astrologjia, numerologjia, yjet… E tmerrshme! Rreth tre orë pasi kisha premtuar se do të “shkoja krah tij për një sekondë”, bashkëshorti im i ardhshëm u zgjua, u ngrit nga divani dhe shkoi për në dhomë. Vetëm!

Tre ditë më pas, isha e sigurt se kisha zgjedhur datën më të mirë, më fantastike, më të adhurueshme më të përshtatshme, më të bukur dhe më ritmike. Ishte mbreti i të gjitha datave, me të gjitha argumentet pro dhe asnjë kundër, isha gati për një bisedë të dytë martesore.

“Dëgjo,” fillova unë plot vetëbesim: “mendoj se kjo datë në korrik është perfekte” dhe fillova të listoj argumentet pro. Teksa mbarova, u ula qetësisht dhe prita për përgjigje. Ai më vështroi për një sekondë të gjatë dhe pastaj tha: “Në rregull nëse këto dëshiron, në rregull, por nuk mendon se do të jetë shumë vapë? Si thua për një datë më të hershme në pranverë?”

Kështu rifilluan kërkimet me “parametrat” e ndryshuar. Mu desh një muaj tjetër për të zgjedhur një datë dhe u përcaktua nga diçka që nuk do ta kisha parashikuar kurrë si të një rëndësie të tillë (por si organizuese eventesh me eksperiencë, duhej!)

Tani, 12 javë larg dasmës sonë, mund të them se zgjedhja ishte e duhura, si në kuptimin e numerologjisë, kuptimit dhe pranverës në lulëzim.

 

Klikoni këtu për serinë 1 të blogut.

Etiketa: BashkëshortibesimGoogleKESHLindjaPunëSH
Tjetri
Refugjatët i tremben bllokimit në Ballkan

Avokati i Popullit, apel qeverisë që të përgatitet për valën e refugjatëve

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.