AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Infrastruktura si domosdoshmëri e të ardhmes së qëndrueshme

Zia QureshingaZia Qureshi
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Investimet në infrastrukturë, Tiranë, shkurt 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Investimet në infrastrukturën e qëndrueshme do të ofrojnë rritjen ekonomike dhe themelet e nevojshme për çdo shtet në botë, që të nisë rrugën drejt një të ardhme më të gjelbër dhe më të begatë.

Investimet në infrastrukturë, Tiranë, shkurt 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Investimet në infrastrukturë, Tiranë, shkurt 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Infrastruktura është një nxitës i rëndësishëm i rritjes ekonomike dhe zhvillimit gjithëpërfshirës, e aftë të nxisë kërkesën agregate sot dhe të krijojë themelet e zhvillimit për të ardhmen. Është gjithashtu një element kyç i axhendës së ndryshimit klimatik. Nëse bëhet gabim infrastruktura është një pjesë madhore e problemit; nëse bëhet mirë është një pjesë e rëndësishme e zgjidhjes.

Për 15 vitet e ardhshëm, më shumë se 90 trilionë dollarë investim në infrastrukturë do të duhet kudo në botë. Kjo është më shumë se dyfishi i vlerës së të gjithë aksioneve të infrastrukturës sot, dhe kërkon që investimi vjetor të rritet me më shumë se dyfish, nga 2.5-3 trilionë dollarë në mbi 6 trilionë dollarë. Rreth 75 për qind e këtij investimi duhet të ndodhë në botën në zhvillim, veçanërisht në vendet me të ardhura të mesme, për shkak të nevojave të tyre për zhvillim, urbanizimit të shpejtë dhe prej problemeve të mëdha në infrastrukturë.

Mbyllja e hendekut në infrastrukturë do të jetë padyshim sfiduese. Por gjithashtu përfaqëson një mundësi të mirë për të krijuar themele për një të ardhme më të qëndrueshme.

Më shumë se 80 për qind e furnizimit kryesor me energji në botë dhe më shumë se dy e treta e elektricitetit merren nga karburantet fosile. Vetëm infrastruktura llogaritet në rreth 60 për qind të çlirimit global të gazeve serë. Nëse bota ndjek të njëjtën qasje të vjetër në ndërtimin e infrastrukturës së re, do të kufizojë ndotjen, shterrimin  e burimeve dhe ndjekjen e rrugëve të paqëndrueshme të zhvillimit.

Por ndryshimi te energjitë e rinovueshme dhe infrastruktura e qëndrueshme mund të kenë ndikimin e kundërt, duke ndihmuar përkeqësimin e çlirimit të gazeve serë ndërsa shtohet elasticiteti i vendeve për ndryshimin klimatik. Nëse rreziqet klimatike janë faktorë të vendimeve të investimit, energjia e rinovueshme, transporti më i pastër, sistemet efikase të ujit dhe qytetet më inteligjente, llogariten si mënyra më e mirë që duhet ndjekur.

Fatmirësisht, vullneti politik për të vepruar për lehtësimin e ndryshimit klimatik nuk ka qenë më i fortë. Në konferencën e ndryshimit klimatik në Paris dhjetorin e shkuar, liderët botërorë arritën një marrëveshje të rëndësishme për të punuar rreth të ardhmes më të qëndrueshme, përfshirë transformimin e mënyrës së krijimit, financimit dhe zbatimit të projekteve infrastrukturore.

Por caktimi i axhendës është vetëm hapi i parë. Për të përmbushur infrastrukturën e qëndrueshme në shkallë të plotë duhet lidership i madh i politikave publike dhe sipërmarrje e përgjigjshme e sektorit privat.

Politikëbërësit duhet të artikulojnë qartazi strategji të përgjithshme për investimin në infrastrukturën e qëndrueshme dhe t’i përfshijnë ato në marrëveshje të plota për zhvillimin e qëndrueshëm. Këtu, vendet e G20 mund të drejtojnë. Vetëm strategji të tilla të integruara mund të përmbushin nivelin e koherencës politike të nevojshme jo vetëm për të maksimizuar efektivitetin e çdo politike, por gjithashtu për të rrënjosur besim te sektori privat që të bëjë pjesën e vet.

Çfarë duhet të përmbajnë strategji të tilla? Ndërsa veprimet specifike politike dhe prioritetet duhet të përshtaten sipas rrethanave individuale të vendeve, elementët kryesorë të axhendave të infrastrukturës së qëndrueshme mund të përshkruhen në katër pika: investim, stimuj, institucione dhe inovacion.

Si fillim, politikëbërësit do të duhet të sigurojnë një rritje të rëndësishme në investimin total. Kjo kërkon një ndryshim të trendit negativ të investimit publik në dekadat e fundit. Qeveritë duhet të ofrojnë më shumë fonde për infrastrukturën e qëndrueshme.

Por, për shkak të pengesave fiskale në shumë vende, vetëm investimi publik nuk mjafton; sektori privat duhet ende të përmbushë më shumë se gjysmën e nevojës totale. Përpjekjet për të pakësuar rreziqet e politikave dhe kostot e biznesit mund të ndihmojnë në shtimin e investimeve nga sektori privat.

Për të siguruar që investimi i ri duhet të jetë i orientuar nga infrastruktura e qëndrueshme, politikëbërësit duhet të rregullojnë stimujt e tregut. Eliminimi i subvencioneve për karburantet fosile dhe zbatimi i gjobitjes së karbonit janë veçanërisht të rëndësishme; kur çmimet e naftës janë ulur shumë, tani është koha ideale që vendet të zbatojnë reforma të tilla. Reforma në taksim do të jetë e nevojshme edhe për industritë e tjera, përfshirë ujin. Duke vendosur çmimet e duhura dhe duke reformuar rregullimin për të korrektuar stimujt e shtrembëruar, qeveritë mund të vënë tregjet të punojnë në mbështetje të synimeve të politikave publike.

Por vetëm më shumë investim është i pamjaftueshëm. Institucionet e forta nevojiten gjithashtu për realizueshmëri, cilësi dhe ndikim te ky investim. Veçanërisht i rëndësishëm është kapaciteti për të zhvilluar projekte të forta të tubacioneve dhe marrëveshje institucionale për partneritete publik-privat. Me rreth 70 për qind të investimit total në infraskturën e zhvillimit të qëndrueshëm që ndodh në zonat urbane, vëmendje e afërt duhet kushtuar te cilësia e institucioneve bashkiake, si dhe kapaciteteve fiskale të qyteteve. Për ekonomitë në zhvillim, bankat shumëkombëshe të zhvillimit do të jenë një partner kyç në ndërtimin e kapacitetit dhe financimin e kanalizimit.

Së fundmi, ekziston edhe pika e katërt: inovacioni. Nga ana tjetër, inovacioni teknologjik do të jetë i nevojshëm për të ofruar komponentët e rritjes së efikasitetit për më pak karbon dhe për infrastrukturë më elastike me klimën. Kjo është arsyeja përse investimi në kërkim dhe zhvillim – veçanërisht në teknologjitë e energjisë së rinovueshme – duhet të rritet ndjeshëm.

Nga ana tjetër, inovacioni fiskal dhe financiar do të duhet për të kapur potencionalin e teknologjive të reja. Veçnërishtit, përdorimi kreativ i hapësirave fiskale do të mundësojë mobilizimin e më shumë financimi për infrastrukturën e qëndrueshme. Dhe do të ketë më shumë hapësirë pasi taksa e karbonit rrit të ardhurat substanciale të qeverive.

Ndërkohë, investimet e reja financiare dhe përdorimi i mirë i kapitalit të zhvillimit mund të tërheqë më shumë financim privat dhe të ulët kostot. Promovimi i infrastrukturës si një aset mund të ndihmojë në tërheqjen e më shumë kursimeve në infrastrukturë. Asetet nën menaxhimin e bankave dhe investitorëve institucional kudo në botë llogariten më shumë se 120 trilionë dollarë, ndërsa infrastruktura zë vetëm 5 për qind.

Sot, si investimi i infrastrukturës dhe veprimi klimatik nevojiten urgjentisht. Me qasjen e duhur, ne mund t’i arrijmë të dyja synimet njëkohësisht, për të ndërtuar një të ardhme më të begatë dhe më të qëndrueshme.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Infrastructure for a Sustainable Future

Etiketa: BankatbesimBIRNEnergjiafinancimFondeG20infrastrukturaIvana DervishiKarburantetmarrëveshjembështetjendikimProject SyndicateReformataksaTaksimzhvillim
Tjetri
Dasma ime ballkanase prej të rriture (1)

Dasma ime ballkanase prej të rriture (2)

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.