AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Qytetarët mbjellin pemë në protestë ndaj Bashkisë së Tiranës

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qytetarë duke mbjellë pemë në Parkun e Tiranës në protestë ndaj Bashkisë së Tiranës. Foto kortezi: facebook.com/qytetaretperparkun

Një grup aktivistësh organizuan sot një protestë të pazakontë në Tiranë, ku veprimtaria kryesore konsistoi në mbjelljen e fidanëve të rinj në Parkun e Tiranës, në shenjë sfide ndaj planeve të Bashkisë së Tiranës për të ndërtuar një kënd lojërash pranë Liqenit Artificial.

Qytetarë duke mbjellë pemë në Parkun e Tiranës në protestë ndaj Bashkisë së Tiranës. Foto kortezi: facebook.com/qytetaretperparkun
Qytetarë duke mbjellë pemë në Parkun e Tiranës në protestë ndaj Bashkisë së Tiranës. Foto kortezi: facebook.com/qytetaretperparkun

Nën sloganin “Këndet Lagjeve, pemët parkut!” disa dhjetëra qytetarë të Tiranës dolën sot në një protestë të pazakontë ku aktiviteti kryesor qe mbjellja e fidanëve të rinj në një hapësirë të gjelbërt ku Bashkia e Tiranës ka planifikuar të ndërtojë një hapësirë prej 4 mijë metrash katrorë si kënd lojërash për fëmijët.

Aktivistët e organizuar nga një numër grupimesh si “Qytetarët për Parkun”, “Organizata Politike”, Nisma “Mbill Pemën Tënde” dhe “Ne Shqipëria”, kundërshtojnë prej dy javësh planin e Bashkisë së Tiranës për të investuar rreth gjysmë milioni euro për ndërtimin e një parku për fëmijët.

“Kërkojmë të rishikohet projekti të mos shkelin ligjin, të mos fusin beton brenda parkut e të bëhen më transparent”, deklaroi Elian Tanini, një aktivist i njohur në veçanti për Nismën Mbill Pemën Tënde, përmes të cilës, qytetarët kontribuan përgjatë dy viteve të fundit me para dhe punë vullnetare për të mbjellë disa mijëra pemë.

“Kjo protestë nuk është vetëm për parkun, por dhe për të dënuar arrogancën institucionale, për t’i thënë kësaj politike të ndyrë se ka plot qytetarë të cilët i njohin të drejtat e tyre e nuk nëpërkëmben,” deklaroi Alida Karakushi, një nga organizatorët e protestës.

Bashkia e Tiranës rrethoi tri javë më parë një hapësirë në parkun e vetëm të mbetur të kryeqytetit pa dhënë ndonjë shpjegim për arsyet dhe pa kryer konsultime, siç kërkohet me ligj. Më vonë u mësua se një projekt me vlerë rreth gjysmë milioni euro, synonte të kthente një hapësirë të gjelbërt në një kënd lojërash për fëmijët.

Një grup aktivistësh, të alarmuar nga përpjekjet e vazhdueshme të biznesmenëve të ndryshëm për të ndërtuar në kufijtë e parkut apo për të marrë copa toke prej tij për ndërtim pallatesh, e shembën rrethimin më 21 shkurt, pas një përplasjeje me policinë, e cila përfundoi me dymbëdhjetë aktivistë të shoqëruar në komisariat dhe një polic të pezulluar nga detyra për përdorim të tepruar të dhunës ndaj protestuesve.

Bashkia e Tiranës i hodhi poshtë kritikat me një varietet argumentesh, përfshirë spekulimin se protestuesit ishin nxitur nga opozita politike, se ishin njerëz pa fëmijë apo se e kishin keqkuptuar qëllimin e bashkisë.

Në ditët që pasuan, Bashkia u përpoq të ringrinte gardhin rrethues ndërsa militantë të Partisë Demokratike ndërhynë me dhunë duke e shembur sërish si dhe goditën me vezë dhe domate ndërtesën e Bashkisë.

Duke iu përgjigjur akuzave për vandalizëm, të hedhura nga kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, aktivistët u paraqitën në protestë me kitarra.

“Ne nuk jemi vandale, por dashamirës të natyrës dhe të mirës publike,” tha Tanini.

Aktualisht punimet për ndërtimin e këndit të lojërave janë ndërprerë ndërsa qeveria duket se po përpiqet që të mos përdorë më policinë për përballje me qytetarët.

Që nga ajo kohë, grupi i aktivistëve, të cilët më herët kanë protestuar kundër lejeve të ndërtimit për pallate shumëkatëshe të dhëna nga bashkia e Tiranës, e drejtuar në atë kohë nga Lulzim Basha, aktualisht kryetar i Partisë Demokratike, janë përpjekur të luftojnë kundër keqpërdorimit të protestës së tyre nga militantët demokratë. Këta të fundit, janë përpjekur në shumë raste të përvetësojnë apo përdorin kauzat e shoqërisë civile, fillimisht duke duplikuar Lëvizjen për Universitetin dhe më pas duke u përpjekur të shtiren si organizatorë të protestave të organizuara nga grupet e aktivistëve.

Qytetarë duke mbjellë pemë në Parkun e Tiranës në protestë ndaj Bashkisë së Tiranës. Foto kortezi: facebook.com/qytetaretperparkun
Qytetarë duke mbjellë pemë në Parkun e Tiranës në protestë ndaj Bashkisë së Tiranës. Foto kortezi: facebook.com/qytetaretperparkun
Qytetarë duke mbjellë pemë në Parkun e Tiranës në protestë ndaj Bashkisë së Tiranës. Foto kortezi: facebook.com/qytetaretperparkun
Qytetarë duke mbjellë pemë në Parkun e Tiranës në protestë ndaj Bashkisë së Tiranës. Foto kortezi: facebook.com/qytetaretperparkun
Qytetarë duke mbjellë pemë në Parkun e Tiranës në protestë ndaj Bashkisë së Tiranës. Foto kortezi: facebook.com/qytetaretperparkun
Qytetarë duke mbjellë pemë në Parkun e Tiranës në protestë ndaj Bashkisë së Tiranës. Foto kortezi: facebook.com/qytetaretperparkun
Etiketa: aktivistAktivistëBashaBashkiaBiznesmenDhunëErion VeliajEuroFacebookkryetarLigjLulzim BashanismaOpozitaOrganizata PolitikepallateParaPartisë DemokratikeQeveriaSHshqipShqipëriaTiranë
Tjetri
Iran, Mexhlisin e parë, pas Marrëveshjes Bërthamore e kërkojnë reformatorët

Iran, Mexhlisin e parë, pas Marrëveshjes Bërthamore e kërkojnë reformatorët

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.