AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Biografia e parë e Enver Hoxhës në anglisht

Marcus TannerngaMarcus Tanner
10 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Kultura, Lajme, Nyje Debati
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
2
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mbështetës të Partisë Komuniste me portret të diktatorit Enver Hoxha, te cilet nuk jane lejuar nga Garda e Republikës te marrin pjese ne homazhet ne Varrezat e Deshmoreve me rastin e 5 Majit. | Foto nga : Ildir Abazi/LSA

Biografia e parë e detajuar në gjuhën angleze mbi Enver Hoxhën, pasqyron portretin interesant të tiranit më të mistershëm, që Ballkani ka parë ndonjëherë. 

Mbeshtetes te Partise Komuniste me portret te diktatorit Enver Hoxha, te cilet nuk jane lejuar nga Garda e Republikes te marrin pjese ne homazhet ne Varrezat e Deshmoreve me rastin e 5 Majit. | Foto nga : Ildir Abazi/LSA
Mbeshtetes te Partise Komuniste me portret te diktatorit Enver Hoxha, te cilet nuk jane lejuar nga Garda e Republikes te marrin pjese ne homazhet ne Varrezat e Deshmoreve me rastin e 5 Majit. | Foto nga : Ildir Abazi/LSA

Më shumë se 30 vjet pas vdekjes së tij, diktatori shqiptar Enver Hoxha, mbetet një engimë. Ai mund të mos ketë qenë njeriu i madh i letrave që mendonte se ishte, por Hoxha ishte një lexues më i mirë, më i informuar kulturalisht dhe më kozmopolitan, se cilido lider tjetër proletar në Europën Lindore.

Vështirë se mund të mendonit komunistin e Gjermanisë Lindore Walter Ulbricht të shfletonte gazetën Le Monde teksa pinte kafenë e mëngjesit, ashtu siç bënte Hoxha. Askush nuk mund të imagjinojë liderin jugosllavë Josip Tito të harxhonte aq shumë kohë në librari.

Hoxha, nga ana tjetër, posedonte një koleksion të gjerë me më shumë se 20,000 vëllime librash, të cilin e pasuronte vazhdimisht me publikimet më të fundit të ardhura nga Franca.

Materialet që ai importonte për të lexuar nuk kufizoheshin në traktatet e fryra për Marksizëm-Leninizmin. Shija e Hoxhës për librat ishte e gjerë. Ai porosiste libra mbi jetën e Papëve dhe shenjtëve të tjerë katolikë, e madje edhe libra për vampirët, çuditërisht, mes tematikave të tjera.

Sunduesi i padiskutueshëm i Shqipërisë për 41 vite kishte mjetet për të qenë lideri më i formuar i bllokut komunist.

Por, sikurse e dimë ndodhi e kundërta. Krahasuar me territorin e Hoxhës, Gjermania Lindore, Çekosllovakia, Hungaria e madje edhe Jugosllavia, u kthyen në qendra të mendimit liberal dhe shtetit ligjor.

Në këto vende, skuadra e pushkatimit rreshti së qeni mjeti për të bërë marrëveshje me kundërshtarët e politikës, sapo Stalini vdiq – dhe besimi fetar, ndonëse i persekutuar, nuk ishte i paligjshëm.

Në shumicën e këtyre vendeve, një kategori e vogël disidentësh po tolerohej gjithmonë e më tepër, për sa kohë nuk bënin shumë zhurmë.

Regjimi i bllokut lindor, të paktën që nga viti 1960, u përpoq të qetësojë qytetarët e tij, duke u ofruar një mbështetje modeste në të mira materiale, si makina, televizorë, apo  frigoriferë.

Por, kjo nuk vlente për Shqipërinë. Nga fillimi në fund, Hoxha e drejtoi Shqipërinë si një kamp pune i sigurisë së lartë, ku edhe ushqimi ishte e pakët. Harrojini makinat.

Duke qenë se shumë pak anglisht folës kuptojnë shqipen, ky njeri i mistershëm ka kaluar pa një biografi në gjuhën angleze dhe kjo është arsyeja, përse botimi i gazetarit Blendi Fevziu është kaq i mirëpritur.

Kushdo që pret një variant revizionist të karrierës së Hoxhës, duke lajkatuar krimet e tij, do të zhgënjehet. Fevziu e përshkruan Hoxhën si një psikopat paranojak, me shumë pak ose aspak tipare pendese qe – së bashku me gruan e tij intrigante dhe po aq të pakëndshme  – organizuan vdekjen e shpejtë të cilitdo që hyri në rrugën e tyre.

Në vitet e tij të fundit, shkruan Fevziu, Hoxha jetoi papritmas një jetë të vetmuar, sepse deri në atë kohë ai kishte vrarë shumë nga shokët e tij të luftës, sa që vështirë që tani të kishte dikë me të cilin të bisedonte.

Xheloz për këdo me pretendime intelektuale, diktatori i dhënë pas librave, e mbushi Byronë e tij Politike me njerëz të paarsimuar dhe pa nivel.  Ata mund të kenë qenë besnikë, pro nuk i ofronin shumë në stimulimin e bisedës.

Në kontrast me Titon,  të cilin e urrente, Hoxha  është befasues.

Tito, edhe pse një burrë jo shumë i shkolluar, i admironte intelektualët dhe artistët dhe u dha atyre një lloj lirie veprimi. Piktorëve nuk iu kërkua të tregonin as interesin më të vogël në ideologjinë komuniste, ndërsa shkrimtarëve iu lejua të shkruanin vargje “jashtë ideologjisë”, për sa kohë nuk e sulmonin sistemin në mënyrë direkte.

Hoxha, në krahun tjetër ishte në mënyr ëtë vazhdueshme i dhunshëm, vrasës dhe hakmarrës. Këtë e vërtetoi edhe kur e ëma e Nënë Terezës ishte duke vdekur në Shqipëri dhe ajo nuk u lejua t’i bënte asaj vizitën e lamtumirës, edhe pse iu lut. Shumë lehtë ai mund ta kishte lejuar, por natyrisht nuk e bëri.

Hoxha nuk ndau kurrë një qëndrim, shkruan Fevziu. Dashuria e tij e shpallur për Stalnin, ishte një mjet për t’u përdorur kundër Jugosllavisë dhe prishja e mëpasshme me Maon e Kinës ishte edhe më e pavërtetë: asnjë lider kinez nuk kishte ardhur në Tiranë dhe Hoxha nuk kishte qenë kurrë në Pekin.

Në shtëpi, ai nuk la ambjent për askënd, por vetëm për vete, gjë që shpjegon përse Shqipëria u kthye në një vend kaotik pas ikjes së tij. Ai nuk la zëra alternativë të ekzistonin, askush nuk mund të vendoste këmbën aty ku kishte shkelur ai. Nuk kishte shoqëri civile që mund të merrte përsipër përgjegjësitë e saj. Ishte thjesht një zbrazëti dhe një marrëveshje e madhe me mungesën e ligjit.

Pavarësisht papëlqyeshmërisë ndaj subjektit të tij, autori paraqet një portret të dhembsur të diktatorit në ditët e tij të fundit. Në gjendje konfuze nga një seri atakesh, ai mundej vetëm të përsëriste fjali të regjistruara në mendje më parë dhe vërtitej në vilën e tij në Tiranë duke parë lulet bashkë me nipërit dhe mbesat.

Vdekja e Hoxhës, shkruan Fevziu, shkaktoi zi. Ngjarja u deklarua “një tragjedi kombëtare” dhe pas funeralit pompoz, në vend u ngritën statujat e tij, ndërsa universiteti mori emrin e tij në nderim.

U deshën edhe 5-6 vite të tjerë, që Shqipëria të zgjohej nga kjo ëndërr e çuditshme. Eshtë një përrallë e jashtëzakonshme – se si një njeri,  kapi një vend dhe e mbajtiu atë të burgosur për një gjysmë shekulli- dhe është e treguar mirë.

Etiketa: BallkaniEnver HoxhaFrancaGardaGjermaniakampkamp puneMakinamarrëveshjembështetjepaktSHshqipShqipëriShqipëriaTitoUniversitetivariant
Tjetri
Familjarët e pacientëve me kancer denoncojnë mungesën e ilaçeve në spital

Familjarët e pacientëve me kancer denoncojnë mungesën e ilaçeve në spital

Komente 2

  1. Adrian Thano says:
    10 years më parë

    dmth. sipas recensuesit qenka nje perralle gjithesesi?

    • lira says:
      10 years më parë

      Eshte gabim perkthimi. “Tale” ne kete kontekst duhet te ishte perkthyer ne shqip “histori”.

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.