AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Njësi speciale për kthimin dhe kompensimin e pronave fetare

Fatjona MejdiningaFatjona Mejdini
10 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një xhami në Tiranë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Një njësi speciale do të merret me problemin e madh të pronave të komuniteteve fetare në Shqipëri, ku shumica i përkasin Komunitetit Mysliman.

Një xhami në Tiranë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Një xhami në Tiranë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Agjencitë shqiptare në krye të kompensimit dhe legalizimit të pronave po krijojnë një njësi të veçantë të përbashkët derisa të zgjidhet problemi i pronave fetare.

Situata në lidhje me pronat fetare në vend është e ndërlikuar ngaqë përfshin problemet e krijuara në kohën komuniste dhe atë pas komunizmit, por agjencitë shtetërore janë zotuar se njësia do t’i zgjidhë problemet brenda tre vitesh.

Kur regjimi komunist i diktatorit Enver Hoxha bëri të jashtëligjshëm fenë në vitin 1967, pronat e rreth 1200 xhamive dhe 400 kishave katolike dhe ortodokse në Shqipëri u sekuestruan dhe u transformuan në pronë publike.

Më shumë se dy dekada pas rënies së regjimit komunist, shteti ka dështuar në rikthimin dhe kompensimin e xhamive dhe kishave, duke krijuar kokëçarje financiare veçanërisht për Komunitetit Mysliman Shqiptar, KMSh, që pretendon se ka numrin më të madh të pronave të sekuestruara.

Rreth 236 dosje të pashqyrtuara të pronave të pretenduara nga komunitetet fetare ende ndodhen në sirtarët e Agjencisë për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës, 172 prej të cilave pretendohen nga komuniteti mysliman.

Nga ana tjetër, një fenomen tjetër ka ndodhur gjatë dy dekadave të shkuara, kur qindra xhami dhe kisha u ndërtuan pa leje në pronë shtetërore ose private.

Artan Lame, drejtor i Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale, ALUIZNI, tha të mërkurën se 957 objekte kulti prisnin legalizimin.

Kreu i komunitetit islamik në Shqipëri, Ylli Gurra, i tha BIRN se shumica e këtyre objekte që presin të legalizohen i përkasin myslimanëve dhe KMSH duhet të paguajë kuotat e vendosura nga agjencia për legalizimin.

“Vetëm në Tiranë, 93 xhami presin legalizimin dhe ne kemi vendosur se cilat do të jenë 33 të parat që do të fillojnë procesin”, shpjegoi Gurra.

Ai shpreson se njësia e përbashkët për pronat fetare mund ta përfundojë procesin brenda tre viteve, pasi kjo do ta lehtësonte shumë barrën e KMSH.

Një studim i publikuar të enjten nga Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, nga Enri Hide, ia hedh fajin e shtimit të radikalizmit mysliman në Shqipëri, pjesërisht dështimit të shtetit për të kompensuar komunitetin mysliman për humbjen e pronave.

“Një numër fondacionesh dhe organizatash kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Gjiri Persik mbushën këtë vakum dhe u përqendruan në ndihmë materiale dhe financiare për të ndërtuar këtë institucion,” shkruan ai.

“Në shumicën e rasteve, kostoja ishte imponimi i një kulture tjetër myslimane, larg nga ajo tradicionale e Shqipërisë,” shton ai.

Etiketa: Artan LameBIRNdosjeEnver HoxhaInstituti Shqiptar për Studime NdërkombëtareIvana DervishiKultureLindjaLindja e Mesmemyslimaneregjimi komunistShpresONshqipShqipërishqiptarexhami
Tjetri
Refugjatët në kampin grek ndihen të harruar nga Europa

Refugjatët në kampin grek ndihen të harruar nga Europa

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.