AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Çmimi i ulët, të ardhurat nga eksporti i naftës përgjysmohen

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Impjant nafte në fushën e Patos-Marinzës në Shqipëri fotografuar në prill 2014. Foto kortezi: Bevis Fusha/Bankers Petroleum

Të ardhurat e Bankers Petroleum ranë me 50 për qind në vitin 2015, si pasojë e rënies së prodhimit fizik me 6.3 për qind dhe rënies së çmimit mesatar të shitjes me 47 për qind. Situata pritet të përkeqësohet më tej këtë vit.

Impjant për nxjerrjen e naftës në fushën e Patos-Marinzës. Foto kortezi: Bevis Fusha/Bankers Petroleum
Impjant për nxjerrjen e naftës në fushën e Patos-Marinzës. Foto kortezi: Bevis Fusha/Bankers Petroleum

Kompania më e madhe në Shqipëri, Bankers Petroleum, njoftoi së fundmi se të ardhurat e saj nga nxjerrja e naftës bruto në Shqipëri ranë në 289 milionë dollarë në vitin 2015, ose sa gjysma e të ardhurave të realizuara në vitin 2014. Të ardhurat neto të kompanisë ranë nga plus 128 milionë dollarë në vitin 2014, në humbje me vlerë 3.6 milionë dollarë në vitin 2015.

Ky është niveli më i ulët i të ardhurave të kompanisë që nga viti 2010 dhe viti i parë që kompania del me humbje që nga viti 2009.

Rënia e të ardhurave të Bankers u shkaktua nga rënia e çmimit mesatar të naftës në bursën Brent dhe në një masë më të vogël, nga rënia e prodhimit fizik.

Sipas të dhënave të publikuara nga kompania, prodhimi mesatar ditor ra në 19,385 fuçi në vitin 2015, nga 20,690 fuçi në ditë më 2014. Rënia e prodhimit me 6.3 për qind, sipas kompanisë, lidhet me disa probleme të hasura gjatë operacioneve, si përmbytja e një pjese të fushës naftëmbajtëse dhe shpërthimi i gazit në një pus. Por rënia e të ardhurave i dedikohet në pjesën dërrmuese rënies së çmimit. Brent, çmimi referencë i naftës së tregtuar në bursën e Londrës, ra nga 99 dollarë për fuçi që qe mesatarisht gjatë vitit 2014, në 52 dollarë për fuçi më 2015. Nafta shqiptare është e cilësisë më të ulët se sa llojet e naftës që paraqiten në çmimin referues Brent. Ajo u shit gjatë vitit 2015 me mesatarisht 40 dollarë për fuçi, ose sa 77 për qind e çmimit Brent.

Qeveria shqiptare përfiton një pjesë të të ardhurave nga nxjerrja e naftës në formën e rentës minerare.

Sipas Bankers, gjatë vitit 2014, “renta e paguar tek Qeveria shqiptare  ishte 40 milionë dollarë (14% e të ardhurave) gjatë vitit 2015 kundrejt 86 Milionë dollarë (15% e të ardhurave) në vitin 2014”.

Akoma më keq këtë vit

Sektori i naftës pritet të përballet me vështirësi të mëtejshme gjatë vitit 2016, për shkak se çmimi i naftës në bursën e Londrës është aktualisht 30-35 dollarë për fuçi, ose 30 për qind më i ulët se sa çmimi mesatar i vitit të kaluar, gjë që nënkupton rënie edhe më të madhe të të ardhurave të Bankers dhe të ardhurave të qeverisë shqiptare.

Bankers ka njoftuar se ka pezulluar shpimet e reja që nga dhjetori i kaluar dhe se po pret të shohë ecurinë e çmimit në bursë për të vendosur më vonë gjatë këtij viti nëse do të vijojë të investojë apo jo.

Aktualisht, struktura e fushës naftëmbajtëse të Patos-Marinzës nënkupton nevojën për investime të vazhdueshme me qëllim që të mbahet prodhimi konstant. Në mungesë të shpimeve të reja, prodhimi mund të bjerë me deri 20 për qind në vit.

Nafta dhe mineralet e tjera kanë qenë faktorët kryesorë të rritjes së eksporteve shqiptare gjatë viteve të fundit dhe rënia e lehtë e eksporteve gjatë vitit të kaluar reflekton pikërisht çmimet e ulëta të naftës dhe mineraleve.

Për shkak se përfituesit kryesorë të të ardhurave nga nafta dhe mineralet janë kompani dhe individë të huaj, pasojat në ekonominë shqiptare janë disproporcionalisht më të vogla, por jo të papërfillshme.

Numri i të punësuarve në sektorin e naftës dhe në shërbimet e lidhura me naftën në jug të vendit është në rënie ndërsa minierat e bakrit në veri janë mbyllur duke lënë qindra minatorë të papunë.

Prodhimi i naftës në Shqipëri shënoi kulmin e parë në vitet 1970 kur u nxorrën mbi 2 milionë tonë naftë në vit. Kriza botërore e naftës pas vitit 1981, ku çmimi i naftës ra në mënyrë domethënëse, solli mungesën e investimeve në naftën shqiptare dhe rrjedhimisht, rënien e shpejtë të prodhimit. Në fund të viteve 1990, prodhimi shënoi nivele minimale ndërsa me rritjen e çmimeve botërore të naftës pas vitit 2004, u shënua edhe rritja e prodhimit. Prodhimi duket se shënoi pikun e dytë në vitin 2014 kur u nxorrën rreth 1.2 milionë tonë.

Me burimet aktuale, prodhimi i naftës ka pak gjasa të vijojë rritjen, veçanërisht në kushtet kur çmimi botëror i naftës parashikohet të jetë i ulët për shumë vite. Megjithatë, një pus që pritet të shpohet në malin e Shpiragut, pranë Beratit, nëse del i suksesshëm, parashikohet të shtojë prodhimin me rreth 5 mijë fuçi në ditë, sa një e katërta e prodhimit aktual.

Etiketa: Bankers PetroleumFushainvestimeKrizaMASMinatornaftaPatosPunëQeveriaQeveria shqiptareSHshqipShqipërishqiptare
Tjetri
Kroacia dhe Sllovenia vazhdojnë mosmarrëveshjen e ujërave territorialë

Kroacia dhe Sllovenia vazhdojnë mosmarrëveshjen e ujërave territorialë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.