AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Francis Fukuyama mbi Shoqërinë Civile

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qytetarë duke mbjellë pemë në Parkun e Tiranës në protestë ndaj Bashkisë së Tiranës. Foto kortezi: facebook.com/qytetaretperparkun

Kryeministri Edi Rama zemëroi një pjesë të shqiptarëve kur sugjeroi pak ditë më parë se “shoqëria civile ka vdekur” dhe se ai qe i interesuar të dinte ku mund të vendoste një lule për shoqërinë civile të vdekur. Po çfarë dreqin është shoqëria civile? Një ese e Francis Fukuyama na ndihmon për këtë pyetje.

Qytetarë duke mbjellë pemë në Parkun e Tiranës në protestë ndaj Bashkisë së Tiranës. Foto kortezi: facebook.com/qytetaretperparkun
Qytetarë duke mbjellë pemë në Parkun e Tiranës në protestë ndaj Bashkisë së Tiranës. Foto kortezi: facebook.com/qytetaretperparkun

Termi Shoqëri Civile është në fakt, i abuzuar në Shqipëri që kur shqiptarët mësuan për ekzistencën e saj njëzet e pesë vjet më parë.

Shpesh, zyrtarë shteti dalin nëpër aktivitete të ndryshme dhe vetëdeklarohen “shoqëri civile”. Militantë partiakë po aq shpesh vetëshpallen “shoqëri civile”. Në Maqedoni, raportohet se ish-kryeministri Nikola Gruevski financon grupime të ndryshme të cilat kryejnë aktivitete që paraqiten nga media pranë qeverisë si aktivitete të “shoqërisë civile”.

Vetë qeveria aktuale e Shqipërisë ka shumë ministra që së paku mund të thuhet se kanë origjinë te “shoqëria civile”.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, deklaroi javën e kaluar se një polic i Bashkisë Tiranë qe “shoqëri civile”. Kjo solli një përqeshje të Veliajt nga blogu peizazhe.com, ku Kapedani argumentonte se shoqëri civile nuk mund të jetë një person që përfaqëson autoritetin e shtetit.

Po çfarë dreqin është shoqëria civile?

Këto janë disa paragrafë të nxjerrë nga eseja Kapitali social, shoqëria civile dhe zhvillimi, nga Francis Fukuyama, botuar në Third World Quarterly, Vol 22, No 1, pp 7–20, 2001. Eseja ka disa paragrafë të vlefshëm për kuptimin e shoqërisë civile dhe rolin e saj në demokracinë liberale.

***

Kapitali shoqëror është një normë informale konkrete që promovon bashkëpunimin mes individëve. Në sferën ekonomike ajo redukton koston e transaksioneve ndërsa në sferën politike promovon atë formë të jetës në shoqëri e cila është e nevojshme për suksesin e qeverisjes së kufizuar dhe demokracisë moderne. Ndërsa ajo shpesh ngrihet nga Dilema e të Burgosurit, ajo është gjithashtu produkt shoqërues i religjionit, traditës, eksperiencave historike të përbashkët dhe llojeve të tjera të normave kulturore. Kështu, ndërsa vetëdija mbi kapitalin shoqëror është shpesh kritik për të kuptuar zhvillimin, ajo është e vështirë të gjenerohet përmes politikave publike.

***

Një sasi e bollshme e kapitalit shoqëror prezumohet se është ajo që prodhon një shoqëri civile të dendur, e cila, nga ana e vet, është shikuar në mënyrë thuajse universale si një kush i domosdoshëm për demokracinë liberale moderne.

***

“Nuk ka garanci se organizatat jofitimprurëse të krijuara vetë dhe që prezantohen si interes publik, të përfaqësojnë me të vërtetë interesin publik. Është tërësisht e mundur që një sektor OJF-sh tepër aktiv të përfaqësojë një politizim të tepruar të jetës publike, e cila ose mund ta prishë politikën publike ose ta çojë atë në një pikë të vdekur.”

***

Është natyrisht e mundur që të kesh diçka të mirë (shoqëri civile) me tepri. Ajo që për dikë është angazhim shoqëror, është një vetëinteres (rent-seeking) për një tjetër; një pjesë e mirë e asaj që përbën shoqërinë civile mund të përshkruhet si grupe interesi që përpiqen të devijojnë burimet publike në favor të kauzave të tyre, qofshin ato fermerë, kujdes shëndetësor për gra apo mbrojtje biodiversiteti.

***

“Shtetet nuk kanë mjete të dukshme për krijimin e shumë formave të kapitalit shoqëror. Kapitali shoqëror është vazhdimisht produkt anësor i religjionit, traditës, eksperiencës historike dhe faktorëve të tjerë që gjenden jashtë kontrollit të çdo qeverie.”

***

Njerëzit nuk mund të shoqërohen, dalin vullnetarë, votojnë apo kujdesen për njëri-tjetrin në rast se ata kanë frikë për jetët e tyre kur ecin në rrugë.

***

Fondacionet dhe agjencitë shtetërore të ndihmave që kërkojnë të promovojnë krijimin e organizatave vullnetare, [në botën post-komuniste] shpesh ia kanë dalë vetëm të krijojnë një shtresë elitash vendëse të cilat janë aftësuar në shkrimin e propozimeve për grante: organizatat që ato kanë krijuar kanë tendencën ta kenë jetën e shkurtër sapo fondet nga jashtë ikin.

***

Korrupsioni, natyrisht, ka shumë shkaqe, përfshirë, më e rëndësishmja, dizenjon e institucioneve publike. Por edhe institucionet e mirëdizenjuara do të dështojnë të funksionojnë siç duhet nëse zyrtarët dhe udhëheqësit politikë në majë të hierarkive juridike nuk kanë normat e duhura të sjelljes personale.

***

Nëse një demokraci është në fakt, liberale, ajo mban një sferë të mbrojtur të lirisë individuale, ku shteti nuk ka të drejtë të hyjë. Nëse një sistem i tillë nuk duhet të degjenerojë në anarki, shoqëria që jeton në këtë sferë të mbrojtur duhet të jetë në gjendje të organizojë veten. Shoqëria civile shërben për të balancuar pushtetin e shtetit dhe të mbrojë individët nga pushteti i shtetit.

***

Nivelet e ulëta të kapitalit shoqëror sjellin një numër disfunksionesh politike, të cilat janë dokumentuar gjerësisht. Pas analizës së Francës nga Tocqueville, shumë vëzhgues janë vërejtur se si centralizimi administrativ ka krijuar sisteme politike të ashpra me tepri dhe jopërgjigjëse, sisteme që mund të ndryshohen vetëm përmes rebelimeve anti-sistem, të tilla si ‘evenements’ të vitit 1968. Nivelet e ulëta të kapitalit shoqëror janë lidhur me qeverisjen ineficente vendore në Italinë e jugut si dhe në korrupsionin e gjithëpërhapur të këtij rajoni. Në shumë shoqëri të Amerikës Latine, një rreze e ngushtë e besimit prodhon një sistem moral dynivelësh, ku sjellja e mirë rezervohet për familjen dhe miqtë personalë ndërsa standarde shumë më të ulëta sjelljeje rezervohen për sferën publike. Kjo shërben si themel kulturor për korrupsionin, i cili shpesh shihet si mënyrë e ligjshme për t’u kujdesur për familjen.

***

Shtetet mund të nxisin në mënyrë indirekte krijimin e kapitalit shoqëror duke ofruar në mënyrë efikase të mirat publike të nevojshme, veçanërisht, të drejtat e pronësisë dhe sigurinë publike. Diego Gambetta ka demonstruar se Mafia Siciliane mund të kuptohet si një mbrojtëse private e të drejtave të pronësisë në atë pjesë të Italisë ku shteti historikisht ka dështuar të kryejë këtë funksion.

***

Njerëzit nuk mund të shoqërohen, dalin vullnetarë, votojnë apo kujdesen për njëri-tjetrin në rast se ata kanë frikë për jetët e tyre kur ecin në rrugë.

***

Shtetet mund të kenë ndikim serioz negativ mbi kapitalin shoqëror kur ato fillojnë të ndërmarrin aktivitete që janë më mirë t’i lihen sektorit privat apo shoqërisë civile. Aftësia për të bashkëpunuar bazohet në sjellje dhe praktikë’ nëse shteti hyn në punën e organizimit të gjithçkaje, njerëzit do të bëhen të varur nga ajo dhe do të humbasin aftësinë spontane për të punuar me njëri-tjetrin.

***

Partia Komuniste me vetëdije punoi për të minuar të gjitha format e asocimit horizontal për të mbështetur lidhjet vertikale mes Partisë-Shtet dhe individit. Kjo e la shoqërinë post-Sovjetike pa besim dhe pa shoqëri civile të qëndrueshme njëkohësisht.

Etiketa: AnalizëbesimdemokraciEdi RamaErion VeliajFacebookgraGruevskiKapitaliKESHKorrupsioniKryeministri Edi Ramakujdes shëndetësorMafiaMaqedonimbrojtjeMediandikimNikola GruevskiPartiaPunëQeveriarajoniRamaSHShoqeria civileshqipShqipëriTiranë
Tjetri
Një tavan i ri për çmimin e naftës

Çmimi i ulët, të ardhurat nga eksporti i naftës përgjysmohen

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.