AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Aktivistët të vendosur të pezullojnë punimet te Parku i Liqenit

Ivan DervishingaIvan Dervishi
10 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Mjedisi, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Aktivistët e mbledhur për të protestuar kundër ndërtimit te Parku i Liqenit | Foto nga: Ivanda Dervishi

Aktivistët mjedisorë që kundërshtojnë ndërhyrjen e Bashkisë së Tiranës në Parkun e Liqenit janë të vendosur të vazhdojnë rezistencën e tyre deri në pezullim të punimeve, ndërsa lëvizjet nga brenda Këshillit Bashkiak ngjallin shpresë për transparencë.

Aktivistët e mbledhur për të protestuar kundër ndërtimit te Parku i Liqenit | Foto nga: Ivanda Dervishi
Aktivistët e mbledhur për të protestuar kundër ndërtimit te Parku i Liqenit | Foto: Ivana Dervishi

Pas qarkullimit të pamjeve të ndërhyrjes me beton në kantierin e Parkut të Liqenit në Tiranë pasditen e së mërkurës, një grup aktivistësh mjedisorë nga nisma Për Publiken shkruan në vendngjarje dhe organizuan një protestë ‘sit-in’ ku kërkuan ndalimin e menjëhershëm të punimeve.

Aktivistët, të cilët e kanë kundërshtuar që prej fillimit ndërtimin e parkut të lodrave nga ana e Bashkisë tentuan të ngrinin çadra ku do të kalonin natën, por ata nuk u lejuan nga ana e Bashkisë dhe e kaluan natën nën qiell të hapur me batanije të ofruara nga mbështetës.

“Ne u ndamë në dy grupe (sipas angazhimeve të punës që bëjmë për të siguruar jetesën) një ditën dhe një grup natën dhe vendosëm që të qëndronim si akt rezistence në vendin e (masa)krimit të parkut,” tha për BIRN, Mirela Ruko, aktiviste.

“Ne jemi kundër tjetërsimit të parkut dhe kemi kërkuar menjëherë ndalimin e punimeve në park. Ky kënd lodrash i betonizuar mund të jetë fillimi i urbanizimit të kësaj zone të gjelbër të Tiranës,” shtoi ajo.

“Nuk do të ndalojmë kundërshtimin tonë për këtë projekt derisa Bashkia të plotësojë kërkesat tona, të cilat ia kemi dorëzuar një javë më parë, por që nuk kemi marrë asnjë përgjigje”, përfundoi Ruko.

Më 10 mars, Bashkia mbajti një seancë të mbyllur me aktivistët mjedisorë, të cilën këta të fundit e braktisën pasi dorëzuan kërkesat e tyre. Ata kërkuan ndalim të punimeve; bërjen transparente të projektit dhe mbajtjen e dëgjesave me publikun.

Në orët e para të së enjtes, kur rreth 15 aktivistë kaluan natën për të ruajtur parkun u regjistrua një incident dhune mes drejtuesve të kompanisë së skelave që ka rrethuar kantierin dhe aktivistëve mjedisorë.

“Rreth orës 1 të mbrëmjes, dy pronarë të kompanisë Kassel të skelave më dhunuan me grushte dhe shkelma dhe më kërcënuan me vdekje pasi ne konstatuam mbërritjen e tyre në kantier,” tha për BIRN, Eljan Tanini, një nga aktivistët mjedisorë.

“Projekti është një mashtrim i qyetarëve, ka ndërhyrje në park me beton dhe probleme me ligjin. Megjithatë ne i kemi kërkuar vazhdimisht Bashkisë të ndalojë punimet dhe të konsultohet me publikun dhe shpresojmë që të gjejmë gjuhën e përbashkët me institucionin” shtoi Tanini.

Ditën e enjte, aktivistët e nismës Për Publiken i dërguan Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe Këshillit Bashkiak të Tiranës kërkesa për ndalimin e punimeve dhe verifikimin e procedurave standarde të projektit.

“Në dijeninë tonë nuk ka një leje mjedisore dhe një vlerësim të ndikimit në mjedis për ndërhyrjen në fjalë dhe Bashkia Tiranë ka shkelur procedurat e zbatimit në këtë projekt” shkruhej në letrën e dërguar ministrit të mjedisit Koka.

“Kërkojmë të respektohet legjislacioni vendas dhe konventa ndërkombëtare e Aarhus mbi vendimmarrjen mjedisore dhe të merren masa për ndërprerjen e punimeve”, përfundonte letra.

Në letrën e dërguar Këshillit Bashkiak, aktivistët mjedisorë i kërkuan organit të qeverisjes vendore sigurimin e respektimit të ligjeve dhe transparencën me publikun.

“Ju kërkojmë si përfaqësues të zërit qytetar brenda institucionit të Bashkisë së Tiranës, që të siguroheni për respektimin e ligjeve dhe rivendosjen e komunikimit transparent dhe konstruktiv me qytetarët. Kërkojmë pezullimin e punimeve dhe nisjen e procedurës për këshillimin me publikun sipas ligjeve për të drejtën e informimit dhe konsultimeve publike,” thuhej në letrën e dërguar Këshillit Bashkiak.

“Ne dënojmë mungesën e transparencës nga institucioni i Bashkisë Tiranë mbi projektin në fjalë si dhe dhunën e ushtruar ndaj aktivistëve protestues nga ana e Policisë Bashkiake. U bëjmë thirrje anëtarëve të Këshillit Bashkiak të kthejnë shtetin ligjor dhe demokratik brenda institucionit të Bashkisë Tiranë” përfundonte letra.

Mazhoranca e Këshillit Bashkiak të Tiranës përbëhet nga opozita dhe nga anëtarë të partisë bashkëqeverisëse Lëvizja Socialiste për Integrim. Opozita e ka denoncuar si të paligjshëm ndërtimin e këndit të lodrave ndërsa kreu i parlamentit dhe njëkohësisht kryetari i LSI ka bërë thirrje për transparencë në projekt.

Një bashkëpunim i mundshëm midis PD dhe LSI në Këshillin Bashkiak për ta kontestuar projektin ka shtuar shpresat te aktivistët se procesi mund të pezullohet dhe të rifillojë atëherë kur të jetë plotësuar të gjithë kërkesat ligjore.

“Ne kemi shpresa për ndryshime në projekt,” tha për BIRN Eljan Tanini, aktivist mjedisor.

Të shtunën në orën 11:00 aktivistët dhe qytetarët do të organizojnë një marshim masiv nga Bashkia e Tiranës drejt Parkut të Liqenit për të kundërshtuar ndërhyrjen e paligjshme të bashkisë në park dhe për të kërkuar pezullimin e punimeve.

11 organizata mjedisore denoncuan një javë më parë shkeljet mjedisore të projektit dhe i kërkuan Bashkisë Tiranë të ndalojë ndërtimin që sipas tyre shkel disa ligje vendase dhe konventa ndërkombëtare.

Etiketa: AarhusaktivistAktivistëBashkiaBIRNDhunëIvana DervishiLefter KokaLëvizja Socialiste për IntegrimLSIMasamashtrimMirela RukoMjedisMjedisitndalimnismaOpozitaParaPDprotestuesPunëSHTiranëvdekje
Tjetri
Televizioni publik kroat humb sensin e humorit

Televizioni publik kroat humb sensin e humorit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.