AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Deputeti kontrovers bullgar tërhiqet nga bizneset

Maria CheresevangaMaria Chereseva
10 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Bullgarët protestuan kundër emërimit të Peevskit në postin e kryetarit të shërbimit sekret të vendit në vitin 2013. | foto: Facebook

Politikani dhe moguli i medias Delyan Peevski deklaroi se do të tërhiqet nga projektet e biznesit në Bullgari duke akuzuar se qe viktimë e një “fushate mediatike të vazhdueshme” kundër tij.

Bullgarët protestuan kundër emërimit të Peevskit në postin e kryetarit të shërbimit sekret të vendit në vitin 2013. | foto: Facebook
Bullgarët protestuan kundër emërimit të Peevskit në postin e kryetarit të shërbimit sekret të vendit në vitin 2013. | foto: Facebook

Deputeti, biznesmeni dhe pronari i mediave Delyan Peevski – i cili së fundmi është etiketuar si “ajsbergu i korrupsionit në Bullgari” nga gazeta gjermane Der Spiegel – deklaroi se do të heqë dorë nga projektet e tij të biznesit në Bullgari.

Peevski deklaroi gjithashtu se po tërhiqej nga gara për të blerë asetet e Chimko, një fabrikë kimikatesh të falimentuar të kohës së komunizmit, të cilën kërkoi ta blinte në janar përmes kompanisë së tij NSN Investment.

Deputeti, i cili është zgjedhur nominalisht në emër të partisë Lëvizja për të Drejta dhe Liri, e cila dominohet nga bullgarët me kombësi turke, ia dedikoi vendimin e tërheqjes “presionit të pabazë politik dhe fushatës së vazhdueshme mediatike” kundër tij, e cila, tha ai, ka ushtruar “efekt jashtëzakonisht negativ”, në firmat ku ai ka aksione si dhe mbi kompani me të cilat nuk ka fare të bëjë.

“Unë e gjej të papranueshme për një vend anëtar të BE-së që përmes presionit dhe fushatave negative, reputacioni i mirë i kompanive bullgare diskretitohet dhe aktiviteti i tyre sfidohet,” tha Peevski.

“Unë i lejoj kundërshtarët e mi politikë dhe ata që flasin kundër meje të mësojnë se ata ia kanë arritur synimit të tyre – unë po heq dorë nga pjesëmarja nga projekte biznesi në Bullgari,” shpegoi ai.

Peevski ka qenë prej kohësh një figurë e debatuar në politikën bullgare. Mënyra e tij e të bërit politikë dhe biznes është bërë simbol i korrupsionit për pjesën më të madhe të shoqërisë bullgare.

Në qershor 2013, kur ai u emërua drejtor i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, DANS, vendimi shkaktoi protestat më të mëdha që Sofia kishte parë në më shumë se një dekadë.

Që nga ajo kohë, pas 15 vjetësh sukses ekonomik dhe politik, pronari 35 vjeçar i një perandorie mediatike është vënë nën akuza.

Më 12 shkurt, media turke raportoi se Turqia kishte urdhëruar ndalimin e hyrjes për të si dhe për kryetarin e nderit të partisë së tij, Ahmed Dogan.

Gazeta tukre Sahab e quajti Peevskin një “oligark” dhe e akuzoi atë për kontrabandë cigaresh të prodhimit të Bulgartabac, kompani në të cilën ai kishte 5 për qind të aksioneve.

Hetimet që zbuluan rolin e Bulgartabac në kontrabandën e cigareve në Turqi përmes Lindjes së Mesme janë shfaqur edhe në median bullgare.

Më 16 mars, kompania e cigareve deklaroi se do të ndalonte eksportin drejt Lindjes së Mesme nga 1 prilli, duke akuzuar si fajtor për këtë “fushatën negative mediatike” për vendimin e saj për tërheqjen nga tregu i Lindjes së Mesme ku kjo kompani kishte prani të rëndësishme për dekada.

Dy ditë më vonë, kompania ndërmjetëse e investimeve Capman njoftoi se kishte shitur 368,361 aksione të Bulgartabac Holding – të njëjtin numër aksionesh që mbahet edhe nga kompania e Peevkit, Tobaço Investment.

Edhe karriera e tij politike është aktualisht në telashe.

Të hënën, kryeministri Boyko Borissov deklaroi se për sa kohë Peevski është anëtar i partisë MRF, kjo parti e minoritetit turk nuk mund të bëhet pjesë e koalicionit qeverisës krahas partisë GERB të kryeministrit.

Kjo deklaratë vë në pikëpyetje të ardhmen politike të Peevskit.

Etiketa: AkuzaBEBullgariFacebookgazetaHetimetkontrabandëMediaProtestatsekretSHtë drejtaTreguTurqiTurqiaVendimi
Tjetri
Kroacia heton marrëveshjen e dyshimtë me Ukrainën

Kroacia heton marrëveshjen e dyshimtë me Ukrainën

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.