AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kroacia heton marrëveshjen e dyshimtë me Ukrainën

Sven MilekicngaSven Milekic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një nga avionët kroatë MiG. Foto: Wikimedia Commons/Aldo Bidini

Ministria e mbrojtjes në Kroaci ka konfirmuar se policia ushtarake dhe shërbimet e sigurisë po hetojnë një marrëveshje të riparimit dhe blerjes së 12 MiG me kompaninë ukrainase Ukrspecexport.

Një nga avionët kroatë MiG. Foto: Wikimedia Commons/Aldo Bidini
Një nga avionët kroatë MiG. Foto: Wikimedia Commons/Aldo Bidini

Ministria kroate e mbrojtjes i tha BIRN të martën se Agjencia e Sigurisë dhe Inteligjencës Ushtarake, VSOA dhe policia ushtarake po hetonin një marrëveshje të riparimit dhe blerjes së avionëve ushtarakë nga kompania shtetërore ukrainase e armëve Ukrspecexport.

Ministria tha se marrëveshja mes ministrisë dhe Ukrspecexport po rivlerësohej për “indikacione serioze të veprimeve shqetësuese që mund të prekin aftësinë mbrojtëse” të Kroacisë.

Ministria ka lajmëruar se një komitet special brenda ministrisë do të hetojë më tej gjendjen e avionëve ushtarakë.

Gazeta e përditshme kroate Jutarnji list raportoi të martën se policia ushtarake dhe VSOA po hetonin marrëveshjen 17.6 milionë euro të bërë më 13 korrik mes ministrisë kroate dhe Ukrspecexport.

Sipas kushteve të marrëveshjes, ukrainasit do të riparojnë shtatë avionë të modelit MiG-21 dhe do t’i shesin kroacisë pesë avioni të tjerë të përdorur.

Kontrata thotë se pesë MiGs që do t’i shiteshin Kroacisë përdoreshin dikur nga forcat ajrore të Jordanisë.

Sipas Jutarnji list, megjithatë, pesë avionët nuk janë përdorur më parë nga Jordania por janë riparuar nga pjesë të avionëve bullgarë, algjerianë dhe nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Për më tepër, avionët e çuar për riparim përmbanin pjesë që nuk përputheshin me pjesët e listuara në dokumentimin zyrtar.

Ministria nisi një inspektim dhe hetim kur u bë e qartë se avionët e riparuar kishin probleme teknike. Në korrik 2014, Jutarnji list raportoi se avionët e parë të dhënë te Kroacia kishin probleme të rënda teknike.

Jutarnji list shkroi të martën se dyshonte se riparimet nuk ishin bërë kurrë dhe se dokumentacioni për të ishte falsifikuar.

Nga fillimi, kompania ukrainase nuk arriti t’i përmbahet afateve. Avionët e fundit u dhanë në fund të korrikut 2015, për të cilët ministria pagoi 280,000 euro më pak.

Marrëveshja u kontraktua nga ish-qeveria e qendrës së majtë, ministri i mbrojtjes i së cilës Ante Kotromanoviç, një oficer i shuar i luftës së viteve 1990, është një anëtar i Partisë Social Demokrate në opozitë, SDP.

Megjithëse Kroacia është një anëtar i NATO-s, forca ajrore e saj është në gjendje të keqe. Publiku e dëshmoi këtë në gusht 2014 kur një MiG-21, që nuk ishte i riparuar nga ukrainasit, u përplas pranë Zagrebit prej problemeve teknike, ndërsa piloti u hodh nga avioni dhe shpëtoi.

Etiketa: ArmëBashkimi SovjetikBIRNdemokrateEurogazetaHetimKroaciKroaciaMarrëveshjamarrëveshjeMinistria e MbrojtjesNATOPoliciaQeveriaSHsocial demokrateUkrainë
Tjetri
Gjyqi i Karaxhiçit: Variante konkurruese të së vërtetës

Gjyqi i Karaxhiçit: Variante konkurruese të së vërtetës

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.