AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Atentat me eksploziv ish-kandidatit për kryebashkiak në Vlorë

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vasil Bedinaj | Foto nga : Facebook

Policia e Tiranës njoftoi se ish-kandidati i pavarur për Bashkinë Vlorë, Vasil Bedinaj, ishte të enjten shenjestra e një atentati të dështuar me eksploziv C-4 në zonën e “Liqenit të Thatë,’ në Tiranë.

Vasil Bedinaj | Foto nga : Facebook
Vasil Bedinaj | Foto nga : Facebook

“Më datë 24.03.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit, sepse në rreth orës 07:30, tek “Liqeni i Thatë”, shtetasit V. B., 44 vjeç, banues në Vlorë, në automjetin e tij tip “Mercedes Benz”, në pjesën e poshtme i kanë vendosur një objekt të dyshuar si lëndë eksplozive, e llojit C-4, në masën 450 gr,” tha Policia e Tiranës nëpërmjet një njoftimi për shtyp.

“Nga veprimet hetimore rezultoi se lënda eksplozive nuk është shpërthyer për arsye të paqarta, pasi kapsolla detonatore e vendosur brënda lëndës plasëse ka bërë eksplodim,” policia shtoi.

Bedinaj, i cili është pronari i hotel Regina në Radhimë dhe i agjencisë turistike Regina Travel, kandidoi si kandidat i pavarur për bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e 21 qershorit 2015. Prej vitit 2009 ai është kryetar i Shoqatës së Operatorëve Turistik  për Jugun e Shqiperisë “ATA”.

Në zgjedhjet vendore ai u përball me Dritan Lelin e Partisë Socialiste nga Aleanca për Shqipërinë Europiane dhe Genc Deromemaj të Partisë Demokratike, pjesë e Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet.

Në një të intervistë për BIRN gjatë fushatës Bedinaj kishte identifikuar varfërinë dhe politikat e dështura publike si problemin më madhor me të cilën përballej Vlora.

“Problemi më i madh i Bashkisë Vlorë është varfëria e shkaktuar nga papunësia, e shkaktuar nga politikat e dështuara publike që kanë tkurrur biznesin vlonjat dhe kanë çuar drejt falimentit shumë investime serioze,” Bedinaj tha.

Rezultatet e këtyre zgjedhjeve nxorën fitues në garën për kryetar bashkie Z. Dritan Leli të Aleancës për Shqipërinë Europiane, me 61.70% të votave.

Në Janar Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri deklaroi se gjatë vitit 2015, numri i vrasjeve në Shqipëri është “më i ulëti që nga koha e komunizmit”, por një numër rrëmbimesh, atentatesh me ekszploziv dhe vrasjesh të stilit mafioz në Durrës, Fier dhe Vlorë vunë në pikëpyetje këtë sukses historik.

Etiketa: atentatAtentatiBIRNDritan LeliDurrësFacebookFierGjyqinvestimeKryebashkiakkryetarMASPartisë DemokratikePartisë SocialistePoliciaPolicia e TiranësSajmir TahirishqipShqipëriTiranëVloraVlorëZgjedhjet
Tjetri
Problemi i ri i qeverisë, shpenzimi i paktë i parave të buxhetit

Problemi i ri i qeverisë, shpenzimi i paktë i parave të buxhetit

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.