AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Beogradi paralajmëron “Mos fajësoni serbët për Karaxhiçin”

Marija RisticngaMarija Ristic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nikola Selakoviç, ministër i drejtësisë. Foto: BETA

Qeveria serbe tha se vendimi që dënon Radovan Karaxhiçin nuk duhet të përdoret për të sugjeruar se të gjithë serbët janë kolektivisht fajtorë dhe u zotua se do të vazhdojë të mbështesë serbët në Bosnje.

Nikola Selakoviç, ministër i drejtësisë. Foto: BETA
Nikola Selakoviç, ministër i drejtësisë. Foto: BETA

Ministri serb i drejtësisë Nikola Selakoviç ditën e premte tha se serbët në Serbi dhe në entitetin serb në Bosnjë, Republikën Srpska, nuk duhet të fajësohen për krimet që iu atribuan Karaxhiçit me vendimin që dha Gjykata e OKB-së.

“Pas vendimit të Gjykatës së Hagës për presidentin e parë të Republikës Srpska, është e papranueshme që t’ia atribuojë fajin disa popujve të caktuar për krimet e kryera nga individë,” tha Selakoviç një konferencë shtypi pas një seance të jashtëzakonshme të qeverisë në Beograd.

“Ne nuk do të lejojmë që dikush ta përdorë vendimin si një arsye për të drejtuar gishtat nga ne dhe populli ynë, dhe theksojmë se ky vendim nuk mund të përdoret për të prishur lirinë dhe mbijetesën e popullit tonë në Republikën Srpska,” tha ai.

Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë e shpalli ish-presidentin serb të Bosnjës,Radovan Karaxhiç, të enjten fajtor për nga disa nga krimet më të rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe e dënoi atë me 40 vjet burg.

Ai u dënua për gjenocidin e Srebrenicës në vitin 1995, terrorizim të popullsisë së Sarajevës, persekutim dhe shfarosjen e boshnjakëve dhe kroatëve në 20 komuna në të gjithë vendin dhe marrjen peng të paqeruajtësve të OKB-së.

Por ai u lirua nga akuzat për gjenocid në shtatë komuna të tjera boshnjake në vitin 1992.

Selakoviç tha se “çdo krim duhet të dënohet”, por shtoi se qeveria serbe nuk dëshiron të reagojnë ndaj vendimeve specifike të dhëna nga gjykata e OKB-së.

Por ai tha se “pas kaq vitesh ekzistencë të kësaj gjykate ka një shije të hidhur”, sepse njerëzit që kryen krime kundër serbëve nuk janë dënuar.

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç – i cili organizoi një miting proteste në vitin 2008, kur Karaxhiç u dërgua në Hagë – gjithashtu paralajmëroi të enjten para marrjes së vendimit se ai nuk do të lejonte që vendimi i gjykatës së OKB-së të përdorej për të shkatërruar Republikën Srpska.

“I paralajmëroj ata që mendojnë se mund të përdorin vendimin e sotëm kundër ish-presidentit të Republikës Srpska për ndonjë lloj sulmi politik apo të çfarëdolloj tjetër ndaj Republikës Srpska, që në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit, Serbia nuk mund, nuk duhet dhe nuk do ta lejojë këtë,” tha Vuçiç.

Të enjten, rreth një mijë njerëz u mblodhën në Beograd në një protestë të organizuar nga i pandehuri për krime lufte Vojisllav Sheshel në mbështetje të Radovan Karaxhiçit.

Duke komentuar vendimin, Shesheli tha se Karaxhiçi ishte i pafajshëm dhe se u dënia vetëm se ai ishte një lider serb.

“Vendimi për Radovan Karaxhiçin është një vendim për të gjithë popullin e Serbisë, historinë dhe kombin. Vetëm serbët janë fajtorë për të gjitha të këqijat në Ballkan,” tha Shesheli.

Serbia mohon çfarëdolloj përfshirje në krime lufte në Bosnjë dhe Hercegovinë. Qeveria e Beogradit gjithashtu mohon se masakrat e më shumë se 7,000 boshnjakëve nga Srebrenica përbënin gjenocid, pavarësisht vendimeve nga gjykatat ndërkombëtare dhe ato vendase.

Marko Attila Hoare, një historian britanik në Universitetin Kingston, tha për BIRN se gjykimi i Karaxhiçit “përcaktonte përfundimisht natyrën kriminale të lidershipit rebel serb të Bosnjës gjatë kohës së luftës”, por nuk implikonte Serbinë.

“Asnjë zyrtar i Serbisë ende nuk është dënuar nga Gjykata e Hagës për krime lufte në Bosnjë dhe Hercegovinë, kështu që zinxhiri i përgjegjësisë penale ende përfundon në (fortesën e Karaxhiçit gjatë kohës së luftës) Pale dhe jo në Beograd,” tha Hoare.

Etiketa: BallkanBeogradBIRNBosnjeBurggjenocidGjykataGjykatëGjykatësKrimKrimekrime lufteLuftaLuftembështetjeOKBParapersekutimprotesteQeveriaRadovan KaraxhiçSarajevëSerbiSerbiaShesheliSrebrenicaVendimVendimi
Tjetri
Dasma ime ballkanase prej të rriture (1)

Dasma ime ballkanase prej të rriture (6)

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.