AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Serbia dhe Kosova grinden për kompleksin minerar të Trepçës

Ervin QafmollangaErvin Qafmolla
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri serb Vuçiç në Mitrovicë | Foto: BETA/AP.

Kryeministri i Serbisë deklaroi se qeveria e tij nuk do ta lejojë Prishtinën të marrë kompleksin minerar të stërmadh të Trepçës në Kosovën e veriut, por një ministër i Kosovës e akuzoi atë për fjalë politike boshe.

Kryeministri serb Vuçiç në Mitrovicë | Foto: BETA/AP.
Kryeministri serb Vuçiç në Mitrovicë | Foto: BETA/AP.

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç deklaroi të dielën se miniera e Trepçës, një kompleks industrial i stërmadh dhe me potencial fitimprurës në Mitrovicë, do të mbetet në kontrollin e Beogradit.

Gjatë një vizite në Kosovën e veriut, Vuçiç tha se rrjeti masiv i dhjetëra minierave aktive dhe inaktive të zinkut dhe plumbit qenë me rëndësi jetike për mbijetesën e popullsisë serbe në këtë zonë.

“Ajo që ne kemi frikë është një përpjekje [nga autoritetet e Prishtinës] në të ardhmen që të miratojnë një ligj speficik i cili do ta transformojë Trepçën në pronë publike të të ashtuquajturës Republikë të Kosovës,” tha Vuçiç para një mitingu në Leposaviç.

“Pa dyshim ne do të ngrihemi dhe kundërshtojmë këtë gjë politikisht,” shtoi ai duke u betuar se do ta ngrejë çështjen në bisedimet e ndërmjetësuara nga BE mes Prishtinës dhe Brukselit.

Vuçiç pretendoi se përpjekje të mëparshme të qeverisë së Kosovës për të vendosur kontrollin mbi minierat qenë ndaluar nga përpjekjet diplomatike të Serbisë.

Ai tha se Beogradi do të kërkojë për investime të reja për minierat, të cilat kanë qenë një punëdhënës i madh në kohën e Jugosllavisë.

Gjithsesi, ministrja e Kosovës për dialog, Edita Tahiri, i tha BIRN se komentet e Vuçiç qenë retorikë politike, pjesë e fushatës së tij për zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

Tahiri tha se nuk kishte vend për të diskutuar Trepçën në Bruksel duke shtuar se ky qe “kufiri” për Prishtinën dhe se i qe bërë e qartë Vuçiçit sa herë që ai ka kërkuar diskutime për të.

“Pozicioni jonë për Trepçën dhe asetet shtetërore të Kosovës është bërë i qartë në Bruksel. Shteti dhe populli i Kosovës kanë të drejta sovrane mbi asetet e tyre,” tha Tahiri për BIRN.

Vuçiç tha gjithashtu se Serbia është nën presion nga Brukseli për të dorëzuar liqenin Gazivodë, i cili gjendet përgjatë kufirit mes Serbisë dhe Kosovës por këmbënguli se ai nuk do të bie kurrë dakord për këtë me Prishtinën.

Analisti me bazë në Mitrovicë Nexhmedin Spahiu argumentoi gjithashtu se komentet e Vuçiçit, njësoj si vizita e tij në Kosovë, qenë pjesë e fushatës së tij për zgjedhjet e 24 prillit.

“Ne nuk po presim deklarata më të moderuara nga sa kemi dëgjuar,” tha Spahiu për BIRN.

Vizita e Vuçiç të dielën u parapri nga shpërthimi i një granate dore në një sallë sportesh në Zubin Potok natën para se ai të mbante një fjalim aty. Nuk pati raportime për të lënduar.

Kryeministri serb iu përgjigj sfidues shpërthimit.

“Ata që shpërthejnë bomba dhe qëllojnë me armë, duke menduar se do të më frikësojnë dhe do të më ndalojnë të vi në Kosovë, duhet të dinë se vetëm një Serbi e fortë mund të mbrojë interesat e popullit tonë në Kosovë,” tha Vuçiç.

Etiketa: BEBIRNbombaBrukselBrukselidialogGranateinvestimeKosovaKosovëLigjMinieraNexhmedin SpahiuParaPunëQeveriaSerbiSerbiatë drejtavizitavuçiçZgjedhjetZubin Potok
Tjetri
Rumania ofron taksa të ulëta për makinat me më pak ndotje

Rumania ofron taksa të ulëta për makinat me më pak ndotje

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.