AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Të jetojmë të lirë dhe të barabartë

Rebeca GrynspanngaRebeca Grynspan
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese. Ivana Dervishi/BIRN

Pabarazia dhe varfëria ekstreme janë fenomene të krijuara nga njeriu dhe pikërisht qeveritë duhet të fillojnë krijimin e politikave që të zgjidhin këtë problem, përndryshe bota do të humbasë paqen dhe konfliktet do të shtohen.

Foto ilustruese. Ivana Dervishi/BIRN
Foto ilustruese. Ivana Dervishi/BIRN

Në çerekshekullin që nga botimi i Raportit të parë për Zhvillimin e Njeriut në 1990, bota ka bërë përparime të mëdha në pakësimin e varfërisë dhe përmirësimin e shëndetit, arsimit dhe kushteve të jetesës të qindra miliona njerëzve. Dhe ende, aq mbresëlënëse sa mund të duken këto përparime, ato nuk janë shpërndarë baraz. Si për nga vendet dhe ashtu brenda tyre, pabarazi të thella mbeten në zhvillimin njerëzor.

Merrni parasysh vdekshëmërinë e fëmijëve. Në Islandë, për çdo 1000 lindje, dy fëmijë vdesin përpara se të lindin. Në Mozambik, shifra është 120 vdekje fëmijësh për çdo 1000 lindje. Ngjashmërisht, në Bolivi, bebet e lindura nga gratë pa arsim kanë dyfishin e gjasave të vdesin brenda një viti sesa bebet e lindura nga nëna me të paktën arsim sekondar. Dhe të gjitha këto pabarazi vazhdojnë përgjatë jetës së një personi. Një fëmijë pesë-vjeçar i lindur në një shtëpi me të ardhura të ulëta në Amerikën Qendrore, është, mesatarisht, gjashtë centimetra më i shkurtër sesa një fëmijë i lindur në një shtëpi me të ardhura të larta.

Ndryshime të tilla kanë zënë rrënjë për një shumëllojshmëri arsyesh. Këto përfshijnë “pabarazitë vertikale”, si shpërndarja e të ardhurave, si dhe “pabarazitë horizontale”, si ato që ekzistojnë mes grupeve prej faktorëve si rraca, gjinia dhe etnia dhe ata që formohen mes komuniteteve, prej banimit të përbashkët.

Shumë njerëz përballen në mënyrë të ndryshme me format simultane të diskriminimit dhe shkallën e përjashtimit që hasin si rezultat i ndërveprimit mes tyre. Një kombinim i pabarazive vertikale dhe horizontale mund të gjenrojë përjashtim dhe margjinalizim ekstrem, që e kalon pabarazinë dhe varfërinë në breza.

Fatmirësisht, bota është bërë mjaft e ndërgjegjshme për pasojat e këqija të pabarazisë për demokracinë, rritjen ekonomike, paqen, drejtësinë dhe zhvillimin njerëzor. Gjithashtu është bërë më e qartë se pabarazia gërryen kohezionin social dhe rrit rrezikun e dhunës dhe destabilitetit.

Së fundmi, politikat ekonomike dhe sociale janë dy anë të së njëjtës medalje.

Pavarësisht argumentit moral për pakësimin e pabarazisë, ka edhe një argument ekonomik. Nëse pabarazia vazhdon të rritet, zhvillim më i lartë do të nevojitet për të zhdukur varfërinë ekstreme sesa nëse fitimet ekonomike do të shpërndaheshin më me barazi.

Nivele të larta të pabarazisë lidhen gjithashtu me mundësinë e kapjes politike nga elitat që mbrojnë interesat e tyre duke bllokuar reformat egalitare. Problemi me pabarazinë nuk është se pengon arritjen e synimeve të përbashkëta dhe të mirës së përbashkët; por gjithashtu ngre barriera strukturore ndaj zhvillimit, për shembull përmes taksimit të dobët ose regresiv dhe investimit të pakët në arsim, shëndetësi ose infrastrukturë.

Vetëm zhvillimi nuk mund të garantojë akses të barabartë në të mirat publike dhe shërbimet e cilësisë së lartë; duhen politika të paramenduara. Historia e fundit e Amerikës Latine, rajonit më të pabarabartë në botë, ofron një shembull të mirë të asaj që është e mundur kur zbatohen politika të tilla. Rajoni bëri përparime të rëndësishme në gjithëpërfshirjen sociale gjatë dekadës së parë të këtij shekulli, përmes kombinimit të dinamizmit ekonomik dhe zotimit të qëndrueshëm politik për të luftuar varfërinë dhe pabarazinë si probleme të ndërvarura.

Falë këtyre përpjekjeve, Amerika Latine është i vetmi rajon në botë që ia doli të pakësojë varfërinë dhe pabarazinë, ndërsa vazhdoi të rritet ekonomisht. Më shumë se 80 milionë njerëz iu bashkuan klasës së mesme, që për herë të parë kaloi të varfrit si segmenti më i madh i popullatës së rajonit.

Sigurisht, disa kanë argumentuar se kjo u bë e mundur nga kushtet e brendshme të favorshme, përfshirë çmimet e larta të mallrave, që mbështetën zgjerimin ekonomik. Megjithatë, prova nga Laboratori i Barazisë LAC i Bankës Botërore konfirmoi se zhvillimi shpjegon se zgjerimi i rritjes ishte vetëm një pjesë e përfitimeve sociale të Amerikës Latine; pjesa tjetër ishte për shkak të rishpërndarjes së shpenzimeve sociale.

Në fakt, politikat progresive ishin në zemër të zgjerimit ekonomik në vetvete: një brez i punonjësve të mirëarsimuar hyri në forcën e punës, duke fituar rroga më të larta dhe duke korrur dividentët e shpenzimeve sociale. Rritjet më të mëdha të pagave ndodhën te pjesa me të ardhura më të ulëta.

Tani që Amerika Latine ka hyrë në një periudhë të ngadalësimit të rritjes ekonomike, ato arritje po testohen. Qeveritë patën më pak hapësirë fiskale dhe sektori privat pati më pak mundësi të krijojë vende pune. Përpjekjet për të pakësuar varfërinë dhe pabarazinë janë në rrezik të zvarritjes – ose humbjeve të fitimeve të mundimshme. Politikëbërësit në rajon do të duhet të punojnë fort për të ruajtur progresin në zhvillimin afatgjatë njerëzor.

Rëndësia e adresimit të pabarazisë është mishëruar në idealet e Revolucionit Francez, fjalët e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA dhe në objektivat e Synimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB. Përpjekja është në thelb të formësimit të një bote jo vetëm të drejtë, por gjithashtu në paqe, të begatë dhe të qëndrueshme. Nëse, siç e thotë edhe Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut “të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë për nga dinjiteti dhe të drejtat”, a nuk duhet të vazhdojmë të gjithë të jetojmë kështu?

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Living Free and Equal

Etiketa: AmerikaAmerika LatineBIRNboteDhunëIvana DervishiMedaljeMjaftOKBPabaraziapaktpaqeProject SyndicatePunërajonrajonirrezikSHSHBAtë zhdukurvdekjezhvillim
Tjetri
Bullgaria nderon gjahtarët vigjilentë të migrantëve

Bullgaria nderon gjahtarët vigjilentë të migrantëve

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.